"7 Marsi", Rama-mësuesve: Ndjesë të thellë për mëkatet e së enjtes

7 Mars 2018, 13:53Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit Lindita Nikolla kanë shpërndarë disa dekorata në shenjë mirënjohje për mësuesit me rastin e ditës së 7 marsit.

Gjatë fjalës së tij Rama u kërkoi ngjesë mësuesve për fjalorin dhe shfaqen që dhurojnë çdo të enjte deputetët e Kuvendit të Shqipërisë

“Ndjesë dhe të vërtetë për faktin që unë dhe rraca ime e politikanëve sidomos e atyre që cdo të enjte zhvillojnë mësim në Kuvend nuk ju ndihmojmë aspak në kryerjen e misionit tuaj thelbësor që është jo vetëm të përgatisni njerëz të ditur por të edukoni qytetarë të mirë. 

Jo vetëm që nuk u ndihmojmë, por u pengojnë cdo të enjte rregullisht në kryerjen e misionit tuaj. Edhe ditët e tjera patjetër, por sidomos të enjten.

Shfaqja e së enjtes rrëzon të gjitha fjalët në raport me virtytet dhe  dhuntitë e mira.

Unë kam mundësinë që në ditët e tjera të javës përveç të enjtes të laj me sa më shumë punë dhe kontribut mëkatet e ditës së enjte.

Besoj që në raport me ju ne kemi shumë ende për të bërë, shumë më tepër detyrime se të drejta për të thënë se sa shumë kemi bërë”.

Është e qartë se kemi bërë jo pak në funksion të krijimit të kushteve për të patur në vendin tonë një sistem arsimor dinjotiz.

Kur mendoj se ku kanë kaluar mësuesit tanë, siç e tha një nga mësueset që sot morën medalje, se këtë profesion e kanë ushtruar me përkushtim edhe në ditë të vështira, mendoj se ndryshimi duket”, deklaroi Rama. (TemA)

2 komente në ““7 Marsi”, Rama-mësuesve: Ndjesë të thellë për mëkatet e së enjtes”

  1. IVONI says:

    ..e mira eshte te mesoje mire shqip , pastaj kariera ..!

    1. Edkari says:

      I kudo ndodhuri Edi Rama qe po mundohet
      ti mbush mendjen shqiptareve qe nuk eshte
      njeri i poshter.
      I gjith takimi mu neverit kur pash dy mesuese nga Durresi
      ku njera eshte motra e nje deputeti socialist dhe tjetra
      eshte motra e deputetes socialiste te Fierit,te dyja
      shume te paafta.I keni turinjt e tyre ne pamjen e pare te videos
      .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje