Heshtje varri në PD për investigimin amerikan, portalet pranë Bashës gjejnë “armikun”: Këtu është dora e Soros

7 Mars 2018, 10:12Politika TEMA

Partia Demokratike nuk ka bërë asnjë reagim për shkrimin e revistës amerikane ‘Mother Jones’ mbi lobimin e Lulzim Bashës në Amerikë.

Sipas kësaj reviste, ishin rusët ata që financuan Bashën për të lobuar në Uashington.

Por, ndërsa PD dhe Basha nuk flasin, mediat pranë tyre e kanë gjetur direkt armikun.

Sipas tyre, prapa këtij shkrimi qendron vetë Xhorxh Soros.

Kryeministri ka përdorur një media amerikane, ‘Mother Jones’, për të përhapur tezën e përdorimit të Lulzim Bashës nga rusët.

‘Mother Jones’ është një media ekstreme e majtë amerikane e cila ka si vijë të saj sulmin ndaj Partisë Republikane. Në të gjitha fushatat e fundit ajo ka qënë në vijën e parë të sulmit kundër kandidatëve republikane Mitt Romney dhe Donald Trump.

Ajo financohet nga Fondacioni Soros. Në vitin 2013, Soros i dha 1.1 milionë dollarë revistës për të sulmuar senatorin republikan Mitch McConnell. Ajo është në pronësi të Fondacionit për ‘Përparimin e Kombit’, të cilët financohet rregullisht nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur në pronësinë e Soros.

Revista është pjesë e një rrjeti të organizatave të ekstremit të majtë, të cilat, që nga viti 2000, kanë përfituar rreth 550 milionë dollarë nga George Soros.

Teza e Ramës që lidh Bashën me rusët, e promovuar sot si investigim nga ‘Mother Jones’, është e një viti më parë. Më 13 mars 2017, gjatë protestës së PD në çadrën para kryeministrisë, Edi Rama deklaroi se “çadrën e opozitën e duan ngrehur edhe disa të huaj jashtë vendit që nuk radhiten ndër miqtë më të mirë të Shqipërisë””, shkruan një prej portaleve pranë PD-së.

Tani e kanë gjetur, për çdo gjë që nuk shkon me ta, fajin e ka Soros!

A thua se ai rri ditë e natë duke u menduar se sit ë shkatërrojë Bashën dhe PD-në, ndërkohë që “harrojnë” se në vizitën e tij në Tiranë të pak viteve më parë, ai pati një takim miqësor me Bashën.(TemA)

9 komente në “Heshtje varri në PD për investigimin amerikan, portalet pranë Bashës gjejnë “armikun”: Këtu është dora e Soros”

  1. Qytetari i thjeshte says:

    Na shkrite fare, te majte ekstremiste ne Amerike…
    Jeni ne terezi mo gazetare leshi!!!!

    1. adi says:

      4 senatore republikane (republikanet jane te pasurit e amerikes, jane ata qe kontrollojne ushtrine dhe cia) jane te shitur te ruset .presidenti i amerikes eshte i shitur te ruset , keshilltaret e presidentit amerikan jane te shitur te ruset.( sa shume leke paskan pasur dhe ruset qe blejne me te pasurit e botes??).
      Dhe amerika ka ngele ta mbroje Sorosi ( qe ne te dy vendet e origjines izrael dhe hungari po te kene mundesi e varin dhe ne shqiperi ed rama taulant balla erion brace dhe gazeta tema.
      Kjo eshte kaq per te qeshur sa te dhitesh gazit.
      Taulant balla komunisti i vogel qe i kendonte enver hoxhes do mbroje ameriken nga Donald Trump dhe republikanet.
      A nuk eshte per tu dhjere gazit apo jo????????
      Akoma po mbaj barkun me dore ika ne banje dite te mbare.

  2. lushi says:

    PSE ORE DERDIMENE , SOROS I THA CIFTIT TE LUMTUR BRENDA PD-se TE SHKEMBEJNE SMS NE PARLAMENT. ??????
    PSE SOROS I THA BERISHES TE MBAJE SNAJPER NE ZYRE PER TE GODITUR RAMEN ?
    PSE SOROS I THOTE KAZANIT MEDIATIK TE NXIJE SHQIPERINE ?
    PSE , PSE , PSE , PSE ,,,,,,,,,,,??????? NJE LUME ME PSE………
    PSE – ne KERKOJANI LULIT , KERKOJANI BERISHES ………
    MOS FANTAZONI PER PRAPESIRA , MENDONI SI TE DILNI NGA KJO KLLAPI KU JENI FUTUR…..
    MENDONI , MENDONI …….NJQIND HERE MENDONI…..
    DILNI NE KONKLUZIONE TE QARTA , PER VEHTEN TUAJ DHE PER VENDIN….

  3. kashi says:

    nxirri emrat e atyre shqiptarve qe kane donatuar per lobimi dhe cdo gje eshte ne rregull
    o lul basha

  4. Tr says:

    BASHA DUHET TE PERGJIGJET PER FINANCIMIN DHE JO TE GJEJ KUSH E SULMON .

  5. ILIRET says:

    Te majtet ekstremiste ne SHBA u denuan me vdekje qe ne vitin 1950 – 1960. Shikoni filmin Rozenberget nuk duhet te vdesin.
    Ne vitet 50-60 ne SHBA shpertheu e ashtuquajtura “gjueti e shtrigave”, ku u denuan me vdekje,u burgosen dhe u internuan dhjetra regjizore dhe aktore te Holivudit, si dhe qindra intelektuale e ushtarake te infektuar nga ideologjia e majte. Quhej periudha e Makartizmit.

  6. Kellira says:

    Gazeta e majte, madje ekstrem i majte, kunder ruseve?!
    Ka shperthy fantazia ne PeDe

  7. Jimi says:

    Lule! Leri sorrat dhe laraskat po jep xhevap! Kush ti dha parate per tu takuar me Trapin?

  8. Alban says:

    SHKOLLEN NE PERENDIM …..
    KOKEN NE TREKENDESHIN ANTISHQIPTAR!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Edhe Augusto Pinoceti, Dyvaljeja alias Baba Doku i Haitit, edhe Ferdinand Markos edhe Reza Pahlevi, edhe Sllobodan Milloshevic edhe Kim Yong Un ….. jane shkolluar ne Perendim … por ishin po aq ne mos edhe me barbare se vete barbaret !
    Edhe Lulezim Basha edhe Sali Berisha jane shkolluar apo specializuar ne perendim ashtu si dhe Kastriot Islami….
    Po a nuk ishte Kaci i Zi, sic e quante Berisha, qe kercenoi me thyerje kafkash opoziten e vete Salen dhe e beri edhe deputet te tij !? Martese politike me interes te ndersjelle, sipas parimit armiku i armikut tim eshte miku im !
    Po a nuk ishte vete Sali Berisha, Lulezim Basha qe thyen kafka femijesh e pleqsh me Mafian e tyre te dale krejt jashte kontrollit ne Gerdec, qe ekzekutuan pa gjyq kater protestues krejt paqesore ne Bulevardin “ Deshmoret e Kombit” me 21 janar 2011 ….
    A nuk jane po ata qe me dhjetra here tash nje vit kercenojne me thirrje ala kastriste e staliniste per revolucion popullor, per permbysjen me dhune, me hedhje ne Lane, me dhune te armatosur nje qeveri te zgjedhur ne menyre demokratike, qe sigurisht nuk eshte perfekte por pa asnje medyshje eshte me e mira, me atdhetarja dhe me liberalja ne keto 105 vjet te shtetit te pavarur shqiptar !
    Shkolla ne Perendim nuk eshte as certifikate e as diplome demokracie e lirie, as barazie dhe vellazerie, as atdhetarie !!!
    Aq me pak kur shkolla eshte marre ne Perendim dhe koka eshte ne Beograd, Athine, Moske, ne trekendeshin e Bermudeve me antishqiptare deri ne genocid e toke te djegur, deri ne terrorizem shteteror kunder Shqiperise si shtet e kunder shqiptareve si komb sic e deshmon qarte Kosova e Cameria, trojet shqiptare ne Maqedoni, Mal i Zi e Luginen e Presheves , krejt Golgota mbishekullore shqiptare qe nga Berlini e Londra, Anadolli e Jalta … ku u gatua kjo tragjedi qe vazhdon te na shoqeroje edhe sot edhe per shkak te atdheshitjes dhe politikes antishqiptare Albanus Adversus Albanus, Shqiptaret Kunder Shqiptareve ose sic e ka quajtur Faik Konica
    “ Armiku ne i madh i shqiptareve jane vete shqiptaret !”
    Cila eshte rrugedalja !?
    Ate me mire se askush e ka dhene Rilindasi i sotem, Akademiku i Shqiptarizmit Rexhep Qosja qysh ne hapat e pare te demokracise shqiptare “ Nga lufta midis vellezerve ka vetem te humbur !”
    Ilaci !?
    Vellazeria midis shqiptareve si bij e bija te nje trolli, te nje gjuhe, te nje kulture e qyteterimi nga me te lashtet e me te perparuarit, qe kurre nuk sulmuan as pushtuan asnje pellembe toke te askujt !?
    Me gjeni nje popull e komb tjeter ne Bote qe uron, qe pret e percjell mikun e jo mikun me shprehjen sublime, siperore : “ Tungjatjeta ! “
    A ka gje me te vlefshme, me te cmuar, me te bukur, me njerezore se jeta !?
    A ka te drejte jo vetem njerezore por te cdo gjallese ne kete Bote se jeta !?
    Tungjatjeta !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje