"Koloneli i Detit" i përgjigjet Berishës: Kush është sharlatani, unë apo ti që i fale detin Greqisë? I paturp...

7 Mars 2018, 08:27Politika TEMA

Nga Myslim Pashaj

Nëntë vjet më parë kur dhatë intervistë në: “ Zëri Amerikës” më quajte “sharlatan, kryesharlatan!” Kjo, sigurisht është një sharje dhe fyerje e rëndë. Edhe pse jemi pjesë e së njëjtës bashkësi, një Det i tërë na ndan! Ti shëmbëllim i energjisë diabolike që s’të shter.

Unë ndodhem në transhenë time të hershme, një kolonel i ushtrisë shqiptare, gjithnjë roje në hartografinë e kufijve historikë! Aty më gjeti kumti, kur një gazetar, solli një tekst marrëveshjeje dhe të qepur nga pas, një listë koordinatash të vijës ndarëse të detit midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ishte  data 27.04.2009.

Vija pushtuese kish ardhur deri në mesin e Otrantos. Ky ishte kushtrimi. Të nesërmen mediumet shqiptare botuan hartën e asaj vije.

Ti kishe bërë një Pakt të fshehtë, pa tejdukshmëri, pa plotfuqi, pa studim shumëpërmasor, pa hartë shqiptare, pa versione hartografike të propozuara nga pala shqiptare, e kryer me aq nxitim, ashtu siç e ka trajtën e një Pakt i Fshehtë.

Kush është sharlatani!?

Vijon marrëzia jote! Sapo e gjetëm asaj stine, hartën e shtetit fqinj, ku ishte shtrirë Deti ynë i prerë dhe ti more kompasin nga duart e Komandës së Forcave Detare dhe fillove të masësh e të shpjegosh humbjen. Unë sogjetoja nga transheja ime, hulumtoja se ç’batërdi kish bërë ekipi yt.

Dhe a e di se ky ekip nuk ka pranuar të bëjë Testin e Përpjestueshmërisë: sa sipërfaqe detare ka marrë secili vend në përkim me gjatësitë e vijave bregore të Dheut Kontinental të Shqipërisë dhe gjatësisë së vijës bregore ishullore të Arkipelagut të Korfuzit.

a) Shqipëria ka marrë në Çdo km gjatësi vije bregore, 10,2 km2 det.

b) Greqia ka marrë në Çdo km gjatësi vije bregore, 17,9 km2.

Kush është pra sharlatani!?

Mediumet shqiptare kanë bërë veprën më të lartë në përgatitjen e opinionit dhe qartësimin e tij. Ndjeshmëria e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese e cila kishte numra politikë të varur prej teje. Mirpo ajo nuk të pyeti ty dhe votoi 9:0 dhe e hodhi poshtë.

Në Gjykatën Kushtetuese pamë memecllëkun dhe lidhjen politike të ekipit tënd që s’përmendi kurrë se ç’kish ndodhur me Barketën, me Gjirin e Sarandës, se si iu ishte dhënë Det Territorial: shkëmborit Serpa, ishujve  Tignosso ( Peristeri),  Erikussa,  Othonoi, kundruall vijës zotëruese të Dheut Kontinental të Shqipërisë. Dhe aty u ndje deklarata e padëgjuar më parë: “ Greqia ka marrë det më shumë sepse ka edhe flotë detare më të madhe!”

Atëherë kush është kryesharlatani?

Sali Berishë, sot e kësaj dite ti ulërin dhe shkrofëtin si nga tribuja se “ I vetmi ekspert është Myslim Pasha” duke mos e përmendur Gjykatën Kushtetuese e cila kishte ekspertizën më të lartë të së Drejtës Detare Ndërkombëtare dhe të studjuesëve të shumtë çka e gjeti përkimin e saj në një Vendim me cilësi profesionale shëmbullore.

Ndërkaq Kundëradmirali vijon të njëtin avaz dhe të njëjtën pyetje se “ Ku janë 354 km2 ?” ashtu sikundër edhe Fevziu i Opinionit. Unë kam qënë i hapur i drejpërdrejtë në argumente, në shkrimet dhe librin tim të publikuar “ Deti që nuk falet. Të fshehtat e paktit Detar Greqi – Shqipëri” qysh pas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me mbi 150 artikuj të publikuar në mediume të ndryshme. Ja kjo është vepra ime për qytetarët shqiptarë.

Dhe kush është sharlatani!?

Ti, mashtron dhe gënjen aq paturpësisht se Kompania ligjore  “Dewey & LeBoeuf LLP , paska vënë në dukje për marrëveshjen se ka qënë “proper agreement” çka është një gënjeshtër. Kurse ajo është shprehur që “ Nuk mund të ketë Marrëveshje më të keqe se sa kjo, ku Shqipëria ka humbur! “ Shkoni në arkiv dhe do ta gjeni!

Kush është pra, Kryesharlatani?

Tani që po përgatiten për të rinegocuar marrëzia jote i kapërxen përfytyrimet. Ti akuzon se po shitet Deti…se po bëhën pazare…ti ulërin se do të shtrihesh në Hapësirat Ekonomike Ekskluzive  ku ka naftë…dhe aty veç mbi trupin tënd do të kalojnë…shtrihesh në atë pjesë të cilën e ke dhënë në marrëveshjen tënde…!!!” dhe flet pastaj për “3 milje, 6 milje , 12 milje…flet për Italinë e Greqinë”  dhe vetëm gënjen, e mashtron opinionin shqiptar me të pavërteta të marramendëse. Qëllimi yt kryesor është që të mos fillojnë negociatat dhe të çohet çështja në Gjykatën e Hagës, apo Hamburgut.

Kush është sharlatani?

Unë jam këtu, në transhenë time të Kolonelit dhe të Intelektualit të vijës së parë. Ju, në pozicionin e fshehjes dhe të manipulimit të paskrupullt të një vepre që cënon Integritetin e Shqipërisë.

40 komente në ““Koloneli i Detit” i përgjigjet Berishës: Kush është sharlatani, unë apo ti që i fale detin Greqisë? I paturp…”

  1. Shqiptari optimist says:

    PERGEZIME DHE FALENDERIME KOLONEL MYSLIM PASHAJ PER KURAJON DHE INTEGRITETIN E PASHOQ !

    1. Bushi says:

      Respekt dhe pergezime,mirenjohje zoti Myslim Pashaj,per punen e madhe patriotike qe po bene.Sali Berishen tashme e njohin te gjithe shqipetaret se eshte nje tradhetar me damke,Ai Le te vazhdoi lehjen e tij si qen,se nuk te kafshon dot me,i kane rene dhembet.Por ai eshte ne perpelitjet e fundit,ku kerkon te shpetoi drejtesise,por nuk shpeton dot.

  2. Epo kjo pune... says:

    ate epitet e perdori me duket edhe lsi ne ate kohe, ishin me blute ne nje varke kur bene ate pisllek

  3. atdhetari says:

    Shpreh nderim dhe respekt per ty kolonel.Shqiperia ka nevoje per njerez me integritet dhe atdhedashuri.Por nje gje do te kerkoja.Duke mos qene kopetent ne ceshtjen qe diskutohet qendro vigjilent dhe per mareveshjen e dyte, edhe se mund te jete e mire se e para.Greqia mund te luaj me ndjenjen e superioritetit te pengimit per antaresim ne Bashkimin Evropian por kjo nuk duhet te jete si justifikim per cedim teritoresh.Historia na ka denuar te leshojme mjaft teritore fqinjeve,prandaj cdo dhenie e metejshme eshte kthim mbrapa te historise.

  4. Osman Prifti says:

    Brravo kolonel

  5. Gjoni.Shkoder. says:

    Nderime per JU kolonel.

  6. USA says:

    Duhet te ishe Nder i Kombit, por institucjonet tona i drejtojne hajdute ordinere dhe cyryke te tredhur.
    Mos u lodh kot me Berishen! Nuk do te ndaloje kurre tju tregoje te gjitheve se eshte edhe me idiot dhe funderrine, nga cmendojme.
    Ti vetem me nje laps e Sodomizove Saliun dhe pushtetin e tij haxhiqamilist, ne jete te jeteve.
    Tani ka filluar per te gjykimi dhe ndeshkimi i flakeve te ferrit, qe do fiken vetem kur te djegin edhe Berishajn e fundit

  7. Luan Ataj says:

    Respekte, kolonel Pashaj. Patriot dhe ushtarak i nderuar. Ti nuk pyete nga fyerjet, mallkimet e pse jo dhe nga shantazhet e tjera te te paudheve, sepse shikoje poshtersite, shitjen e Detit tend, e detit tim. Zeri yt nuk u dobesua asnjehere. Ndaj mbetesh ai Kolonel- Atdhetar. Gjithmone respekte. Mirenjohje.

  8. "BOHOTINA" says:

    E kam lexuar me shume vemendje librin tuaj: “Deti qe nuk falet”. Nje liber i mrekullueshem, i detajuar, patriotik, historik, sepse ke folur me zemer dhe jo me buze e me xhep, si kundershtaret e tu. Une te njoh mire. Patriotizmin tend. Diturine. Brumosjen me atdhedashuri nga shkolla me e lavdishme “Skenderbej” qe ka patur ndonjehere Shqiperia, qe sharlatanet politik e mbyllen sa erdhen ne pushtet, se duhet te katandisin vendin ne kete derexhe qe e kemi sot.
    I dashur Myslim! Ju kini shruar heret, madje kini botuar dhe nje liber me poezi qe ne vitet shtatedhjete. Keshtuqe Salihu qe di vetem 17 fjale nuk ta hedh dot as ne kete drejtim.
    Une qe kam lexuar librin tuaj te botuar pas marrveshjes se turpshme te 2009, e kuptoj mire shqetesimin tuaj ne kete shkrim dhe pyetjen tende retorike se: “Kush eshte sharlatani!”. Shalatanin e ka percaktuar populli. Ti mos u shqeteso. Kij kujdes dy porosi si shoku yt i vjeter.
    1. Ruaj veten nga ky perbindesh.
    2. Vigjilent per marreveshjen e re.
    Respekte.

  9. Hamza says:

    Kolonel Muslimi ishte kundra shitjes detit dje nga Saliu por shume dakort me shitjen e detit tani perfumdimisht nga Rama. A doni ma per belulin!?

    1. shigjeta says:

      Shko ore legen muti dhe keput qafen , di te lexosh e shkruash shqip ??? kete kuptove ti ?? qe eshte dakort per shitjen e detit nga Rama ?? ik ore mjeran , mania e semure e jorja eshte te akuzosh kedo , po pse ore legen te ndahet deti ne menyre te drejte per ty eshte shitje ??? ngele ti or alabak , injorant te kritikosh kolonelin dhe qeverine Rama , te kam vene re , nga komentet dukesh fare qarte dhe pa vrare shume mendejen qe je nje injorant e gjysem , lapanjoz muti dhe i pashkolluar , Hamza ……cpyet turk hesapi ,

      1. Idriz Pema says:

        Ke vu emrin si ato te spiunave te deges.

        Qeveria Rama , pasi perfitoi leshin nga kjo marrveshje, do mbahet mend edhe per plehrat toksike qe ka kapacitet me mire se Italia e Gjermania per riciklim.

        E si mund te quhet ndarje e barabarte kur deti i takonte Shqiperise dhe jo majmunave te Rames.
        Perse nuk e di ti dhe une cfare thuhet ne ate marrveshje qe Kolonel Myslua na e quan te drejte tani?!
        – Jeni morracake Albanistoneze qe Greku jua futi sa lopata.

        1. mirel says:

          Shi ca thote? Te ndahet deti ne menyre te drejte thote..
          Deri dje kufiri i pranuar nderkombetarisht ka qene i drejte. Nje te ardhur Berisha dhe Ramuti kufiri u be i padrejte.
          Kjo eshte filozofia e Ramutit qe hapur po punon per greket.
          Cti pergjigjesh ketij bajge? Keta meritojne plumbin

          1. I.Hoti says:

            OOO Mirel Zeza ! O majmun i patransformueshem! po pse more, vendimin e pare e hodhi poshte Gjykata Kushtetuese e salihit tend…. Po a ka me Gjykate ????? Po qe se dikush nuk eshte dakort ..te shkoje ne gjykate! Ska asgje te keqe ooooo……!

    2. nje vezhgues i drejte says:

      Me cilen marrveshje po e shet Rama detin , more zagar , me emrin Hamza (sinonim i tradhetise ) ? Po ku e shikon ti shitjen e detit , kur deri me sot nuk ka asnje marrveshje dhe grupet negociatore te dy vendeve , akoma nuk jane ulur ne tavoline ? Ike more , qen i zgjebosur i Saliut .

      1. mirel says:

        Po ku ta shikojme kur Ramuti nuk tregon asnje cm leter se cfare po gatuan?
        Deri tani ka folur vetem Kotciu qe ka deklaruar 12 milje perfitim per Greket. Dge ne 12 milje do marrim, e pranoi Ramuti ne Top Chanel.
        Ramuti te mos thote do marrim, po do japim.
        E ka rivendosur Ramuti kufirin e 2008es
        Apo e ka lene vendin pa kufij detare si Berisha?
        Perse Myslimi nuk e ngriti asnjehere ceshjten e vijes detare si Kudret Cela. Ky i fundit pikerisht kete theksoi si emergjente.
        Perse Mecollari ne intervisten e 2015 theksoi qe Greqise i takojne vetem 3 milje?
        Nga do i gjeje Rama keto 12 milje. 12 milje ka deklaruar dhe Berisha per greket?
        Apo si plera Rilindase jeni dakort qe ta shesi detin Rama, dhe jo Berisha.
        Qelbesira varrmihese.
        Dhe me kocka grekesh po ushqeheni o kellira. E pruri dhe vijen e Vorio Epirit deri ne Vlore. Qelbesira i zgjeroi dhe te drejtat e minoritetit grek.
        Te jesh dakort me te gjitha keto do te thote te jeni kerma te ndyra te Dules. Plera nje me nje, qe nga Muslymi e deri te fisi ku ta keni..

        1. Hamzai says:

          po pse humbet kohen ,mirel..shif nga emri”shigjeta” ish spiun i deges… kurse une jam “Hamzai” vete, qe e ngacmova militantin e Ramutit..jane aq te trashe sa nuk ja vlen te harxhosh kohen me keta morracake…prandaj dhe po shet detin Ramuti se ka kafshe te tille perreth

    3. asper says:

      Or Hamz, po ku e din ti bre burre se Koloneli eshte dakort me mareveshjen e re, dhe nga e ke mare vesh ti, he cull, se deti tani po shitet perfundimisht.
      Ne fakt s’duhej as te te merja ne konsiderate se qe nga pese fjalet qe ke shkruar dhe si i ke shkruar, kuptohet kush , prandaj ri e ha ndonje tas me grosh, e mos u fut ne gjera qe kalojne gardhin e shtepise tende, e per te cilin jam i sigurt qe ti te vret, se jane pune te renda keto, qe zotrote s’ka as fiqir e as kocke per ti mbajtur.
      Sa per Kolonelin, Shqiperia, jo jotja sigurisht; shqiptaret, jo te races tende sigurisht; brezat, perfshire cullt e tuj, sigurisht – do ti detyrohen shume e do te perrulen para ketij Shqiptari te madh, fjale pak e pune shume.
      Per ty dhe sojin si ty, çanaku me grosh eshte fundi i botes. Beji ysmetin.

    4. mirel says:

      Te paska vene re Hamza. Shiko cbejne spiunet e Ramiut?
      I vihen pas cdo komentuesi si muti pas kepuce.
      A ju shkaperdhefte derri i Dules. O RamPiSat e Ramutit.

  10. Labi says:

    Bravo z.pashaj ke te Gjithe respectin e popullit te ndershem .

  11. Gentian says:

    Poshte tradhetaret dhe te gjithe ata qe mbeshtesin keta legena, qe kan ber pazar me Atdheun!

  12. Agron says:

    Respekte kolonel.

  13. leka i madh says:

    Mos u merzit me turfullimet e saliut i nderuar kolonel se populli e ka vene vulen ne kete HISTORI. Ti je shpetimtar i atdheut e saliu tradhetar .

  14. H says:

    Mos hyfsh në gojë të malokut .

  15. Aleko says:

    Pershendetjet e mia per Kolonelin guximtare dhe atdhetar qe I shpetoi nga dora kriminale e superkriminelit dhe agjentit serbo grek Sali berisha, nje pjese mjafte te rendesishme dhe dtrategjike te teritorit shqipetare detar.Shqiperia ka shume general e colonel , topograf e hartograf profesionist por vetem Myslim Pashaj guxoi dhe mbrojti deri ne fund kufijt tane detare…Posht sali berisha dhe shpura e tij kriminale …nderper here per kolonelinMyslim pasha!…

  16. Mika says:

    Je vlere dhe i sherben betimit Ushtarak.
    Ne kete rruge te ushtarakut spikat per nivelin e larte profesional, dhe moral. Per Ty tradhetia eshte krim per sharlatanet eshte mercenarizem.
    Z Myslym Meriton te zgjidhesh President dhe jo ta gezoje likja i pazarit te perbashket me saliun post.

  17. murat kepa says:

    Shoku Lym,mos e ofendo shokun Salë,se mëma parti do zemrohet me bijtë e saj,që shajnë njeri tjetrinTë mblidhet organizata bazë e partisë,dhe të marrë në shqyrtim këtë problem.Partia i dënon këto sjellje ngarmikuta antarët e saj.Kjo është punë armiqësore e armikut të kllasës punëtoree dhe fshatarësisë koperativiste,armiqëve më të betuar të kpmbit Shqipëtarë LULZIM SALI RAMA(META)

  18. Jimi says:

    Pasha’! Hic mos u sekelldis nga akuzat e ketij sharlatani, qe per dreq ka qen ne krye te ketij shteti, te sakatosur nga dora e tij. Ai per jete te jeteve ka per te mbetur turpi i ketij kombi. Vula e tradhetise dhe e krimit ka per ta ndjekur ate dhe gjithe xhinsin e tij, kudo qe te jene.

  19. nyc says:

    Keqardhje qe burra te tille si Myslym Pashaj, gjenden rralle, dhe me me pakice ne vendin tim.

  20. akrepi says:

    Z. Pashaj Ju jeni Heroi I popullit .Luftove pothuaj I vetem kunder pushtetareve tradhetar qe donin te shisnin pjese te teritorit te vendit,te huajve.Ishte denoncimi juaj dhe lufta juaj qe ajo marreveshje tradhetare te anullohej.

    1. mirel says:

      Ka luftuar, po pa pushke. Armet ja lane Berishes dhe iken te gjithe si pulat.
      Keta lloj gjeneralesh qe luftojne me fjale jane me pak se sharlatane.
      Ndaj tall bythen Berisha se i beri rrecke te gjithe dhe asnje nuk ja tregoi vendin.
      Gjenerali i ushtrise se vdekur.
      Plus qe ky tani dhe ka qorollipsur pak dhe nuk e di cfare flet.

  21. Joti says:

    O Muslim, te beri nje pyetje Fevziu per 350 km…nuk u pergjigje, ik mos na caj trapin se dhe ti “ partisan “ je…

  22. Roberto says:

    Respekte per kolonelin dhe urrejtje per tradhetarin e Shqiperise Sali Ram Berisha. Per te gjitha krimet qe Saliu ka bere vetem varja ne litar mu ne mes te Sheshit “Skenderbej” do qetesonte shpirterat e atyre qe kane vuajtur prej tij. Mos edhe tani e ka fajin komunizmi?? Komunizmi te rriti Sali,te dha shkolle,te beri doktor,te specializoi ne France dhe te mbajti me gjithe te mirat Sali dhe ti ja permbyse kupen??? Ty te pakten nuk te takon te shash Enverin sic ben gjithmone sepse ai si c’do njeri kishte dhe gabimet e veta por asnjehere nuk i shiti interesat e Shqiperise por i mbrojti ato me gjak deri ne fund. Je nje tradhetar me damke o Saliu i Zi i Shqiperise. Harram pac c’do gje o pjelle e ndyre.

  23. Cuku says:

    Edhe pse te rralle ,por vazhdon te kete tek – shqiptare te ndershem si z Pashaj.,,,
    Ky burre e meriton vendin e nderuar te Presidentit,,,,,
    Mbase e mer tani pas zbatimit te Ref. ne Drejtesi …….
    ZM. PASHAJ Respekte,,,,,,,

  24. Nasi says:

    Te tille kolonel i duhen kombit.bravo kolonel

  25. Nik says:

    Heroi Myslim Pasha, nderi dhe krenaria e Shqiptarise, Sali Pyka turpi i Viçidolit!
    Nik

  26. Gimi says:

    O ti bythqir i Fevzos qe i paska bere pyetje kolonelit dhe e paska zene mat Fevzua kolonelin. Hajde mendje hajde. Juve jua ka bere trurin Saliu si tule bythe. Jua ka hequr rudhat fare. I jep Fevzos 27000 Euro ne muaj Saliu qe te shtoje budallenjte ne kete vend. Thirrini mendjes e shikoni te hani ndonje cope buke se do e ngatrroni dhe copen e bukes me ndonje gje tjeter.

  27. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Ne 31 komente deri tani, vetem 3 jane me marreveshjen e Saliut, pra me tradhetine, por edhe ata nje dite do ta kuptojne… Kolonel Pasha, te jemi mirenjohes mbi 90 perqind e shqiptareve.

    1. mirel says:

      Jo mor qen i Ramutit.
      Ne tre jemi me vijen e Enver Hoxhes.
      15 milje det dhe asnje centimeter pak.
      12 milje japun njelloj si mareveshja e Rames, si mareveshja e Berishes .
      Dhe ju bajgat patriote jeni te gjithe dakort.
      Njerez te perbuzur. Ashtu do ngeleni. Fytyrekurva ngado qe te veni

    2. Bedriu says:

      Arsyeja qe vetem 3 komente jane me Saline apo kundra marreveshjes se Rames?

      1.Tema njihet per bindjet nga e majta dhe burim propogande per Socialistat dhe Ramen ne vecanti
      2.Shumica e atyre qe komentojne ketu jane ish spiune,komunista dhe militante te Partise Punes
      3.Shumica e komenteve kritike kunder Rames bllokohen nga policia e Temes.
      4.90% e komentuesve ketu jane si Albna Dega.

      Kurre do vini mend qe deti ishte i joni i tani dhe me marrveshjen e Rames, nje pjese, e vogel apo e madhe, ska rendesi do ti kaloje Greqise dhe do jete zona naftembajtese me burime te mjaftueshme fitimprurese per ekonomine Greke. Cfare duhet te kene fituar shqipetaret nga kjo humbje spektakolare e fshehur se ne interes te perbashket? Hapni sye, q orra!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje