Fushata kundër ngacmimeve seksuale në transportin publik kritikohet nga gratë franceze

8 Mars 2018, 11:52Lifestyle TEMA
Fushata kundër ngacmimeve seksuale në transportin publik kritikohet

Dy kompani franceze të transportit publik kanë lançuar një fushatë kundër ngacmimeve ndaj femrave.

Posterat e fushatës sensibilizuese i shfaqin gratë në autobusë apo metro, ku shihen si pre e peshkaqenëve, arinjve apo ujqërve.

Por fushata ka marrë kritika për shkak të mosshfaqjes së abuzuesve të vërtetë.

Organizatorët e fushatës shpjeguan se kjo zgjedhje është bërë me qëllimin për të përshkruar frikën që ndiejnë femrat, por francezet nuk e kanë vlerësuar këtë zgjedhje.

Një grua shprehet në “Tuiter” se asnjë peshkaqen nuk e ka ngacmuar në metro dhe këtyre metaforave u duhet dhënë fund.

“Nuk më ka ngacmuar kurrë një peshkaqen në metro, por do të bëj kujdes kur të shoh ndonjë të tillë të hyjë në vagonin ku jam unë”, shkruan një përdoruese në Tuiter.

“Ndryshimi mes një ujku dhe një francezi të bardhë që duket djalë për së mbari qëndron në faktin se mua nuk më ka ngacmuar kurrë një ujk”, shkruan një tjetër.

Sipas kompanisë shtetërore të hekurudhave franceze, SNCF, 87 % e femrave kanë përjetuar të paktën një ngacmim seksual në transportin publik.

Për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me këtë çështje, 11 mijë kopje posterash do të vendosen në autobusë, tramvaje dhe metrotë e Parisit dhe në qytete të tjera të Francës.

55 000 fletë-palosje të tjera do të shpërndahen në stacionet e trenit.

Përgatiti: Gazmira Sokoli 

1 komente në “Fushata kundër ngacmimeve seksuale në transportin publik kritikohet nga gratë franceze”

  1. Ardi says:

    Po per burrat qe ngacmohen nga grate. Pse nuk bejne postera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje