Në Shqipëri, Partia Demokratike hodhi poshtë të mërkurën një shkrim të botuar në revistën amerikane “Mother Jones” lidhur me fondet, që kjo parti ka paguar për aktivitete të lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para zgjedhjeve të qershorit të vitit të kaluar.
Artikulli ngre dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP”, me bazë në Skoci, qëndrojnë biznesmenë rusë.
“Makina e propagandës së Edi Ramës ka prodhuar dje një shkrim me pagesë në një media të majtë të dorës së dytë për të shpifur për financimin e Partisë Demokratike. Shkrimi është qesharak për nga përmbajtja dhe skandaloz për nga fallsifikimi i fakteve dhe kapërcimet logjike”, thuhet në deklaratën e PD-së, duke theksuar se ajo nuk ka asnjë lidhje me individë apo kompani ruse.
Çështja e pagesave për lobim të kryera nga ana e PD-së u hap në nëntorin e kaluar, kur firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë.
Sipas deklarimeve të kompanisë ‘Muzin’ ajo ka marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017: pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.
Nga këto deklarime të firmës Muzin, vetëm ajo prej 25 mijë dollarësh, është pranuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha që është paguar nga PD-ja. Dy të tjerat janë të paqarta.
Partia Demokratike nuk ka pranuar asnjë lidhje me firmën ‘Biniatta Trade LP”, e cila rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë – një shtet i Amerikës Qendrore, i njohur si parajsë fiskale. Sipas investigimit të revistës “Mother Jones”, “Biniatta Trade LP” është një partneritet i krijuar nga dy kompani: Asverro Corp dhe Liminez Commerce, për të cilat “nuk ka të dhëna publike për ndonjë aktivitet tregtar”.
Pas këtyre dy kompanive, sipas “Mother Jones”, qëndrojnë dy shoqëri të tjera të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar, “Babyonica” dhe “KF Global Management”, aksionet e të cilave zotërohen në masën 75 për qind nga dy shtetas rus, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev.
Në deklaratën e saj PD thekson se ajo “nuk ka thyer asnjë ligj, as shqiptar, as amerikan dhe të asnjë vendi tjetër. Partia Demokratike nuk ka patur e nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me individë apo kompani ruse”.
Megjithatë mbetet i paqartë angazhimi i “Biniatta Trade LP” në favor të Partisë Demokratike, duke paguar 150 mijë dollarë.
“Muzin Capitol Partners” deklaron se është “kompensuar nga “Biniatta Trade LP” për aktivitetet e organizuara në emër të Partisë Demokratike për të promovuar lidershipin konservator shqiptar pranë biznesve dhe udhëheqësve politikë në Shtetet e Bashkuara”.
Sipas ligjeve shqiptare, partitë duhet t’i deklarojnë në KQZ shpenzimet për aktivitetet e tyre. Në dokumentacionin e dorëzuar nga PD në KQZ, rezulton se ajo ka paguar 100 mijë dollarë për një firmë tjetër lobuese në ShBA, “Barnes&Thornburg”.
Deklarimi i PD-së, nuk përfshin kompensimet e tjera që firma Muzin i ka deklaruar në Departamentin amerikan të Drejtësisë se i ka marrë nga PD-ja (500 mijë dollarë), ose për punë në favor të saj (150 mijë dollarë nga Bienatta).
Për herë të parë çështja shpenzimeve të padeklaruara nga PD-ja, u zbardh nga një shkrim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative, BIRN, në nëntor të vitit të kaluar.
Në reagimin e saj Partia Demokratike theksoi se “Kontratat e lobimit të Partisë Demokratike janë dokument publik që janë të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë. Kontratat dhe pagesat e bëra janë subjekt i ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë audituar dhe kontrolluar nga qeveria amerikane”.
Por gati një muaj më pas, gjatë emisionit “Opinion”, në TV Klan, zoti Basha do të jepte shpjegime dhe për shumën prej 500 mijë dollarësh për “Muzin Capitol Partners”.
“Kjo kompani ka marrë dhe kontribute të tjera. Ka marrë një kontribut me një shumë prej 500 mijë dollarësh, përmes një skeme plotësisht në përputhje me ligjin amerikan, nga shqiptaro-amerikanët që kanë bërë grumbullim fondesh. Ky është një transaksion i drejtpërdrejtë, mes këtij fondi dhe kompanisë së lobimit. Këto para as nuk kanë ardhur në PD dhe as nuk janë paguar nga PD”, u shpreh zoti Basha, sipas të cilit kanë qenë të paktën 100 shqiptaro-amerikanë që kanë kontribuar për këtë fond.
Mbetet ende e paqartë kjo mospërputhje faktesh, ku “Muzin Capitol Partners”, deklaron se është paguar nga PD-ja, ndërsa zoti Basha deklaron se pagesa është bërë nga shqiptaro-amerikanët.
Për ta komplikuar çështjen edhe më tej, një shifër prej 500 mijë dollarësh, përmendet edhe në kontratën fillestare midis firmës Muzin dhe firmës “Biniatta Trade LP”, të depozituar në Departamentin amerikan të Drejtësisë, si një pagesë që Biniatta duhet t’ia bënte firmës Muzin.
Si përmbledhje, PD ka deklaruar në KQZ 100 mijë dollarë për firmën “Barnes&Thornburg”, zoti Basha ka pranuar edhe 25 mijë dollarë pagesë për firmën Muzin, ndërkohë që mungojnë nga deklarimet në KQZ 150 mijë të bëra për PD-në nga Biniatta dhe 500 mijë, që Muzin thotë i ka bërë PD, ndërsa PD pretendon se i ka paguar komuniteti shqiptaro-amerikan.
Në fund të nëntorit, kur çështja u bë publike, Prokuroria e Tiranës, njoftoi se kishte nisur verifikimet dhe se kishte kërkuar dokumentacionet përkatëse si nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për deklarimet e PD-së, ashtu dhe nga vetë Partia Demokratike për të marrë kontratat e e lidhura me kompanitë amerikane. Por për rezultatet e këtyre verifikimeve nuk ka patur deri më tani asnjë njoftim zyrtar.(VOA)
Se mos gaboj u shfaq nje foto e Bashes me te shoqen qe po udhetonin me tren per ne Skoci para rreth nje Viti. ?!!!
Basha genjeu ???? E pa mundur , gabim keni kuptuar , Basha nuk genjen kurre ………….hahahaha si thot Zosefina ??? Luli te genjen edhe kur e pyet per oren ……………..
Ku e gjeti mor aman P_ d ja nje drejtues te tille. per 20 vjet me ket bole kjo parti nuk vjen ne pushtet. Berishe ke gabu rande. nuk kan per ta fale demokratet
Ne bote me shume se gjysma e transaksioneve behen jashte ligjit . Prandaj dhe krijohen milionere te rinj e ca me te vjeter . Puna eshte se kamuflimi i fakteve eshte dhunti e intelektit njerezor . Ne rastin e pedeve ky lloj intelekti nuk eshte i njohur . Pedja ne vetvete eshte gje e trashe . Thene ne gjuhen e perditshme shpellar . Ketu , ne rastin e pedes ( Pede ), jo nje gazetar , jo nje prokuror i krimit ekonomik , Po edhe nje ekonomist i thjeshte , eshte i afte te zbuloje diskordancat e thella ne bilancin financiar te Shqupit buze Lanes . Amerikanet deshen dhe e mbyllen çeshtjen e armeve te Gerdecit . Sigurisht qe njerezit e perfshire aso kohe , sot nuk Jane ne pozitat e para . Administrata eshte nderruar dy Here , ( Obama , Tramp ) . Ndersa ne rastin konkret , drejtesia Amerikane nuk mund te toleroje . Aq me shume kur flitet per Rusiagate . Kete jo Trampi , Po as ” zoti “,nuk e anashkalon . Nuk behet fjale per Shqiperine sa Baltimora. Luhet me sigurine dhe interesat e Shba-ve . Prandaj edhe kur degjoni ” Kaloi vijen e kuqe ” , nuk eshte lapsus . Tani Llalles , si mendoni ju , se Amerikaneve u plas sa leke e sa proçese katundi ka mbyllur ? Me siguri qe fshatari i Çermenikes , qe i duket hoxha gomar , eshte ngaterruar ne ate rrjeten e atyre qe s’duhej te binte . Se kur Lu thoshte peshk i madh , kryeprokurori nuk eshte cironke , Po peshkaqen . Le te presim.me durim.fundin e ketij filmi . Ndihet qe ne ajer se Amerikanet Jane prere ne bese . Jo nje Here , Po ne disa raste . Dhe kur kete e ben me ndihmen e ruseve dhe serbeve , atehere çeshtja eshte edhe me serioze . Thenia tashne e njohur ” prisni se s’keni pare gje akoma ” , sa vjen e Po merr konturet e veta . Saliu si Noriega ?, Me 10 marinsa me helikopter ? Mah !
Shume e llogjikshme arsyetimi juaj. Dua te shtoj nje gje tjeter. Ky artikull eshte bere nga gazetare investigues, keshtu ky artikull do te jete per Kryeprokuroren Marku si nje ” De Facto” per te nisur investigimin mbi personat e implikuar ne kete rast. Prisni dhe shikoni.
Nuk e ka blere ne GABI ,e mori ne ndihmat qe vijne sidomos nga vendet e ulta , per njezit ne nevoje , dmth nga shoqatat bamirese . Te pakten t’u jemi mirenjohes !