Ushtria turke dhe aleatët e saj rebelë kanë rrethuar rajonin Afrin të Sirisë, ka deklaruar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Një hap i tillë përbën avancim të madh në operacionin e ushtrisë turke në këtë rajon.
Turqia ka nisur operacionin “Dega e Ullirit” në veri të Sirisë shtatë javë më parë, me qëllim të largimit të kurdëve sirianë (TPG) nga kufiri turk, raporton Reuters.
Turqia e konsideron YPG-në grup terrorist dhe të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
Të enjten, forcat turke dhe aleatët nga Ushtria e Lirë Siriane kanë marrë kontrollin e qytezës veriore, Jinders, kanë raportuar mediat shtetërore.
Turqia tani kontrollon pesë nga shtatë vendbanime në rajonin verior të Afrinit.
“Tani qendra e Afrin është e rrethuar dhe hyrja jonë është e afërt,” tha Erdogan në fjalimin televiziv në Ankara.
“Ne po i heqim pengesat e fundit që mbeten përpara rrethimit tonë të qendrës së qytetit Afrin”, tha ai, duke shtuar se kishte ende rreth gjashtë kilometra për të shkuar për të arritur Afrin nga periferitë e Jinderes.(TemA TV)
Aty mbase i lini leshtë,
kjo super fuqia e suniteve, ky shteti prej letre nuk mund dot nje qytet qe para lufte kishte 350 .000 banore imgjino sa kane ngelur tani armatosur vetem me nja 2 kallashe . per me teper qe i ka ngjitur ne kufi.
me shume se kaq nuk ke ca komenton per zagaret qe vetem lehin.
sikur mos ti duhej amerikes per luften e ftohte kunder bashkimit sovietik do i kishin ngrene greket me gjithe lecka.
Nuk na intereson c bejne turqit me kurdet
Ejani ne Mirdite po ja u mbajti.