Trump dhe Kim Jong-un mund të takohen në maj

9 Mars 2018, 09:10Bota TEMA

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka ftuar në një takim presidentin amerikan, Donald Trump, i cili e pranoi ftesën. Ky takim pritet të zhvillohet në muajin maj. Lajmin e konfirmuan zyrtarë të Koresë së Jugut në Uashington, të cilët këtë javë kanë zhvilluar një takim me Kim jong-un në Phenjan.

Ata i përcollën mesazhin e tij presidentit Trump dhe thanë se lideri i Koresë së Veriut  është “i përkushtuar për denuklearizim”. Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, e ka cilësuar këtë një “moment historik për paqen”.

Koreja e Veriut nuk ka bërë ende asnjë koment zyrtar për zhvillimet e javës.

Trump tha se njoftimi i zyrtarëve jugkoreanë është një “përparim i madh”, por shtoi se sanksionet kundër Koresë së Veriut do të mbeten derisa të arrihet një marrëveshje e fuqishme.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje