Trump, urdhër kufizimi për pornostaren që e futi në telashe

8 Mars 2018, 09:11Bota TEMA

Avokati i presidentit amerikan, Donald Tump, ka arritur të sigurojë në mënyrë të fshehtë një urdhër kufizimi ndaj aktores së pornos, Stormy Daniels.

Ky urdhër parashikon disa sanksione ndaj aktores në rast se ajo vendos të flasë për lidhjen e saj me biznesmenin e fuqishëm të pronave të patundshme, që më pas u zgjodh president.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, mes të cilave edhe NBC-ja.

Stormy Daniels, emri i vërtetë i të cilës është Stephanie Clifford, ka deklaruar se kishte firmosur një marrëveshje me përfaqësuesit ligjorë të Trump-it.

Në bazë të marrëveshjes që është nënshkruar para se Trump të shpallte kandidaturën për president të SHBA-ve, aktorja nuk duhej të nxirrte kurrë detaje të lidhjes së saj me Trump-in disa vite më parë.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje