VIDEO/ "Spy Game", Londra kërcënon Moskën nëse ka gisht në helmimin e ish-spiunit rus dhe vajzës së tij

7 Mars 2018, 09:40Bota TEMA

Mbretëria e Bashkuar do të përgjigjet “fuqishëm” ndaj çdo prove të përfshirjes së Rusisë në helmimin me një substance të panjohur ndaj ish-spiunit Sergei Skripal, mbrëmjen e pardjeshme

Këto deklarata janë bërë sekretari për Çështjet e Jashtme, Boris Johnson, pas ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë ku Skripal, 66 vjeç dhe vajza e tij Julia, 33 vjeçe, janë sëmurë rëndë në spital, pasi u gjetën të pavetëdijshëm në Salisbury, Wiltshire.

Sekretari i Jashtëm tha se nuk po i tregonte gishtat në këtë fazë, por e përshkroi Rusinë si “një forcë keqdashëse dhe shkatërruese”.

Rusia ka mohuar ndonjë përfshirje, por policia kundër terrorizmit ka marrë përsipër hetimin nga Policia e Wiltshire.

Në një deklaratë, njësia tha se hetimi nuk ishte deklaruar si një incident terrorist dhe nuk kishte rrezik për publikun e gjerë.

Nga ana tjetër, duke iu përgjigjur komenteve të Z. Johnson, ambasada ruse shtoi:

Pranojmë që në vend të një sqarimi të duhur zyrtar mbi çështjen, Sekretari i Jashtëm zgjodhi të kërcënonte Rusinë me ndëshkim.

Duket sikur shkrimi i një fushate tjetër anti-ruse tashmë është shkruar“.

Të afërmit e Skripal i kanë thënë shërbimit rus të BBC-së se ish-spiuni kishte deklaruar se shërbimet speciale ruse mund t’i viheshin pas në çdo kohë.

Gruaja e tij, vëllai më i madh dhe djali i tij kanë vdekur në dy vitet e fundit, në rrethana misterioze, deklarojnë familjarët e tij.

33-vjeçarja është e vendosur në Moskë dhe ka vizituar rregullisht babain e saj në Britani të Madhe, veçanërisht gjatë dy viteve të fundit.

Ndërkohë, shkencëtarët në Porton Down, objekti i hulumtimit të fshehtë të Britanisë së Madhe në Wiltshire, po studiojnë “substancën e panjohur” që mendohet se janë sulmuar dhe janë sëmurë të dy.

Gjithashtu policia po shqyrton aktualisht pamjet e CCTV, të filmuara nga një palestër në Salisbury, duke treguar një burrë dhe grua të paidentifikuar që mendohet të jetë Skripal dhe vajza e tij duke ecur pranë vendit ku u gjetën.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje