Hetimi i OKB-së: Rusia qëndron prapa sulmeve vdekjeprurëse në Idlib

6 Mars 2018, 15:26Bota TEMA

Hetuesit e krimeve të luftës në Kombet e Bashkuara kanë thënë se aeroplanët rusë qëndrojnë prapa sulmeve ajrore në nëntor në provincën e Idlib të Sirisë, ku u vranë 84 vetë në një treg, sulm që mund të cilësohet si krim lufte, shkruan rel.

Sipas raportit, “të gjitha informatat në dispozicion” tregojnë se aeroplanët rusë kanë kryer sulmin ajror të 13 nëntorit që goditi një treg, shtëpitë përreth dhe një stacion policor të drejtuar nga rebelët sirianë, të cilët mbështeten nga Perëndimi në qytetin Atarib, në veri të provincës Idlib, raporton agjencia AP.

Rusia është mbështetësja kryesore e forcave të presidentit sirian Bashar al-Assad dhe ka ndihmuar të kthejë valën e luftës në favor të tij me një fushatë sulmesh ajrore.

Megjithatë, ushtria ruse mohon këto akuza për vrasjen e civilëve dhe këmbëngul se forcat e saj në Siri kanë filluar sulmet me objektivin e tyre kryesorë kundër militantëve të Shtetit Islamik, pasi kanë verifikuar vendndodhjen e tyre nëpërmjet informacioneve të ndryshme të inteligjencës dhe nuk kanë goditur asnjëherë zonat e populluara nga civilët. (TemA)

1 komente në “Hetimi i OKB-së: Rusia qëndron prapa sulmeve vdekjeprurëse në Idlib”

  1. Tiku says:

    O Tema .. po amerikanet nuk kane vrare te tille ? Qe te mos fillojme nga Vietnami .. lista eshte teper e gjate. Avionet ruse ne radhe te parw kane vrare kriminele islamiste te Isis ..Terrori ne Siri ka emrin Islam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje