Skandal i përfshirjes së Bashës në skemën ruse, Balla: Dëmton sigurinë kombëtare, të japë shpjegime para drejtësisë

10 Mars 2018, 14:30Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ishtë sot në Elbasan, ku mori pjesë në mbledhjen e Asamblese së PS-së, ku u zhvilluan edhe zgjedhjet për kryetarin e ri të PS-së për Bashkinë e Elbasanit.

Për Ballën zgjedhja e kryetarit të ri të PS-së për Bashkinë e Elbasanit është një proces mjaft i rëndësishëm organizativ, i cili i paraprin organizimit elektoral për zgjedhjet vendore të 2019.

“Për ne është shumë e qartë që në zgjedhjet vendore të 2019, të vetmit aleatë që do kemi do të jenë njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi dhe prandaj për ne procesi i bashkëqeverisjes me njerëzit është shumë i rëndësishëm“, tha Balla.

Në përfundim të takimit, Taulant Balla ju përgjigj edhe interesimit të mediave në Elbasan, lidhur me financimin rus të PD-së, i cili sipas tij është një shqetësim i drejtë dhe që cënon Sigurinë Kombëtare.

“Për ne, përbën një skandal të rëndë fakti që PD dhe kryetari i saj janë të përfshirë në një financim, jo vetëm të paligjshëm, por që dëmton rëndë sigurinë kombëtare, po të kemi parasysh dyshimet e thella dhe të rënda që kanë të bëjnë me një penetrim të financimeve ruse në mbështetje të një partie politike në Shqipëri.

Gjithmonë financimi i partive politike ka qenë një shqetësim i ngritur dhe nga BE dhe partnerët tanë, por fakti që partia më e rëndësishme në opozitë, Partia Demokratike, tashmë me fakte konkrete ka marrë financime ruse, ky është një akt tepër i rëndë.

Sa më shpejt Lulzim Basha dhe PD duhet të japin shpjegime, jo vetëm për publikun, por edhe para drejtësisë, sepse siç e thashë, prekin Sigurinë Kombëtare të Shqipërisë.

“Përballë një opozite, të cilën e bashkon vetëm kundërvënia ndaj Reformës në Drejtësi, ne vazhdojnë punën duke qeverisur çdo ditë me njerëzit e thjeshtë të këtij vendi”, deklaroi Balla.

2 komente në “Skandal i përfshirjes së Bashës në skemën ruse, Balla: Dëmton sigurinë kombëtare, të japë shpjegime para drejtësisë”

  1. mirel says:

    Ketu eshte han me shume porta. Ruset po djegin Bashen per te lobuar per peshkun e madh qe po korr fitore.
    Plera qe te gjithe. Ashtu sic shiti Basha, shet dhe Rama. Aty jane ne dy fatura te ndryshme.

  2. Zigur Qarri says:

    Edhe Edi Rama ka pranuar qe eshte financuar nga Soros,por kurre nuk ka bere transparent shumen e milionave
    qe jan investuar gjate fushates zgjedhore.Keshtu kan vepruar te gjith forcat politike deri tani,dhe kjo ka qene krejt
    normale.Prandaj o palle eshte shqetesuar BE,sepse jeni zhytur te gjith ne mut.Por shqetesimi kryesore i BE-s,eshte
    korrupsioni dhe implikimi i qeverise Rama ne krimin,ne “biznesin”e droges.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje