“New York Times” e paralajmëroi në dhjetor: Ja pse Trump e shkarkoi Rex Tillersonin

13 Mars 2018, 15:37Bota TEMA

Në fakt, kjo lëvizje pritej prej muajsh.

Që në dhjetor, New York Times kishte shkruajtur se Shtëpia e Bardhë kishte një plan në veprim për të zëvendësuar Tillersonin me Pompeon.

Marrëdhënia mes presidentit dhe kreut të diplomacisë në fakt kishte arritur në një pikë shumë të ulët.

Të paktën që kur një njeri i brendshëm zbuloi për mediat amerikane, shfryrjen e zemërimit të Tillerson, gjatë një mbledhjeje: në atë rast ai e kishte quajtur Trumpin “moron”, domethënë idiot.

Dhe presidenti reagoi duke sfiduar sekretarin e Shtetit në një test të koeficentit të inteligjencës.

Dallimet në pikëpamje, në nivelin e politikës ndërkombëtare, në fakt kanë qenë shumë.

Duke nisur nga Irani dhe Korea e Veriut, Tillerson i ka kërkuar disa herë presidentit ë përdorë tone më tëzbutura dhe të favorizojë rrugën e negociatave, dhe jo atë të përplasjes verbale.

Sekretari i ri i Shtetit konsiderohet një “fajkua”.

Nën drejtimin e tij, për shembull, CIA ka deklasifikuar dokumenta që zbulojnë se si Teherani ka mikpritur njerëz të Al Kaedës në të kaluarën. 

3 komente në ““New York Times” e paralajmëroi në dhjetor: Ja pse Trump e shkarkoi Rex Tillersonin”

  1. jon says:

    Kur Trump e emeroi Tilleron gjithe shtypi u hodh kundra tij sepse gjoja Tillerson is mik i Putin dhe dhane prova nje darke qe merrnin pjese etj etj. Tani perseri shtypi do hidhet kundra Trump per arsye te tjera. Mundesia eshte te thone se Tillerson i jepte keshilla te mira dhe bla bla bla dhe Trump sdi cfare ben. Ne te 2 rrastet qellimi eshte te diskretitojne Trump. Shtypi perendimor perdor teorine Orueliane (George Orwell) . Pra 2 teori kontadiktore por te dyja i besojne. Ky lloje mentaliteti quhet diktature.

    1. mandakalli says:

      Shko ore idiot putinian. Jeni bere si papagallet perserisni te gjithe propaganden ruse kunder shtypit te lire. Sipas jush mediat duhet te jene si ne Rusi,Kine,Kore Veriore ti thurin lavde autokratit ne pushtet.

  2. pokeristi says:

    Nuk e gjeni dot arsyen e shkarkimit te Tillersonit,sado t’a vrisni trurin.Mbase,mbase vetem z.Krye….i e gjen.Asaj i punon edhe mendja edhe pjeshka…..
    E paska gjetur.!!! Indaloi hyrjen ne USA Dhalles.
    Sakte z.Kryepjeshka.E gjete edhe kete rradhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje