VIDEO/ Momenti tronditës: Sulmon dëshmitarin në sallën e gjyqit, agresori qëllohet për vdekje

13 Mars 2018, 12:19Lifestyle TEMA

Ky është momenti tronditës kur një i pandehur, sulmon dëshmitarin me një stilolaps.

Video tregon anëtarin e një bande kriminale që ngrihet papritmas nga vendi ku ishte ulur, merr një stilolaps dhe vrapon drejt dëshmitarit për ta vrarë.

Dëshmitari, një anëtar tjetër i bandës Tongan Crips, i cili ishte i prangosur dhe i lidhur me zinxhirë arrin që të largohet dhe futet në një cep të sallës së gjyqit për të shmangur agresorin Siale Angilau.

Për fat të mirë dëshmitari nuk u dëmtua.

Në video shihet një zëvendës marshall në SHBA, i identifikuar si Jane Doe, që merr armën nga brezi dhe hap zjarr ndaj 25 vjeçarit duke e lënë të vdekur.

I gjithë incidenti zgjat rreth 24 sekonda.

Famija e 25 vjeçarit ka hedhur në gjyq marshallin për përdorim force të tepruar.

Sipas tyre nuk ishte e nevojshme që ta vrisnin për shkak se në momentin që u qëllua dëshmitari ishte larguar dhe nuk kishte rrezik për të.

Ngjarja ka ndodhur më 21 prill 2014 por video është publikuar vetëm tani, për të hedhur dritë mbi ngjarjen, pasi familja e 25-vjeçarit kërkon drejtësi. (TemA)

9 komente në “VIDEO/ Momenti tronditës: Sulmon dëshmitarin në sallën e gjyqit, agresori qëllohet për vdekje”

  1. Tr says:

    MD NJE STILOLAPS DO TA VRISTE ???? PERSE NUK PARAQITEN TE PRANGOSUR . CFARE BENIN ROJET ????
    NUK VRITET NJERIU PER KANOSJE .

    1. Drejtesi says:

      Tr
      Para trupit gjykues c’ do njeri eshte i pafajshem.Ne baze te te drejtave te njeriut,i akuzuari paraqitet ne gjykate pa prang.Keshtu e do ligji dhe e sakta.
      Mbrojtaja,rrefimi i te akuzuarit quhet moment hynor ne drejtesi.
      Ti je mesuar ketu qe i fusin ne kafaz…ndaj dhe jemi kafshe dhe na sillen po ashtu.

  2. Mario says:

    Tr , deri sa te merrej vesh nese ishte silolaps apo dicka tjeter qe rrezikonte jeten e te tjereve , ishte vendimi i duhur ne momentin e duhur . Krimineli nuk respektoi rregullat dhe si i tille qe ishte dhe ne salle tejet i rrezikshem mori ate qe i takonte. Nuk ishte kanosje por tentaive vrasjeje.

  3. lola says:

    KY ESHTE SHTET….ketu te ne i gjuajne policit me arme dhe policit nuk ja mban te vetmbrohet se po e vrau e futin ne burg.PRANDAJ JEMI GJITHMON RRUMPALLE……

  4. UJHG says:

    Jane Doe eshte si Filan Fisteku, kete rast femer. John Doe eshte per mashkull.

    Po, stilolapsi te mbyt. Ky pa pranga ne duar dhe i forte si shtase, viktima i lidhur ne vendin ku po jepte deshmine. Ne Amerike i bien shkurt: a u mundove per te vrare ate tjetrin, dhe pate arme (stilolaps?) Sqaroje me zotin…

    Keta jane nga Tonga, puro kafshe nga trupi dhe forca.

  5. landi says:

    amerika nuk eshte finlanda, atje direkt bam bam

  6. shqip says:

    Stilolapsa dhe çadra pistolet . ” Horrat dhe laviret e bulevardit ” . Ta Marr ftyren e ta baj si kpuce . Po qy !.

  7. AM says:

    Do kete qene thike stilolaps ose çader pistolete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje