Një qen Bulldog francez ka ngordhur gjatë fluturimit, pasi një stjuardesë ka detyruar pronaren për ta vënë atë në vendin e çantave, mbi sediljet, pa e menduar që aty nuk kalonte ajri.
Pronari i qenit hipi në United Flight 1284, nga aeroporti i Intercontinental New York të hënën me qenin e saj, të quajtur Papacito. Pas incidentit të ndodhur në udhëtim, shumë prej dëshmitarëve e kanë rrëfyer ngjarjen nëpër rrjetet sociale dhe në pak kohë lajmi ka bërë xhiron e botës.
“Isha në fluturimin United 1248 dhe pashë një pnonjëse fluturimi që detyroi një pasagjere të futë një kafaz të vogël në brendësinë e një bagazhi avioni”, shkruan Megi Greminger, duke theksuar se kafazi me siguri që mbante një qen dhe ndërkohë që gruaja i kërkonte ta linte nën sedilje, stjuardesa insistuese e detyronte ta vinte në mbajtësen e çantave, por atje lart nuk kalonte ajri.”
Ndërsa një tjetër pasagjer Jun Lara që ishte ulur pas pronarit të kafshës theksoi se këlyshi mbeti mbyllur për plot tre orë, pa asnjë mundësi frymëmarrje.
“Punonjësja e siguroi pronaren e këlyshit që do të ishte shumë i sigurtë në atë vend. Këlyshi në fillim qante dhe anguIlinte, më pas u qetësua. Në fund të udhëtimit ama, kur pronarja hapi bagazhin për të marrë qenushin, e gjeti atë të ngordhur”, tha Lara.
United Airlines deklaroi se do të marrë përsipër përgjegjësinë e plotë për ngordhjen e këlyshit 10 muajsh. Të hënën e shhkuar, Puppy, ky ëhtë emri që kishte qeni, ishte mbyllur në dollapin mbi sedilje gjatë fluturimit nga Houston në New York.
ALPINI.
Super lajme .ka ngordhur qeni ne avion.hall me te madh per kete milet nuk ka.
Papacito apo Puppy, si quhej qeni, se na bere lemsh.
Na kane çare trapin me keta qente. Eshte bere jeta e nje qeni me e vlefshme se ajo e nje njeriu. Me qindra dhe mijera femije vdesin ne dite ne Afrike dhe Azi nga keq ushqyerja, apo nga semundje banale qe ne Europe dhe vendet e zhvilluara ose nuk ekzistojne me ose kurohen me 2 kokrra. Me qindra te pafajshem vriten ne konflikte neper bote. Por per keta nuk e qeth njeri. Ngordhi nje qen dhe u be nami. Fundja mos udhetojne me kafshe ne avion, ose perndryshe ti fusin me kafazin perkates bashke me bagazhet. Kafshet ne kabine, c’taksirat ka ai qe e ka sediljen ngjitur te marri qimet dhe eren e qenit? Qyteterimi perendimor eshte ne dekadence te plote qe prej nje shekulli. Njerezit ndjehen fatkeqe pse nuk kane iPhonin e fundit apo makinen e fundit apo pushime ekzotike. Shqetesohen me shume per kafshet se per njerezit. Shpikin tendenca nga me te kotat per te mbushur boshllekun. Nderkohe ka 2 miliarde njerez ne bote qe flene dhe zgjohen te uritur. 2 Luftrat boterore e mbajten gjalle dhe i bene 2 ristarte qyteterimit Perendimor. Nese kalbja vazhdon me kete ritem, nuk eshte per tu çuditur qe mbas 20 apo 30 vjetesh ky qyteterim te jete shkaterruar, sic ndodhi me Perandorine Romake apo Perandori te tjera.
Ngushellime zonjes/zonjushes per kete humbje te madhe!
Behu e forte!I ndritet shpirti partnerit tend te ndjere!
Si nuk i vjen turp stafit drejtues te gazetes ,qe boton budallalleqe te tilla,qe nuk i hyjne ne pune asnje njeriu(pervec mjeranes qe ngeli vejushe.
Ai qe mban e rrit nje qen e kupton dhimbjen , …..po deshe provojeni sa do te deshperoheni edhe ju…!