Skandalet e fshehjes së pasurisë, që rrëzuan mitin e rremë të çiftit të lumtur të Prokurorisë

14 Mars 2018, 13:04Politika TEMA

Sot mbushet një muaj nga bërja publike e vendimit të sekretarit amerikan të Shtetit, për ndalimin e hyrjes në SHBA të familjes së ish- kryeprokurorit Llalla, me motiviacionin se ka qenë i përfshirë në raste të mëdha korrupsioni në detyrë.

Nga ai moment e deri më sot, Alpenews.al ka nisur serialin e botimit të provave dhe fakteve që e vërtetojnë akuzën e SHBA. Duke bërë të mundur që për herë të parë publiku shqiptar të mësojë të vërtetat tronditëse të një zyrtari të lartë të shtetit, i paguar me paratë e taksave të qytetarëve që e paska përdorur institucionin e akuzës vetëm për pasurimin e shfrenuar të familjes së tij, por edhe të bashkëpunëtores së tij më të afërt, Rovena Gashi.

Çifti i pandarë që drejtoi për pesë vjet me radhë organin e akuzës shqiptare, njëri si kryeprokuror e tjetra si drejtoreshë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe e Dekrimanizlimit, me bashkëshortin e saj Drtian Gina si kryeprokuror i Qarkut të Elbasanit, ka bërë ligjin duke e drejtuar në mënyre krejt abuzive me sa duket institucionin.

Provat dhe deklaratat e këtyre ditëve zbulojnë se çifti deri dje i lumtur Llalla-Gashi nën mbrojtjen politike të shefave supremë të cilëve u shërbyen qorrazi në luftën ndaj kundërshtarëve, ka patur dorën e lirë ti shërbejnë krimit për ti mbuluar dhe mbyllur dosjet, në shkëmi të pasurimit të tyre të paligjshëm.

Ndoshta eshte kjo aresyeja qe dy njerëz që deri 5 vjet më parë në deklaratat e tyre të pasurisë nuk tregojnë asgjë e sot, janë bërë miliarderë duke shfrytëzuar postin.

Në emër të tyre, figurojnë pasuri të çmendura, për nivelin krejt modest të të ardhurave nga një pagë prokurori rreth 1 000 euro në muaj. Ndërkohë që lista e pasurive të detyre, të deklaruara apo të padeklaruara është me miliona e miliona euro.

Adriatik Llalla ka përdorur si skemë pasurimi, një formulë tipike për pastrimin e parave të pista; duke blerë pasuri të patundshme me çmime tepër të ulëta, e për ti rishitur ato brenda një kohe mjaft të shkurtër, ose rivlerësuar, në vlera dhjetra e dhjetra herë më të mëdha, duke dashur në këtë mënyrë të pastrojë paratë e fituara me korruosionin e madh për të cilën e akuzon SHBA.

Ndërsa Rovena Gashi, është munduar të duket më e ndershme me letra përsa i përket pasurive që zotëron, duke përdorur një skmë më të sofistikuar fshehje, nëpërmjet mos deklarimit të pasurive të saj dhe mbjajtjes së fshehtë pa i regjistruar dhe hipotekuar.

Por, kur në emër të babait të saj që ka 25 vjet që figuron si i papunë, u zbuluan 16 libreza energjie elektrike për prona që mbaheshin të fshehura, skandali shpërtheu dhe ajo nuk ka bërë dot asnjë sqarim apo mbrojtje publike, duke e pranuar në këtë mënyrë autorsinë e superskandalit tronditës.

Pronat e ADRIATIK LLALLES:

Pronar i mbi 25 mijë metrave katrorë tokë.

Ish- kryeprokurori ka blerë një fshat të tërë në periferi të Tiranës, quhet Qeha Shytaj dhe ndodhet në Njësinë Administrative Baldushk, në fillim të autostradës drejt Elbasanit. Tokat jane ne 4 parcela super të mëdha, me një sipërfaqe mbi 22 mijë metra katorë që janë blerë me çmime qesharake deri ne 400- 500 lekë metri katrorë e që më pas janë rivlerësuar me çmime dhjetra herë më të larta. Sipas ekpsertëve të fushës, një operacion tipik pastrimi parashë të pista.

Llalla ka realizuar transaksione të errëta financiare sipas një skeme kriminale, duke futur në lojë një shumë afro 100 mijë euro (edhe këto nga të ardhura të transaksioneve të dyshimta), e duke realizuar në përfundim të kësaj loje deklarimin e një shume marramendase prej një miliardë e gjysëm lekësh.

z. Llalla brenda dy muajve pranë perfundimit te mandatit te tij si Kryeprokuror, ka bërë blerjen e tri pasurive të patundshme në shifra deri në afër 600 mijë dollarë amerikane. Çka hedh hije shumë të forta dyshimi se jane para te pista.

Ish- kryeprokurori ka bërë blerje pronash në cash, në shuma qe tejkalojne dukshem mundesine e te ardhurave zyrtare te tij, nga rrugë të ligjshme, duke arritur përshembull që të blejë me letra një shtëpi në plazhin e Durrësit, e për ta rishitur brenda vetëm dy javëve 2-3 herë më shtrenjt, me çmimin e një vile.

Pronat e ROVENA GASHIT:

I ka vendosur pronat në emër të babait të saj 63 vjeçar, që figuron si i papunë që nga viti i largët 1992.

Babai i saj Nuredin Rexhep Gashi, figuron në regjistrat e qendrës kombëtare të Biznesit, vetëm në vitet 2003- 2006 i licensuar, por më pas i mbyllur për shkak se ka deklaruar që dilte me humbje.

Në emër të zotit Nuredin Gashi, janë zbuluar se figurojnë 16 prona, një pallat i tërë në zonë më të shtrenjtë të plazhit të Durrësit, 14 apartamente tek Shkembi i Kavajës dhe dy godina të mëdha biznesesh në Lagjen 14 në Shkozet.

Vetëm njëra nga dy pronat e fundit është rreth 4 000 metra katrorë sipërfaqe ndërtimi ku kryehet aktivitet fasonerie dhe 2 000 metra katrorë tokë.

Ndërkohë që janë në fazën e verfikimit edhe prona të tjera si toka etj.(Alpenews.al)

11 komente në “Skandalet e fshehjes së pasurisë, që rrëzuan mitin e rremë të çiftit të lumtur të Prokurorisë”

  1. Dan says:

    Pse nuk arrestohen keto monstra?!?!?!?!?! E dime perse POR pse nuk arrestohen keto monstra Zoti Kryeminister??????

  2. vbc says:

    fshatare qe vuajne nga deliri i madheshtise

  3. Lili says:

    Arrestojini dhe sekuestroujini pasurine…kurvave te berishes…kriminele ne keq se kriminelet ordinere.

  4. MONDI says:

    More DAN po e thua shume bukur zoti Kryeminister. Kryeministri eshte i pari i ekzekutivit dhe jo i drejtesise . Drejtesia eshte e pamvarur dhe super e korruptuar ( bande kriminelesh ) . Kryeministri kete po ben po mundohet te beje rreforman ne drejtesi . qe po pengohet nga Sala ,Luli Likja dhe Kryemadhi . Thellohu para se te konkludojsh more DAN.

    1. Dan says:

      Eshte i egzekutivit Mondi eshte POR pervec llogjeve ne parlament dhe deklaratave ne TV nga Balla apo Rama nuk pame asnje iniciative per te diskutuar ne parlament kete mega korrupsion. Nje iniciative nha egzekutivi per ti ndaluar ikjen nga Shqiperia apo kthimin ne Shqiperi per te mos zhdukur gjurmet e vjedhjeve.
      Cfare ka bere shefi i egzekutivit pervec deklaratave ne medja???????? Hic gje….. lerini pordhet me rigon por flisni sic duhet perpara se tja faturoni gjithcka drejtesise…..

  5. IDJOTI I BATHORES says:

    @dan!!!!!!!!
    Per sa kohe qe vendin e shqipetareve e kane zene koqevare kosovare e ‘dana’ me daun qe e konsiderojne kryeministrin si Osman Gazepi ‘Pse nuk arreston’ njerez si e kemi zene te semes kemi per te ngrene!!!
    Kush akuzon kush veteton akuzen kush gjykon e arreston kreret e krimit saline like florine tere LLALLAT dhe EDVINE!?

    1. Dan says:

      Tani une s’kam ca te te them ty se ti je Idjoti i Bathores dhe te te them ndonje gje tjeter kam frike se te mburr…. keshtu qe qendro i lumtur si Idjot qe je ne Bathore.

  6. USA says:

    MBARUAN DITET E MJALTIT PER ROVENEN DHE LLALLEN ROVENA E KA ME TE LEHTE SE NXJER GOPIN DHE E HEDH HALLIN QE E KA ZENE KURSE LLALLA ÇA DO BEJE APO DO NXJERI GRUAN KETA BURGUN E KAN PAK PLERAT

  7. Thanasi qe ta plasi says:

    Tu konfiskohen pronat si dhe te dergohen ne burg

  8. Tarja says:

    Ne hapsane qente, atje e kane vendin. Pasuria tu konfiskohet nje per nje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje