Administrata Trump po vendos sanskione të reja ndaj 19 rusëve, të cilët mendohet se kanë ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.
Mes tyre janë 13 rusë ndaj të cilëve është ngritur padi nga prokurori special, Robert Mueller.
Sanksionet po ashtu përfshijnë ushtrimin e parë nga Kongresi, të autoritetit për të ndëshkuar Moskën për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane. Objekt ndëshkimi janë edhe zyrtarë që punojnë për agjencinë ruse të zbulimit për ushtrinë, GRU.
Departamenti i Thesarit tha se agjencia GRU dhe ushtria ruse kanë ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe se kanë qenë drejtpërdrejt përgjegjëse për sulmet kibernetike të njohura si NotPetya, që goditën bizneset në mbarë Eruopën në qershor të vitit 2017.
Ndër personat e përfshirë në aktpadinë e Robert Muellerit, është edhe Yevgeny Prigozhin, i cili njihet si kryekuzhinieri i Presidentit rus Vladimir Putin.
Sanksionet e reja të administratës amerikane prekin edhe Agjencinë e Kërkimeve në Internet, për të cilën zoti Mueller thotë se ka drejtuar në një masë të konsiderueshme ndërhyrjen kibernetike ndaj zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.(VOA)
Atehere automatikisht Portokalli duhet te jape doreheqjen sepse ruset e sollen ne pushtet.
haaaa keta jane ber qesharak deri ne piken e fundit, sanksione krye guzhunjerit te putinit !!!!!po me cfare ka nderhure ne zgjedhjet e usa gushunjeri me pilaf apo fasule , per mendimin tim me fasule , sepse fasulet leshojne gaz , dhe ky gazi ka ber shum deme keto kohet e fundit, nuk po e mblidhni veten nga humbja ne siri , 7 vjet lufte , super fuqia usa , arabia saudite , qatar, israel ,turqi , pesuan humbjen e shekullit , poshterimin qe u beri populli sirian , me ndihmen ruse dhe iraniane , tani u vini sanksione gushunjerve , dhe piatalarsve,u kan ngelur vec fshesaginjt pa sanksione , po nuk u vuren ata me perpara fshesen atomike
Ne fakt ruset e vune dhe ruset po e heqin
Ne fakt ruset e vune dhe ruset po e heqin …..
Ne fakt ruset e vune dhe ruset po e heqin ……..
hhahha
hhahhajjjjj