Seriali turk për Sulltanin shkakton shqetësim në Kosovë

15 Mars 2018, 21:30Rajoni TEMA

Një nga prurjet e fundit televizive të Turqisë, një serial që madhëron një sulltan të ashpër osman, po nxit debate të reja rreth përdorimit të «fuqisë së butë» nga Turqia në Ballkan.

Ndër shumë seri të tjera televizive turke, publiku në Kosovë së shpejti mund të shohë «Payitaht Abdulhamid» – historinë e sulltanit osman, Abdylhamit II të shekullit të ‘19, prodhuar nga transmetuesi publik turk, TRT. Në këtë serial të njohur televiziv, Sulltani i fundit që ushtroi kontroll të efektshëm mbi Perandorinë Osmane të thyer, portretizohet si një sundimtar i virtytshëm që doli nga rruga e tij për të ruajtur ligjin dhe rendin në të gjithë Perandorinë e zvogëluar. Seriali gjithashtu sugjeron që fuqitë e mëdha europiane grabitqare, agjentët europianë brenda Perandorisë Osmane, sionistët dhe intelektualët liberalë ishin kryesisht përgjegjës për shpërbërjen e perandorisë.

Ndërkohë që serialet turke janë parë me padurim në të gjithë Ballkanin, ky projekt i veçantë ka shkaktuar një debat të ri në Ballkan dhe posaçërisht në Kosovë rreth përdorimit të revizionizmit historik dhe imazheve të idealizuara të periudhës së vonë perandorake osmane për arsye politike bashkëkohore. Pjesërisht kjo është për shkak se presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan, është një mbështetës i madh i Abdylhamitit II, sipas ekspertëve, të cilët përmendin deklaratat e Erdoanit, ku ai e merr Sulltanin si model.

Omer Faruk Topal, doktorant në departamentin e historisë në Universitetin Binghamton, thotë se Abdylhamiti II është «një shembull i rrallë i sulltanit osman të një periudhe më të vonshme që ende tërheq vëmendjen». Topal tha për BIRN se shumë mendimtarë islamikë të epokës së Abdylhamitit ishin përkrahës të parlamentarizmit dhe të konstitucionalizmit, megjithatë, dhe kështu kundërshtuan sundimin vetjak të Abdulhamidit. «Megjithatë, islamikët e sotëm [që e mbështesin Erdoanin në Turqi] kanë rindërtuar personalitetin e Abdylhamitit», thotë ai, duke shtuar se «ai është një figurë e nderuar për grupet pan-islamike, sepse e ringjalli statusin e Kalifatit dhe përdori së tepërmi simbolizmin fetar, i cili është akoma tërheqës për shumë njerëz». Topal thotë se Abdylhamiti konsiderohej mbrojtës i botës myslimane kundër ndërhyrjes perëndimore dhe kështu u bë një personalitet «frymëzues» për politikanët aktualë si Erdoan. «Sundimi i tij i gjatë, personaliteti këmbëngulës dhe karizmi fetar krijuan një kapital politik të qëndrueshëm që ka frymëzuar politikanët konservatorë në Turqi», tha Topal.

Erdoan vetë i bëri thirrje së fundmi TRT-së që të përkthejë serinë televizive, të shtojë titrat sa më shumë që të jetë e mundur dhe pastaj ta eksportojë atë sa më shumë të jetë e mundur në vende të ndryshme. «Ne duhet të eksportojmë këtë seri televizive te vendet e Gjirit, në vendet europiane dhe në shumë rajone të ndryshme», tha Erdoan në një fjalim të mbajtur në 100-vjetorin e vdekjes së Abdylhamitit II, në Pallatin Yıldız në Stamboll, më 10 shkurt. Pallati u zgjodh me kujdes për këtë rast, pasi u ndërtua si qendër politike e Perandorisë Osmane nën sulltanin e ndjerë. I parë si një simbol i sundimit të Abdylhamitit II, pallati u ruajt nga njësitë myslimane shqiptare, boshnjake dhe arabe.

Erdoan gjithashtu u bë udhëheqësi i parë i shtetit turk që filloi të përdorë pallatin Yildiz për qëllime zyrtare. Ai priti disa udhëheqës, duke përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin, kancelaren gjermane, Angela Merkel, anëtarin boshnjak të presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegoviq, dhe shumë të tjerë në pallat.

Enver Robelli, redaktor në «Tages Anzeiger» me seli në Zürich, tha për BIRN se si një «politikan populist me ambicie neo-osmane», Erdoan ka provuar në këtë dhe mënyra të tjera për ta paraqitur Perandorinë Osmane si një forcë pozitive. Robelli vuri në dukje se Erdoan përdor retorikën neo-osmane dhe i referohet Bosnjës si provincë osmane, ndërsa për Kosovën thotë se është Turqi siç është Turqia Kosovë. Ai shton se Turqia ka prodhuar një numër filmash dhe dokumentarësh që synojnë të popullarizojnë idenë e Perandorisë Osmane. «Kjo është një përpjekje për të arritur hegjemoninë kulturore në Ballkan», shtoi ai, duke kujtuar si një shembull tjetër, një mini-seri biografike televizive për udhëheqësin boshnjak, Alija Izetbegoviq, të realizuar nga TRT. «Për shkak të fuqisë financiare turke, Ballkani duhet të jetë i përgatitur për filma të rinj nga regjisori Erdoan», vazhdoi Robelli, me ironi. «Ka edhe filma për sulltanë të tjerë me të cilët autokratët aktualë turq pëlqejnë ta krahasojnë veten», shtoi ai. Qëllimi i Erdoganit, tha Robelli, është «të ndalojë kritikat e anëve të errëta të sundimit osman».

Turqia ka kërkuar shumë kohë për të forcuar pozitën e saj në Ballkan nëpërmjet mjeteve politike, ekonomike, fetare dhe kulturore, mjeteve shpesh të njohura si «fuqi e butë». Gjatë dekadës së fundit, qeveria turke e ka ndjekur këtë qëllim nëpërmjet krijimit të institucioneve të ndryshme. Ato përfshijnë Agjencinë e Ndihmës Turke, TIKA, Institutet «Yunus Emre», universitetet dhe mediat të mbështetura nga shteti turk që transmetojnë në gjuhët rajonale. Rritja e investimeve turke në rajon dhe aktivitetet në rritje të OJQ-ve turke dhe institucioneve të tjera shtetërore janë komponentë të rëndësishëm të të njëjtit qëllim.

Ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë dhe akademikët pajtohen se politikat e Turqisë ndaj Ballkanit bazohen kryesisht në ndjekjen e kësaj strategjie të fuqisë së butë. Analisti nga Kosova, Birol Urcan, pajtohet që Turqia përpiqet të ushtrojë një ndikim të fortë kulturor jashtë kufijve të saj, por thotë se përpjekje të tilla vijnë edhe nga vende të tjera. «Unë nuk mendoj se kjo tendencë është kërcënuese, krahasuar me intensitetin e ndikimit kulturor që vendet si SHBA dhe Rusia përpiqen të ushtrojnë në pjesë të ndryshme të botës», tha Urcan për BIRN. Ai shtoi se partia qeverisëse e Drejtësisë dhe Zhvillimit në Turqi, AKP, e themeluar nga Erdoan, është konservatore me disa dallime ideologjike ndaj partive të tjera konservatore në BE.

Ndërsa ekspertët mendojnë për kuptimin dhe misionin më të gjerë të serialit televiziv, prodhuesit e saj thonë se gjëja kryesore është se prek zemrën e audiencës televizive. «Megjithëse kemi prodhuar vetëm nëntë episode, ne kemi marrë disa oferta nga Amerika Latine, Ballkani dhe Lindja e Mesme për ta transmetuar atë», tha për shtypin vitin e kaluar, producenti i serialit, Serdar Ogretici.

Kurtulus Zeydan, koordinator i TRT-së, thotë se stacioni televiziv ka për detyrë të përmbushë kërkesën popullore dhe kjo seri televizive u përgjigjet kërkesave sociale dhe historike të shumë njerëzve.

Adnan Merovci, kreu i Komisionit të Pavarur për Media, KPM, tha për BIRN se stacionet televizive turke janë të lira të shfaqin seriale në Kosovë për sa kohë që ato janë në përputhje me legjislacionin e Kosovës. «Ne kemi pasur disa raste kur disa përmbajtje të dhunshme janë transmetuar në një kohë kur fëmijët mund të ishin pjesë e audiencës», vuri në dukje Merovci. «Përndryshe, KPM-ja nuk kontrollon përmbajtjen e serialit televiziv të transmetuar. Ajo thjesht monitoron përmbajtjen e ofruar nga shërbimet e medias audio-vizuale dhe vlerëson nëse ato përputhen me ligjin», shtoi ai.

(BIRN, kallxo.com)

33 komente në “Seriali turk për Sulltanin shkakton shqetësim në Kosovë”

  1. Njani says:

    Titulli nuk ka asnje lidhje me shkrimin, shkrimi nuk ka lidhje me asgje, pervecse te tregoje se nje nder te cituarit eshte Enver Robelli (qe sic duket eshte poashtu perkthyesi dhe derguesi i ketij shkrimi ne Tema) . Shkrim kot, as fillim, as fund, nje rremuje fjalesh per te treguar tentimin per ndikim te Turqise ne Kosove (edhe me gjere). Cfare kuptimi ka ky shqetesim kur Serbia eshte kembkryq e ulur ne cdo “ode kosovare” ku mund te merret ndonje vendim. Merzitet Robelli dhe “enveret” tjere nga kjo?

  2. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    hahahaha,sulltan i ”bute”!?
    qe te kuptoi dikush ”butesine” e sulltanit,kujtoni krimet makabre te muslimon brothers ne vatan………..una rraza una facia!

    1. Shigjeta says:

      Ti mos u tall , dhe mos u ironizo , po te shikosh stacionet greke te mbytura me seriale spunopera turke nuk do komentoje fare , bile o ” sulejman o megaloprepis ” beri namin ne greqi ne perqindje te teleshikimit dhe jo nje here por te dhene disa here ……keshtu qe para se te godasesh tjetrin , shiko kush je , eshte e pakta nese ke sado pak cipe ……..

  3. pedro i ri says:

    stop propagandes neo osmane ne trojet shqipetare

  4. Flm says:

    Mungasa e komenteve per kete teme kaq te nxehte qe po ndodh, tregon se sa te zhgenjyer jane Shqipetaret nga “vellezrit” e tyre Turq.
    …….
    E kame then dhe po e them vazhdimisht, ndikimi Neo-Otoman ne Shqiperi eshte shume e rezikshme per ekzistencen e Kombit Shqipetar, por edhe per Paqen ne gjithe rajonin.
    …….
    Mos u zhgenjeni nga fjalet e medha, nga investimet e medha, nga premtimet e medha …. te gjitha keto jane manovra Sulltanesh, dhe jo miqesira dhe vllazerira.
    ……
    Investohen shuma te medha qe Shqiperia te armiqesohet me fqinjet dhe Evropen e Krishter.
    Frenimi i Shqiperise ne BE eshte synimi kryesor i Neo-Otomanizmit.
    ……
    Jane vite vendimtare dhe historike per te ardhmen e Shqiperise …. duhet te jemi te vet dijshem per “Lojen e Madhe” te Erdoganit ne Ballkan, duke shfrytezuar besimin Islam te popullatave Islamike te Ballkanit.
    …….
    Kujtoni vetem qe Erdogani (ky “besimtar” i flakte) sa paranoik, c’njerezor dhe hakmares eshte me vet popullin Turk, qe nuk e mbeshtet.
    Sa paranoik dhe kriminel eshte me me kedo qe e kundershton, si perdor injorancen dhe fanatizmin e popullit te vete, nuk nguron te perdori dhe femijet me shpallje dhe thenie makabre, ne propaganden e vet.
    …….
    Kuptojeni nuk kemi as edhe nje lidhje me ate kultur dhe mentalitet, orientimi tone i vetem eshte Europa.

    1. Aldo says:

      Car je duke thene ore FLM?! Shqiptaret ne rrezik nga neo otonomanizmi.?! Mos te ishin shqiptaret nen Osmani sot do te ishin zhdukur sic jane zhdukur alvanitasit e Greqise. Edhe ato kokrra qe kane mbetur nuk guxojne te flasin gjuhen shqipe. Dhe ne kohe te Osmanise Athina fliste shqip. Karagjoz.

      1. Klimax says:

        Arvanitasit more Aldo e flsinin gjuhen e tyre deri ne ditet e sotme, qe do te thote edhe shtate breza te tjere te familjeve arvanitase ne 150 vjet mbas shporrjes se osmaneve! Humbja e gjuhes eshte normale ne epoken e sotme dhe nuk ka lidhje me guximin apo friken e perdorimit te gjuhes ashtu sic ndodh edhe ne SHBA e vende te tjera me brezin e dyte e te trete te emigranteve.
        Mos te ishin osmanet ne Ballkan, shqiptaret jo vetem qe nuk do humbisnin identitetin e tyre sic e humben me sundimin osman, jo vetem qe nuk do te pergjysmoheshin sic u pergjysmuam me largimin e qindra-mijra arvanitasve drejt trojeve greke e italiane, por ndoshta rilindja shqiptare nuk do te niste ne fundin e shek XIX, por disa shekuj me pare ashtu si dhe rilindja europiane!
        Ti dhe te tjere si puna jote harroni qe Perandoria Osmane lejonte vetem mesimin e gjuhes osmane dhe harroni qe shqiptaret zyrtarizuan alfabetin latin dhe te shkruajturit nga e majta ne te djathte disa vjet mbas pavaresise se vendit, harroni qe gjuha u pastrua nga qindra fjale turko-arabe vetem ne fillimin e viteve 1970 me gjuhen e re apo letrare shqipe!
        Te deklarosh sot se Perandoria Osmane “shpetoi shqiptarizmin” kur shqiptaret nen sundimin e tyre nuk njihnin gjuhen e shkruar shqipe, nuk njihnin alfabetin e tyre, ishin 99% alfabet, dhe mbi te gjitha kur popullsite e islamizuara nuk njihnin identitetin e tyre kombetar, verteton injorancen, idiotizmin dhe rrezikshmerine e ketyre deklaratave!
        Neo-otomanizmi eshte kercenimi me i madh i shqiptareve ne ditet e sotme!

        1. Illyria-Shqiperia says:

          Kete rradhe jam dakord me ty Klimax! Kunder turqeve te urryer e tipave Dumbabe prej Shqiperi. Kunder cdo gjeje turke.

        2. Glauk says:

          Jevgu ” kilmax” me lejo te te kurjoj dicka, qe ne m,esjete dhe para viteve 1830 nuk ka pasur ndonjehere ” troje greke”.

          Arvanitasit pushtuan Morene dhe Atikne ne 1300 dhe 1400 dhe gjysma e populslsise ishte zhdukur dhe gjysma tjeter ishin arumune dhe romeje bizantine. Kane qene aty shume kohe para osmaneve dhe biles Bue Shpatat shqiptare ishin ata qe ushqhoqen per 30 vite lunften kunder osmaneve ne peloponez me shembull.

          Eshte zhvillimi indsutrial i viteve 1700 dhe 1800 qe i sollen zhvillime perandorake europes dhe jo rilindja meqe ra fjala. Perandoria osmane ishte shume me e zhvilluar ne sheujt e 16 dhe 17 se shumica e europes.

          Nuk e ka fajin perandoria osmane per gjuhen shqipe por vet shqiptare. Shqiptaret nuk e kishin ne tradite shkrimin e gjuhes se tyre. Edhe Pashallaret e pavarur shqiptare si Bushatllinjte apo Ali Pashe Tepelena, dhe as sundiesit shqiptare te Lindjes se sme te dinastite se Muhamed Aliut nuk eshte se bene remforam per te hapur qindra shkoll shqipe.

          Eshte mese normale qe te futehsin akronime osmane ne gjhen shqipe. Edhe sic u pastrua gjuha shqipe ashtu edhe Ataurku beri te njetjen gje, duke e kthyer gjiuhen nga osmanishte ( qe ishte arbaisht dhe persishst) ne turqishten e sotshme.

          Perandoria osmane ne ansje forme nuk e shpetoi shqiptarizmin, sepse shqiptaret ishn me te fortet e ballkanit kur osmanet erdhen ketu, por padyshim qe as nuk e dmetuan, sepse shqiptaret me pozicione ose jo, nuk e ndrysuan as gjuhe, dhe as zakonet e tyre ne perandorine osmane.

          Shqiptarizmi eshte demtyar shume em shume nga neo greket moderne, qe kane krijuar nje histori fallco duke mohuar historine e shqiptareve. nje fakt konkret eshte se gjysma e popullsise se greqise se 1850 ishte shqiptare per shembull.

          Epiri ishte dominim shqiptar.

          po sot ku jane gjithe keta shqiptare???

          1. a.f. says:

            Po mire more Glauk me emer ilir, nese arvanitasit pushtuan Greqine (Morene e Atiken) ne shek XIV, pse nuk vendosen gjuhen e tyre ne toka e pushtuara? Po Ali Pashai, ne Epir dhe mbas 500 vjeteve, pse ka perdorur greqishten si gjuhe zyrtare dhe jo shqipen? Ti thua qe nuk kishte grek dhe troje greke. Paskan qene turqit qe ruajten gjuhen e popullit grek, apo arvanitasit? Ose ti je i paditur, ose paguhesh per te bere rolin e budallait..

      2. Flm says:

        O koqe kandari, u Greqizuan dhe Serbizuan, sepse e dinin qe ishte shume me mire, se sa te Turqizoheshin.
        ……
        Greqizimi Arnvanitazve beri qe te mos te Turqizohej dhe Greqia dhe Serbia, se Shqipnia kishte vajt per “lesh”, 85% Islamizim i Shqipris, kjo i detyroj ata 15% te kalonin nga pala Greke qe mos te Islamizoheshin.
        Pra ju Kopiliat Turk-Arnaut i therret dhe i detyruat Arvanitasit te behen Grek dhe Arbereshet te behen Italian.

        1. beni says:

          Të lumtë, fjalët e një të krishteri ju duken bajate orientale?
          Në vuajm nga problemet e diversitetit kulturor,prandaj esht e vështir që të diskutojmë se ne jemi një komb,një komb ndoshta i sëmurë por kurrë i shëndetshëm bile do të thoja se shumica myslimane,vuan nga kanceri i orientalizmit ekstrem dhe fjalët e mendimet e një të krishteri i duken helm?
          Integrimi për t’a esht një thashethem i vjetër se bëhet luft për pushtet dhe humbet pushteti e sulltani e mbreti!!!!!

    2. papa Jani says:

      Po ja ju kemi ju bythqirat janullkes qe komentoni edhe per ne allvanoset…….

    3. Maelga says:

      Flm, e verteta dhemb, zemer.
      Prandaj edhe heshtin.
      Ne fakt ata jane tashme te otomanizuar.
      Nderruar fe, emra, zakone, tradita.
      Dhe mburren me fitoret e Babes.
      Ka otomanizim me te madh se ky?

      1. Iliri says:

        Emrat edhe mund te kene ndryshuar deri diku por asgje tjeter perpos kesaj. Mos i nngaterro shqiptaret me jevgjit neo grek si una jote me 180 vite histori.

        Konvertimi ndodhi qe shqiptaret te mbanin armet, dhe te merrnin pozicione te reja ekonomike dhe politike ne perandori.

        Zakonet dhe traditat shqiptare jane mijra vjecare dhe ne mbrojtjen e UNESCO-ndryshe nga sufllqaja siriane ne greqi dhe buzuki persian.

        Sa ker qe keta pashallarer dhe kryeminsitra shqiptare nuk e shfarrosen faren tuaj arumune nga faqja e dheut, se do kishim nje shqiperi nga bosnja der ne peloponez sot

    4. Ali Pashe Tepelena says:

      Mos flit ne emer te shqiptareve ti mor kopil i kurves greke. Ti nuk je shqiptar, por bastard i ndonje djali shqiptar qe kapi ndonje dropullite e la shtatzane dhe ikur dhe ti linde si bastard.

      Nuk ka kombe te krishtera, sepse shumica e te ashtquajturve kombe te krishtera jane krye qendra te degjenrimit. kush jane te krishtere, baxhelat angleze dhe gjermane apo kurvat rumune dhe serve, po kurvikcat e zeza greke??? pederastia, pornoja, tradhetia bashkeshortore etj??

      Erdognai nuk po ben anje lje, i lumte qe e ktheu Turqine ne superfuqi ekonomike dhe ushtarake dhe sikur shembullin e tij te ndoiqnin der ne nje far pike politikanet shqiptare , edhe jevgjit si puna jote nuk do flisnin ketu.

      Ne turqi shyqiptare jane ne krye te strukturave shteterore dhe turqia ka investuar 5 milliarde ruo deri tani dhe gjuha shqipe eshte ftur ne programet shteterore, flamujt dhe kenget shqioptare jane kudo etj,

      Kultura shqiptare eshte 3000 vite e vjeter dhe nuk ka lidhje fare as me mentalitetin e degjenruar perendimor dhe as me agje cka perfaweson perendimi qe kertu e 80 vite.

      Ti lutut qe te vazhdoje te ekzisotje BE qe mos te vijne parashtustet turq ne mes te athines.

      E ardhmja e kombit shqiptar eshte fuqizimi ekonomiko ushtarak-industrial dhe jo kultura jote jevgjite noe greke apo pornot e europes

      1. Poli says:

        Tamam ali Pasha qenke, dredharak I pabese dhe mbi të gjitha injorant, që kur vlerat e perëndimit na qenkan porno, baxhellat apo harrove baxhellat tona që mbushin trotuaret e europes, droga dhe krimi. Kjo është kultura që kanë futur shqiptarët në europe se per 3000 vjet as që edhe bëhet fjalë

  5. Ardi says:

    Sulltan Abdyl Hamidi iniciatori dhe themeluesi i shtetit shqiptar. I mbajtur fshehur nga historia komuniste. I cili coj me mision Ismail Qemalin ne trojet shqiptare per themelimin e shtetit shqiptar. Gjigand i pavdekshem.

    1. King Bardhyl says:

      Eshte e vbertete kjo pjes,e por edhe e demtoi shume perandorine osmane gjate viteve 1880 kur nuk lejopi fillimisht parlamentin.

    2. Illyria-Shqiperia says:

      Ku I ke degjuar keto perralla injorant? Ne Turqi ti kane thene, apo ne Kuran? Nese nuk do te lexosh historine ne Shqip, shko lexo ne anglisht ose hap te pakten wikipedia e lexo per luftrat ballkanike e per Turqine tende ne to. Apo dhe ato I ka manipular Enveri, qe ju befte dita 1000. Cope mishi me dy sy. Shko me mire endej nga ke origjinen, kopil Turqie. Cna ka gjet me ju.

  6. Arben says:

    Kjo foto na kujton ato kenget me callma anadolli, me turgut pasha e sinan pasha,qe vinin ne vendin tone gjoja per te vendosur rregull,se NE shqiptaret sipas tyre ishim injorante ndersa anadollaket shtetformues e te rregullt. Ataturku callmat i hoqi me kushtetute para 100 vjetesh. Na i kujton erdogani, aleati momental i ruseve dhe serbeve. Per pushtetin e tij shiti popullin e mrekullueshem turk tek ruset. E keto te fundit sic lane ne balte enverin e shqiperise ne vitet 50 po ashtu do lene ne balte edhe erdoganin e turqise,diten me te bukur te jetes se tij.

  7. arben says:

    Per fat te keq viktime eshte bere gjithe Ballkani.Kur te tille seriale turq qe nuk jane gje tjeter vecse forma moderne te invazionit turk ne shtetet ballkanike shikohen edhe ne Greqi qe eshte armikja e perbetuar e Turqise vaj medet per shtetet e tjera si Kosova.Duhet te ndalohen me ligj te tilla filma qe propogandojne periudhen me te eret te historise se ketyre vendeve kur u pushtuan e masakruan nga Perandoria Osmane.Eshte njelloj sikur Gjermania apo Italia te prodhonte filma propagandistike per kohen e fashizmit e popujt e Europes ti shikonin ato neper televizionet e tyre.As mendja me e semure nuk do guxonte ta mendonte kete gje pale ta realizonte.E njejta gje duhet te ndodhe edhe me propaganden fyese te Turqise ndaj popujve te Ballkanit.

    1. Toni says:

      Po sipas rrenave te historise komuniste dhe te importuara ne histori nga armiqte e osmaneve. Eshte keshtu sic thua ti Arben. Por perandoria Osmane shumicen e periudhes se saj eshte udhehequr nga shqiptare. Duke perfshire jo vetem kryemistrat dhe administraten por dhe sulltane me origjine shqiptare.Sipas trushplarjes tende qe ke rene viktime e historise se rreme. I bie qe shqiptari te kete pushtu shqiptarin.

      1. F. K says:

        Jo nga shqiptarë o merhum por nga servile

  8. pa demagoxhi says:

    Serialet turke në Kosovë shikohen nga gjeneratat e vjetra që janë për hërë ma pak brezat e rinj janë të pakët Turqia është drejt fuqizimit të pandalshëm dhe mbroja e vërtet e shqiptarëve në Jugosllavi pas Shqipërisë ishte Turqia në 81 pars trazirave në Kos.di që një gjeneral i Turqisë ishte në Beograd po ashtu gjatë luftës Turqia ka stehu numrin ma të madh të përndjekurve pas Shqiprisë por Turqia deri vonë ishte e varfër edhe për vehte manipululusit E Robeli duhet thënë se Kosova po bëhet koloni e Gjermanisë

  9. mik says:

    Nuk ka fatkeqsi te Shqiperise, qe ne nje menyre apo tjeter, mos te ket lidhje me pushtimin turk. Asht me t’ba pershtypje, qe edhe sot, si popull, i konceptojm gjerat alla – turka.

  10. Para Laci says:

    Domosdo qe serialet turke do jepen edhe ne Greqi se edhe atje ka karaxhaferra sa te dush.

    1. Flm says:

      Karaxhaferet, Karamalinjt, Karaiskaqet, …. i futen Kallamin Turqis dhe e cuan ne thellesi te Anadollit, sepse edhe nen pushtimin Otoman ata Kara…. t ishin Jeorgj, Kostandin, Theodhor …. dhe nuk u Islamizuan ne Mehmet, Novruz, Ali …..
      …..
      Ato mbiemra ruhen per te treguar nje etap te erret te Historise, qe ne kete periudh te erret disa e mbajten Fene e Krishtere dhe emrat e stergjysherve, dhe disa Turkalvani Cemer dhe La-be, i shiten per perfitime, prona dhe para.
      Ato prona te “pa besise”, qe kerkoni sot nga Greqia.

  11. Turgut says:

    Ju qifsha turqin callmat dhe injorantat anadollak skemi nevoj per kulturen xhihadiste ne kemi kulturen tone 2000vjecare

  12. katarakti says:

    Na kane shtypur per 500 vjet. Na kane nderruar jo vetem fene, por deri edhe ADN-ne. Kane marre femijet si jeniçere dhe i kane degdisur ne shkretetirat e Anadollit. Pa i pare me kurre familjet e tyre. Nenen dhe babane, vellain dhe motren. Na lane pa nje shkolle, pa nje hekurudhe, pa nje rruge deri me 1912 -ten dhe disa “patriote” ketu, gjoja antigreke, jane gati t’i puthi bythen Erdoganit, sulltanit te ri te Turqise. Kete pune mund ta bajne vetem shqiptaret. Ne fillim te shekullit te kaluar nje rilindas ankohej: “Megjithese kemi bere aq shume per Turqine, ajo sot po na braktis dhe po na le ne dore te malazezit dhe serbit”! Per shume historiane Shqiperia ishte me e perparuar me 1440 ne kohen e princave shqiptare Vrana Konti, Lek Zaharia, Lek Dukagjini, Aranitasit, Muzakajt, Topiaj etj etj se me 1912 kur ne Shqiperi sundonin bejleret me origjine turke Verlacet, Toptanasit, Vrionasit e kompani. Nuk keni turp dhe beni tifozllik per Turqine, e konsideroni edhe mike, sikur po na shpeton nga Greqia! Se nuk jemi te zote t’i dalim vete balle per balle Greqise dhe fshihemi pas Turqise. Shajeni Enver Hoxhen, (bashke me mua), por ne kohen e tij grekut as ne enderr nuk i shkonte mendja te prekte nje cm te kufirit shqiptar. Shkaterruat gjithe vendin, e kthyet ne nje rrangalle dhe tani beni dava per Turqine. Turp.

  13. Opinion. says:

    Duhet ngrite ne kemb te gjithe Shqiptaret munder abuzimit te gjysherve tane viktima te terroreve turke gjate 500 vite Roberi.
    OBJEKTIVA TURKE tani e njofin edhe fenijet e vegjel,gjithe shqiptaret,evropa e bota,se nepermes asimilimit te shqiptarve ne turq,turqia ti afrohet me afer evropes dhe ta islamizoje.
    kete e thojn shume analiste e studjues te gjeopolitikave globale.
    Ka x shkrime ne internet.
    turku me tv filma seriale asimilon shqiptaret dhe falcifikon te gjithe Historin.
    provat konkrete,qe menjeher pas kuftes ne kosove dhe vdekjes ze enver hoxhes, turku ndertoje nijra xhania ne kosove e shqiperi.
    vizita e ahmet dovalgu ne tiran ku tha se tani nuk ju duhet me gjergj kastrioti skdnderbe,me nje fjale largone shtatoren nga sheshi i tiranes.
    largimi i bustit te skenderbeut nga salla e qeceris me viziten e erdoganit,perse vetem mos ta shofe erdogani trimin shqiptar evropian qe ja theu hubdet turqve 25 vite.
    Hapjen e sholla e kolegje turke ne shqiperi e kosove vetem per asimilime te shqiotarve be turq me fallcifikim historie.
    Nderimi i xhanis se madhe ne Tiran per nje pamje turke te jryeqytetit shqiptar.
    pra vete nonumebtet e objekte xhanijat turke luftojn identitetit e historin shqiptare.
    se vete xhanijat e urrejn rezistencen shqiptare junder pushtusve turq,dhe nu per kete e mbuluan shtetaren e skebderveut ne diten e bajramit ne tiran.
    shkurt dhe shqip.
    Turku ka bere plane te zeza qe ti asimiloj shqiptaret me te gjitha format e metodat.
    pra duhet nje irganizim gjithe kombetar si protedta e mirdites kunder flamurit turke dhe shkerdhyer motrat tv 21 kosove dhe tv klan shqiperi e tv tjera islamike.

  14. Opinion. says:

    Duhet ngrite ne kemb te gjithe Shqiptaret kunder abuzimit te gjysherve tane viktima te terroreve turke gjate 500 vite Roberi.
    OBJEKTIVA TURKE tani e njofin edhe femijet e vegjel,gjithe shqiptaret,evropa e bota,se nepermes asimilimit te shqiptarve ne turq,turqia ti afrohet me afer evropes dhe ta islamizoje.
    kete e thojn shume analiste e studjues te gjeopolitikave globale.
    Ka x shkrime ne internet.
    turku me tv filma seriale asimilon shqiptaret dhe falcifikon te gjithe Historin.
    provat konkrete,qe menjeher pas luftes ne kosove dhe vdekjes ze enver hoxhes, turku ndertoje mijra xhamia ne kosove e shqiperi.
    vizita e ahmet dovalgu ne tiran ku tha se tani nuk ju duhet me gjergj kastrioti skenderbe,me nje fjale largone shtatoren nga sheshi i tiranes.
    largimi i bustit te skenderbeut nga salla e qeveris me viziten e erdoganit,perse vetem mos ta shofe erdogani trimin shqiptar evropian qe ja theu hundet turqve 25 vite.
    Hapjen e sholla e kolegje turke ne shqiperi e kosove vetem per asimilime te shqiotarve ne turq me fallcifikim historie.
    Nderimi i xhamis se madhe ne Tiran per nje pamje turke te kryeqytetit shqiptar.
    pra vete monumentet e objekte xhamijat turke luftojn identitetit e historin shqiptare.
    se vete xhamijat e urrejn rezistencen shqiptare kunder pushtusve turq,dhe mu per kete e mbuluan shtataren e skenderbeut ne diten e bajramit ne tiran.
    shkurt dhe shqip.
    Turku ka bere plane te zeza qe ti asimiloj shqiptaret me te gjitha format e metodat.
    pra duhet nje organizim gjithe kombetar si protesta e mirdites kunder flamurit turke dhe shkerdhyer motrat tv 21 kosove dhe tv klan shqiperi e tv tjera islamike.

  15. d.didani says:

    Eshte e vertete qe telenovelat turke ,me historite e lavdishme te sulltaneve kane pushtuar televizionet e shume vendeve ne bote,duke perfshire edhe Ameriken latine.Kinematografia turke ka mundur te depertoje pikerisht tani me keto filma dhe me filma te shumte me tema familjare dhe shoqerore,me dashurira dhe vepra te bukura te njerzeve te mire,sepse kinemaja boterore eshte ne krize per te prodhuar kino drama.Shume vende ,sidomos hollivudi ,prodhojne filma komerciale,fantastiko-shkencore…etj. qe nuk mund te joshin publikun tradicional…Por te mendosh se filmat me sulltaner ,e helmojne trurin e njerzeve dhe e bejne njerzimin pro-turk ,eshte nje naivitet!.Jemi ne epoken e internetit,kur njerzit marrin informacion nga gjithe globi.Nuk eshte bota e izoluar qe te shikoj vetem filmat turq dhe te joshet prej tyre…! Ska asnje rrezik,Konjuktura te tjera levizin njerzimin drejt aleancave dhe preferencave!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. Y
    YourDoll JP

    wm dolls TPEセックスドールを修正するための少しずつのマニュアルあなたの傷ついたセックスドールを修正するための実用的なマニュアルビッグネームのセックスドールの一部は何ですか?ダッチワイフはどのように偽造インテリジェンスを適用しますか?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje