Singapori ka ruajtur pozitën e mëparshme si qyteti më i shtrenjtë në botë, sipas hulumtimit nga Njësia e Inteligjencës Ekonomike (EIU).
Pesë qytetet më të shtrenjta në botë mbeten të pandryshuara nga një vit më parë dhe përfshijnë, në rend zbritës, Parisin, Oslon, Zyrihun dhe Sidnejin.
Studimi i EIU përfshin 133 qytete në mbarë botën dhe përdor Nju Jorkun si një bazë krahasimi të dhënash. Raporti i Kostos së Jetës në botë vlerëson dhe klasifikon vendet që janë më të lira apo më të shtrenjta për të jetuar, sipas disa grupmallrash apo shërbimesh të marra në konsideratë.
Në këtë raport krahasohet kostoja e më shumë se 160 shërbimeve dhe produkteve përfshirë ushqimin, veshmbathjet dhe faturat e shërbimeve.
Singapori rezultoi të jetë 11% më i shtrenjtë se Nju Jorku për sende ushqimore bazë.
Dhe së bashku me Seulin, është vendi më i shtrenjtë në botë për rroba, “me çmime 50% më të larta se Nju Jorku”, tha në raport EIU.(monitor)