FMN kritikon programin 1 miliardë euro koncesione të Ramës

9 Mars 2018, 13:19Ekonomia TEMA

Pasi kritikat e bëra të ditura në raportin vjetor të publikuar vitin e kaluar duket se nuk bënë efekt, përfaqësuesi i FMN në Shqipëri Jens Reinke përsëriti edhe një herë publikisht nevojën për të pezulluar koncesionet e reja dhe për të mos përdorur të ashtuquajturat “propozime të pakërkuara”.

Nga Gjergj Erebara

Duke vlerësuar se kapacitetet administrative të qeverisë shqiptare për vlerësimin e cilësisë së projekteve të investimit janë “të papërshtatshme”, Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkoi që qeveria aktuale të mos firmosë “asnjë kontratë të re të madhe koncesionare”.

“Kuadri i punës së qeverisë për përzgjedhjen dhe priorizimin e projekteve të investimit, si dhe për vlerësimin e kostove dhe rreziqeve fiskale, mbetet i pamjaftueshëm sipas vlerësimit të FMN-së. Deri sa ku kuadër pune të mund të fuqizohet në mënyrë thelbësore, është më mirë që të mos firmoset asnjë kontatë e re e madhe PPP,” deklaroi përfaqësuesi i FMN-së për Shqipërinë Jens Reinke.

Kjo është një gjuhë me edukatë e cila do të thotë se FMN nuk e vlerëson qeverinë shqiptare si të aftë për të gjetur idetë më të përshtatshme për investime publike dhe gjithashtu e konsideron të paaftë për të llogaritur siç duhet kostot dhe rreziqet që mbartin kontrata të tilla për financat e vendit.

Por mungesa e racionalitetit në vlerësimin e kostove dhe përfitimeve nga kontrata të tilla koncesionare është verëm njëra anë e problemit. Ana tjetër e problemit, sipas FMN-së është përdorimi kundër çdo logjike ekonomike dhe juridike e mekanizmit të njohur si “propozim i pakërkuar”.

“Ne rekomandojmë që qeveria të tenderojë të gjitha projektet dhe të mos mbështetet në propozimet e pakërkuara”, tha Jenke në një përgjigje me email për BIRN.

Ligji aktual për partneritetin publik privat njeh dy mekanizma për dhënien e koncesioneve. Mekanizmi i parë është kur qeveria dëshiron të vë në punë një aset publik, fjala vjen, një lumë me potencial për prodhimin e energjisë elektrike dhe e hedh në tender këtë aset në bazë të kritereve të qarta, duke kërkuar oferta për, fjala vjen, kompanitë që pranojnë ta shesin energjinë e prodhuar nga hidrocentrali me një çmim sa më të ulët të jetë e mundshme. Por kjo nuk është skema që qeveritë shqiptare, ajo e shkuara dhe kjo aktualja, kanë pëlqyer. Ato kanë pëlqyer rrugën tjetër, në të cilën, një komnpani private pretendon se ka zbuluar një ide që qeverisë nuk i ka vajtur në mend, fjala vjen, ka zbuluar që në Shqipëri ekziston një lumë që mund të prodhojë energji elektrike. Në këtë rast, kompania bën një propozim te qeveria pavarësisht se qeveria nuk e ka kërkuar një propozim të tillë. Qeveria e gjykon propozimin dhe del në konkluzionin se ai vlen dhe si shpërblim, i jep propozuesit një bonus, një avantazh të paracaktuar në një tender që teorikisht do të pranojë oferta për këtë propozim. Në të vërtetë, kjo është rruga mbyll mundësinë për garë dhe paracakton fituesin.

Qeveria e shkuar dha në këtë mënyrë disa qindra kontrata koncesionare për ndërtim hidrocentralesh. Qeveria aktuale e shtyu më tej përdorimin e kësaj skeme, duke dhënë, jo vetëm kontrata për ndërtim hidrocentralesh, por edhe kontrata për ndërtim rrugësh. Kulmi duket se u shënua në rastet e hidrocentraleve të Skavicës dhe Poçemit. Në rastin e Skavicës, qeveria pranoi një “propozim të pakërkuar” nga një kompani turke duke i dhënë asaj një bonus. Tenderi dështoi sepse as kompania që kishte marrë bonusin nuk mori pjesë në tender. Në rastin e hidrocentralit të shumëdebatuar të Poçemit, një kompani tjetër bëri të njëjtën praktikë dhe në këtë rast ajo e mori kontratën koncesionare në një tender ku nuk kishte asnjë pjesëmarrës tjetër. Në të dyja rastet, parimi i ofertës së pakërkuar u shty përtej çdo imagjinate për shkak se hidrocentrali i Skavicës dhe ai i Poçemit janë projektuar nga shteti shqiptar që nga vitet 1970 dhe se nuk ka kurrfarë ideje novatore për të justifikuar pranimin e një oferte të pakërkuar.

Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk është parimisht kundër projekteve të partneritetit publik privat, të njohura në shqip më së shumti si koncesione. Por në rastin e Shqipërisë, FMN thotë se qeveria dukshëm nuk e ka aftësinë për të dalluar se çfarë leverdie ekonomike kanë për vendin këto projekte të tilla.

Qeveria aktuale ka propaganduar gjatë muajve të fundit një paketë të re të stërmadhe koncesionesh, të cilës qeveria i ka vënë emrin bombastik në anglisht ‘One Billion’. Në programin e qeverisë është bërë e ditur se disa rrugë, si rruga Tiranë – Dibër, apo një spital, (spitali rajonal i Fierit), bashkë me disa shkolla në Tiranë do të jepen me koncesion në këtë paketë.

Pak javë më parë, një lajm i publikuar në Televizionin Publik Shqiptar bëri të ditur se kompania e shumëdebatuar Gener 2 ka propozuar ndërtimin me koncesion të rreth 21 kilometrave autostradë përkundrejt çmimit të paimagjinueshëm prej 244 milionë euro. Me një kosto prej 12 milionë eurosh për kilometër, nëse bëhet realitet, kjo pritet të jetë një nga rrugët më të shtrenjta të ndërtuara në historinë e Shqipërisë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehu fillimisht shqetësime për kontratat koncesionare në raportin e saj vjetor për Shqipërinë, ku kërkoi mes të tjerash, që kostot e këtyre kontratave të llogariten si borxh publik nga një regjistër i veçantë nën menaxhimin e Institutit të Statistikave. Deri më sot qeveria nuk  ka marrë masa për të zbatuar këtë rekomandim.

Kontratat koncesionare afatgjata të tilla si koncesionet në shëndetësi, mbartin detyrime afatgjata për buxhetin e shtetit dhe janë borxh publik në të gjitha kuptimet me përjashtim të emrit. Vlera e përgjithshme e këtyre kontratave arrin në qindramilionë euro./birn/

7 komente në “FMN kritikon programin 1 miliardë euro koncesione të Ramës”

  1. mirel says:

    Partneriteti privat publik, dmth koncesionet perkethehet Borxh Publik. Dmth le te talli bythen Edi Ramuti me gjithe Arben Ahmeten me biliona euro..flitet nje bilion o milet, jo 10 milion, jo 100 million , por 1 bilion, po ja lerojne nenen si mushkat. Dhe te gjitha keto do i paguaje populli. I ndertojne ku te duan duke shkaterruar vendin, ta lene edhe faturen ne kurriz.
    Me nje bilion euro borxh, Shqiperia nuk e ngre koken dhe 100 vjet te tjera.
    Ky qe premtoi se do anullonte koncesionet e Saliut. Ky i ka rene me top fare.
    Nuk gjen me qelbesire te ndyre se dyshja Ramut- Ahmut.
    Shqiperia eshte ne dore te krimineleve dhe hajduteve.
    Ca prisni o popull.
    Doni akoma dhe nje bilion tjeter borxh ta paguani me sterniperit per sterniperit e pashallareve te RiPiSave
    1 bilion euro..cmenduri.

    1. Toni says:

      Sipas teje Mirelmut, “ekonomist i perkryer”, dhe sipas FMN si do te ndertohet Shqiperia kur Shqiperise i eshte bere nje propagande e tmerrshme nga Basha me esadistet si delja e zeze dhe asnje nuk afrohet te investoje. Dhe sigurisht FMN-se nuk i pelqejne qe qeveria shqiptare te mos marre borxhe nga FMN. FMN i sherben klienteve te saj qe kane inestuar para te FMN dhe duan fitime. E vetmja menyre qe te fitojne eshte qe Shqiperia dhe vende te tjera te marrin hua me perqindje te tmerrshme nga FMN. Qeveria shqiptare po ben nje pune te shkelqyer duke ftuar investitoret shqiptare qe te kontribuojne ne zhvilliminekonomik te Shqiperise. Si shembull, te gjithe instrumentat kirurgjikale te rinovuara jane bere me keto koncesione. Ato po ju sherbejne te gjithe pacienteve ne te gjitha spitalet. Keto spitale operonin me instrumenta qe ne kohen e Enver Hoxhes (50-70 vjecare). Keto instrumenta do te jene prone e qeverise ne 10 vjet. Qeveria nuk paguan asgje dhe i merr ne pronesi ne 10 vjet pa paguar as edhe nje qindarke. Sigurisht qe investitori shqiptar do te fitoje por ne fund te fundit pacientet shqiptare po marrin sherbime dhe ato instrumenta i kthen qeverise pas 10 vjetesh. Pra ku eshte humbja or ti Mirelmut.

  2. vlonjati says:

    Komunistat e karit nuk duhet ta lexojne kete lajme se ju vret syte, eshte propagande e armikut qe ka si qellim te nxij arritjet e qeverise se karit qe na drejton! Nen driten e udhezimeve te partise qe thote se mut-mut behet kalaja, breket e pista mos i laj fare se muti te ka marre shalet, dhe se kur njeri shok te qi ne bith ti patjeter duhet t’ja kthesh dhe shokut tjeter se ndryshe i ngel hatri, komunistat duhet ti bejne bllok ketij lajmi!

    1. Grigor says:

      Pse? Demek ti … je antikomunist? Qe kur keshtu? Apo njesoj si Berisha qe hodhi teseren e PPSH dhe u gdhi demokrat!!!!!
      Leri komunistat se nuk te prishin pune ata ty, por shiko opoziten qe nuk thote asgje per keto gjera. Apo edhe Gjergj Erebara eshte demokrat??!!!
      A nuk eshte turp qe opoziten nuk e ben PD por Gjergj Erebara? Edhe Edi Rama, ne Facebook, ben karagjozlleqe me katunare. Pse te mos beje? Qeveri pa opozite!!!!! Ke pare ndonjehere?
      Edhe Enver Hoxha kishte opozite – mendimin e lire ne kokat e shqipetareve nuk e vriste dot. Vetëm Saliu u mundua qe te vrase edhe mendimin, duke vrare shpresen.
      Po nuk pati opozite Edi Rama, do ta kemi peshqesh edhe per nja tete vjet. Nuk e leme kollaj pushtetin ne shqipetaret.

  3. ashtu o posi! says:

    Domosdo qe FMN nuk i do1 mil.dollaret e shqiptareve te futen ne pune.Sepse FMN kerkon qe shqiptaret te ndjekin prapa FMN per 5 kacidhet qe jep FMN nga te cilat shqiptaret i kthejne 1000 fishin.
    Nese nuk do kish shtete qe ti puthnin b…. FMN-se nga do i shumfishonte parate pastaj FMN?

    1. mirel says:

      Po ik mor qelbesir. I paska futur ne pune dollaret. Si puna e naftez qe po le punetoret pa buje, lere me te tjeret.
      I kane futur ne xhep o kerma te Ramutit.
      Dhe doni te fusni popullin ne borxh me 1 bilion te tjera.
      Ju duheni djegur te gjalle. Pisa.

  4. Projekti says:

    Kina sipas ekonomisteve ka bere vitet e fundit rritjen ekonomike me te shpejte qe ka pare historia, e marre ne vlere monetare. Arsyeja kryesore eshte aftesia e qeverise kineze per te bere investime te medha ne infrastrukture pa marre borxh ose bere koncensione, por duke paguar direkt me para te buxhetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje