Skema e re e ndihmës ekonomike e miratuar nga qeveria Shqiptare ka marrë mbështetjen e plotë dhe vlerësimet nga Banka Botërore.
Banka Botërore përmes një deklarate thkeson se progresi i arritur deri tani ne zbatimin e projektit eshte vleresuar si i kenaqshem.
Rezultatet e arritura tregojne qartë qe projekti po arrin objektivat dhe qellimet e tij kryesore. Bazuar ne anketimin kombetar zyrtar te familjeve (Anketimi i Buxhetit te Familjeve) jane shenuar permiresime ne targetimin e programit.
Krahas këtyre vlerësimeve të Bankës Botërore e cila thkeson se ky projekt mbeshtet perpjekjet e qeverisë për të targetuar në menyrë me efikase burimet për shtresen më te varfër dhe në nevojë, ky institucioni ka rrëzuar deklaratat e njëpasnjëshme të opozitës, e cila në çdo seancë parlamentare paraqitet me tekste të tejzgjatura deklaratash plot figuracione letrare për të pordhuar dramë dhe show të panevojshëm në lidhje me këtë skemë e cila sipas tyre ka përjashtuar shumë individë nga përfitimi i ndihmës.
Banka Botërore në deklaratën e saj vijon: “Programi i NE, integron te varfërit që ishin përjashtuar më parë dhe pastron skemën përmes reduktimit te rasteve të mashtrimeve dhe gabimeve.”
Deklaratat pa fakte të Partisë Demokratike dalin qartësisht të pabaza dhe inskenime poltike për tu bërë forcërisht ” të pëlqyeshëm” para elektoratit që po humbin dita-ditës duke mos kursyer as shtresat në nevojë për ti bërë pjesë të popagandës së tyre.
-Deklarate e Maryam Salim, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri
“Ditet e fundit kemi verejtur me shqetesim disa raportime te pasakta te publikuara ne media ne lidhje me Projektin e Modernizimit te Asistences Sociale ne Shqiperi, financuar nga Banka Boterore.
Objektivi kryesor i ketij projekti eshte mbeshtetja e zbatimit te reformave per te permiresuar barazine dhe eficiencen e programeve te asistences sociale ne Shqiperi. Ky projekt mbeshtet perpjekjet e qeverise per te targetuar ne menyre me efikase burimet per shtresen me te varfer dhe ne nevoje, duke perfshire ne Programin e Ndihmes Ekonomike, te varferit qe ishin perjashtuar me pare dhe duke pastruar skemen permes reduktimit te rasteve te mashtrimeve dhe gabimeve. Projekti eshte hartuar mbeshtetur ne eksperiencen e nderkombetare qe lidhet me fuqizimin e programeve te asistences sociale.
Procesi pilot per zbatimin e formules qe percakton te drejten per perfshirje ne Programin e Ndihmes Ekonomike ka filluar qe ne vitin 2014 ne tri rajone (Tirane, Durres dhe Elbasan), te cilat perfshijne gjysmen e popullsise se vendit dhe qe nga Janari i ketij viti po shtrihet ne shkalle kombetare. Ky eshte nje proces i gjate me permiresine te vazhdueshme per te shmangur pasaktesite ne targetimin e grupeve te duhura ne nevoje.
Progresi i arritur deri tani ne zbatimin e projektit eshte vleresuar si i kenaqshem. Rezultatet e arritura tregojne qarte qe projekti po arrin objektivat dhe qellimet e tij kryesore.
Bazuar ne anketimin kombetar zyrtar te familjeve (Anketimi i Buxhetit te Familjeve) jane shenuar permiresime ne targetimin e programit si p.sh. perqindja e perfitimit te Ndihmes Ekonomike per 10 perqindeshin e grupit te me te varferve eshte rritur nga 34 perqind ne vitin 2009 (si viti baze) ne 45 perqind ne vitin 2015.
Nderkohe, mbulimi i 10 perqind te grupit me te ardhura me te larta ne kategorine e perfituesve eshte ulur, si rezultat i kontrolleve dhe inspektimeve me te forta per te shmangur abuzimet. Pritet qe mbulimi i pergjithshem i me te varferve te rritet bazuar ne te dhenat zyrtare me te fundit.
Prjojekti i Modernizimit te Asistences Sociale eshte hartuar ne bashkepunim te ngushte me qeverine shqiptare dhe ka nisur zbatimin qe prej vitit 2012 nga Ministrite perkatese dhe Sherbimi Social Shteteror. Banka Boterore ka ndjekur se afermi procesin e zbatimit te tij, duke ofruar keshillim dhe mbeshtetje te vazhdueshme.”(lexo.al)