Shqipëria kushton 153.6 miliardë dollarë

6 Mars 2018, 08:10Ekonomia TEMA

Shqipëria, duke përfshirë njerëzit, pasuritë natyrore dhe prodhimin kombëtar është çmuar me 153,6 miliardë dollarë prej Bankës Botërore, në një vlerësim të fundit për pasuritë e kombeve, sipas të dhënave që i përkasin vitit 2014.

Vlerën më të madhe e ka kapitali human (njerëzit) me rreth 66  miliardë lekë, duke zënë kështu 42 për qind të totalit të vlerës së pasurisë së Shqipërisë, raporton Monitor.

Më pas për nga vlera vjen prodhimi kombëtar i vendit me rreth 54 miliardë lekë 34 për qind e totali.

Ndërsa pasuritë natyrore të vendit tonë ku janë përfshirë pyjet, tokat bujqësore dhe zonat e mbrojtura janë vlerësuar nga Banka Botërore me 38 miliardë dollarë,  duke zënë 24 % të totalit të vlerës së Shqipërisë.

Banka Botërore vlerëson se pasuria e kombeve u rrit ndjeshëm midis 1995 dhe 2014 dhe vendet me të ardhura të mesme po arrijnë në vendet me të ardhura të larta në aspektin e pasurisë që zotërojnë .

Vendet më të ardhura të ulta gjatë kësaj periudhe kanë shkuar drejt nivelit të mesëm.

Megjithatë, llogaritë e pasurisë globale tregojnë gjithashtu zhvillime shqetësuese.

Disa vende me të ardhura të ulëta, veçanërisht në Afrikën Sub-Sahariane, panë një rënie në pasurinë për frymë për shkak se rritja e shpejtë i ka tejkaluar investimet.

Banka Botërore ka gjetur gjithashtu se në 12 vende përqindja e njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme është rritur gjatë dekadës së fundit.

Duke parë këtë prirje shqetësuese përmes treguesve të kontabilitetit të pasurisë, shihet se popullsia në rritje mund të përfitohet nëse ka një sistem arsimor të mirë.

Në vendet me të ardhura të larta, llogaritet kapitali njerëzor përbën 70 për qind e pasurisë, ndërsa për vendet me të ardhura të ulëta, kapitali natyror është akoma aseti më i madh.

Nga 24 vendet që kanë mbetur me  të ardhura të ulëta që nga viti 1995, 13 janë klasifikuar si shtete të brishta dhe konfliktuale dhe nga këto shumica janë të pasura me burime natyrore.

Kjo na ndihmon shih më mirë lidhjet midis varfërisë, brishtësisë dhe qeverisjes.

9 komente në “Shqipëria kushton 153.6 miliardë dollarë”

  1. Ali Pasha says:

    Jepjani Trampit

  2. beni says:

    Shiteni të shpëtoj tër populli,por jo për amerikanët?

    1. Flm says:

      Shqiperia ka 500 vjet qe eshte e shitur tek Turku. Jo vetem Shqiperia por Kosova dhe “maqedonia”.
      U shit pa vler monetare vetem duke na shkerdhyer 500 vjet pa pushim, u asimilua DNA-ja e Arberit.
      U beme me Arab se Turqit.

  3. beni says:

    Kush mendon se një dit do të bëhet,ai esht karr bile në dy sy!!
    Besimi i tër popullit ka ren ne 0 sepse ktu nuk bëhet asgjë për popullin s’ka rëndësi kush e ka qeverin e shtetin!
    I njeri kështu ka për të ngel tër jetën,kështu esht krijuar ky sistem,sidomos kur bëhet fjalë për islamizmin që esht prezente në Shqipni?

  4. Albani says:

    Thjeshtojeni ta kuptojme,kush pidh kurve cmonka vleren e njerezve,a mos e Kristin lagard apo e atyre qe e vune atje.
    Sipas kesaj,paskan te drejte ata qe komentojne ketu e thone sa e shpifur me qen Shqipetar,sepse Greqia vetem prodhimin e pergjithshem vjetor (PPB,GDP) e ka 200 miliarde euro e barabarte me 225 miliarde dollare

    1. Bill Gato says:

      Njerezit bejne zero leke (jo dollare) , 153 miliarde bene Shqiperia se njerezit nuk i do kush , nuk kane vlere !!!! Po te shitet Shqiperia me mallin brenda (njerezit) i bie vlera gati gjysem per gjysem !!!

  5. butrinti says:

    C’JAQNE KETO BUDALLALLEQE QE PERCILLNI O MERO. VETEM BAKER APO KROM APO POLIMETALE VEC E VEC SHQIPERIA KA SHUME ME SHUME SE KAQ . NUK PERMENDA BURIMET E TJERA .

  6. kashi says:

    kaq shume, nuk e blen njeri

  7. H says:

    Jashtë shtetit është shtruar me flori. Në Shqipëri çdo gjë ka mar fund. Edhe kafenetë kanë marr fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール 通販

    150cm ラブドール なぜ男性は賢明なダッチワイフを購入するチャンスに飛びつくのですか?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje