Ahmetaj: Ndërtimi u nxit nga rritja e huave për këtë sektor

2 Mars 2018, 12:46Ekonomia TEMA

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmetaj deklaroi se ritja e sektorit të ndërtimi i atribuohet rritjes së huave për ndërtim.

Në një konferencë me gazetarët ministri tha se kjo tezë rrëzon qëndrimet politike apo emocionale të çdo kujt

Ndër të tjera, ai tregoi se huaja për pasuritë e paluajtshme është rritur me 6 %.

“Do t’ju lutesha të shihnit lejet e Bashkisë së Tiranës në vite. 24.9 mld në 2014 dhe 24.79 mld në 2017. Ky është një tregues shumë i rëndësishëm”

Ministri përmendi edhe uljen e papunësisë në vend.

“Punësimi u rrit në 2017 , krahasuar me 2014 ka ulje prej 4 % papunësia, gati rritje prej po 4 % të pjesëmarrjes në forcat e punës. Në mandatin e dytë të qeverisë Rama papunësia po shkon drejt shifrës njëshifrore.“

Kreu i financave shqiptare tha më tej se kredia për sektorin privat shënoi rritje. Kreditë me probleme patën rënie, sipas tij.

“Rënie nga 24 % në mars 2014,  në 13.2 % në dhjetor 2017 të stokut të kredive të këqija”- tha ministri. Ahmetaj në vijim të fjalës së tij, dha një panoramë të përgjithshme të ecurisë së ekonomisë në vend. “Pati 12.1 % rritje eksportet në 2017, ja nga vjen monedha e huaj. Rritja e eksporteve në janar është 23.6 %, perspektiva është e mirë, ka përmirësim të bilancit të pagesave. Është përmirësuar ekonomia për shkak të reformave. Eksportet bujqësore në janar 2018, janë rritur 40.3 %. Borxhi publik. ka qenë në trajektore rënëse nga 2013 në 2017”– tha ministri.

8 komente në “Ahmetaj: Ndërtimi u nxit nga rritja e huave për këtë sektor”

  1. Lili says:

    Millionat e bananeve jane

  2. elton says:

    Ju lumte ? kontributi dhe angazhimi juaj eshte maksimal, po ashtu ky sektor nuk ka te krahasuar me ca ishte me pare, nje sektore i cili po njeh nje permiresim te ndjeshem, ju uroj suksese dhe pak me shume pune qe ky permiresim te ndjehet tek te gjitha shtresat.

  3. fiona says:

    duhet te jemi realist qe situata ka ndryshuar thuajse teresisht sidomos situata ekonomike nga nje vend ku punohej ne informalitet, ku paguanin me te dobtit, ku ligjet nuk zbatoheshin…. keto gjerat kane ndryshuar pak nga pak dhe po te punohet me kete fryme ne vazhdim e tutje kam besimin se do e ktheni vendin ne rruge te drejte, suksese.

  4. gjergji says:

    deri tani esht bere nje pune e shkelqyer me ekonomine vendase e cila pak nga pak po njeh rritje mbas gjith asaj humnere qe lan te tjerer qe sot kane fytyr e bejn moral per shifrat, skemen ekonomike… nje mal me mashtrime vetem per kete jane te afte, ju uroj suksese e vazhdoni keshtu me keto hapa

  5. koli says:

    Respekte per ju z.Ahmetaj asnje minister tjeter financash nuk ka bere as gjysmen e punes tuaj ne lidhje me ekonomine vendase, edhe pse jane bere shume permiresime perseri mbeten edhe shume gjera te tjera per tu bere ne menyre qe ndryshimi te ndjehet tek te gjitha shtresat.

  6. lavdosh says:

    Ne cdo vend te botes monitorohet sasia e lejeve te ndertimit (shuma totaleve per objektet) dhe sherben si indikator per gjendjen e ekonomise.
    Kur volumi i lejeve te reja rritet te gjithe gezohen sepse do te thote me shume investime, me shume punesime dhe eshte shprehje e nje ekonomie ne rritje.
    Vetem ketu tek ne njerezit, sidomos opozita qe nxin cdogje, ankohen pse jepen leje, pse ndertohen kulla ose objekte. Paradoks i madh.
    Kurse disa pseudo analiste (Bushati, Lubonja, Rakipi etj etj) konsiderojne fundin e botes per lejet e kullave.
    Diskutimi duhet te jete ne cikesine e lejeve te ndertimit, a zbatohen rregullat arkitektonike dhe te zhvillimit, si mund te permiresojme rregullat, ti bejme transparente dhe si te permiresojme mjedisin. Te tjerat jane budallalleqe shqiptare

  7. Tin says:

    NDErtim ka dhe duhet te kete… eshte lokomotive qe shtyn para ekonomine. Prolemi eshte qe ne Tirane ndertojne 5 vete. Te gjithe me ndonje perjashtim vijne nga nafta. Pra ne kete vend vetem nafta can bllokaden .

  8. Ani says:

    Po planin ne tatime sikur nuk e ke realizuar ?! Te pakten per shtetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje