KESH ka reaguar pas një kronike të Top Channel, me titull “KESH shet lirë. Energjia shqiptare, 4 mln euro më lirë se çmimi i bursës”.
Reagimi i KESH
Sot më datë 28.02.2018, në edicionin informativ të orës 15:00 në televizionin Top Channel është publikuar kronika me titull “KESH shet lirë. Energjia shqiptare, 4 mln euro më lirë se çmimi i bursës”.
KESH e konsideron përmbajtjen e kësaj kronike të pasaktë dhe për më tepër disinformuese që dëmton rëndë imazhin e shoqërisë. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare sqaron publikun për sa më poshtë vijon:
Aktualisht, shoqëria KESH ndodhet në kushtet e prodhimit të energjisë elektrike në nivelin 28 milion kWh/ditë dhe gjithashu po kryen shkarkime të detyruara dhe të kontrolluara të ujit, që nëse konvertohen në energji elektrike janë në vlerën 5-6 milion kWh/ditë.
Referuar situatës hidroenergjitike (prurje, prodhim dhe kuota) dhe kushteve metrologjike aktuale dhe atyre të parashikuara për muajin Mars 2018, me synim operimin e HEC-eve brenda kuotave te lejuara nga rregulloret e shfrytezimit dhe maksimizimin e shfrytëzimit të prurjeve të pritshme, për të shmangur në maksimum shkarkimin e ujit pa prodhim energjie, u bë e domosdoshme të parashikohej rritja e prodhimit të energjisë elektrike.
Një pjesë e konsiderueshme e saj, pas përmbushjes së nevojave të tregut të rregulluar (detyrimit për shërbim publik që përfshin kërkesën mujore për energji elektrike nga OSHEE për konsumatorët tariforë, humbjet në rrjet dhe shërbimet e balancimit për OST), duhej tregtuar në tregun e parregulluar të energjisë elektrike, në të kundërt, do të detyroheshim të shkarkonim volume uji pa prodhim energjie.
Të dhënave e publikuara në faqen e Bursës Hungareze për periudhen e tregtimit te energjisë elektrike nga KESH (01- 31.03.2018), për kontratat “physical future” me profilin “bande-baseload” dhe “pik-peak” për muajin Mars 2018, janë si me poshtë (çmimi i profilit bandë për muajin Mars është 38.07 EUR/MWh dhe çmimi i profilit peak 47,20 EUR/MWh):
Cmimet e marra në procedurat e realizuara nga KESH janë 34,07 EUR/MWh për profilin bandë dhe 35,77 EUR/MWh në profilin peak, ndërkohë që profili peak i KESH nuk përfshin orët 09:00-10:00 dhe 18:00-22:00 që janë dhe më të shtrenjta të profilit peak të bursës hungareze.
Pra dhe krahasimi i çmimit të shitjes së KESH me profilin peak të Bursës Hungareze është i pasaktë.
Më tej, që çmimi i shitjes së energjisë elektrike nga KESH në Shqipëri të bëhet drejtëpërdrejtë i krahasueshëm me çmimet e shitjes së Bursës Hungareze, duhet të mbahet në konsideratë fakti që çmimi i shitjes së energjisë elektrike siç publikohet në bursën hungareze përmban edhe kostot që do KESH do te duhej ti mbulone nëse këtë energji do ta tregtonte në mënyrë të drejtpërdejtë (kostot e kapacitetit të transmetimit dhe kostot administrative për pjesëmarrje në bursë).
Për periudhën objekt shitje energjie elektrike (Mars 2018) kostot për kapacitet trasmetimi në drejtimin AL-HU kapin vlerën rreth 5 EUR/MWh. Pavarësisht kësaj, në rrethanat e mësipërme theksojmë se nuk mund të përbëjë bazë krahasimi çmimi i shitjes së energjisë elektrike në tregjet day-ahead (ditës përpara) dhe intraday (brenda së njëjtës ditë) në shitjet e energjisë elektrikë për kontratat “physical future” referuar shitjes së bërë për periudhën 1-31 mars 2018.
KESH shpreh keqardhje që kronika e pasaktë e publikuar në Top Channel ka për autor një gazetar i cili përveç angazhimit të tij në media, duhet të kishte njohuritë dhe eksperiencën e duhur në çështjet e tregtisë së energjisë elektrike, pasi ka qenë në marrëdhënie pune pranë kabinetit të administratorit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare si këshilltar në periudhën 2011-2013.
Shkrimi i Top Channel
Të hënën Korporata Elektroenergjetike shqiptare shiti rreth 400 mijë megavat/orë energji tek tregtarët privatë. Energjia, e cila do të lëvrohet gjatë muajit mars është një nga sasitë më të mëdha të shitura në një muaj të vetëm duke i sjellë korporatës 13.5 milionë euro të ardhura.
Por, Top Channel krahasoi çmimin e shitjes së energjisë nga KESH me atë në bursën e Hungarisë, që është si pikë referimi për tregtimin e energjisë në rajon. Çmimet kanë diferenca jo të vogla.
Sipas njoftimit zyrtar, për profilin bazë KESH e shiti energjinë tek tregtarët me një çmim nga 33 deri në 34 euro për mega. Pjesa më e madhe e energjisë u ble nga dy kompani, shqiptarja GSA dhe serbja EFT. Por për të njëjtin profil bazë në të njëjtën ditë në bursën e Hungarisë, energjia u shit me 49.9 euro për mega, ose rreth 15 euro më shtrenjtë.
Për profilin pik, çmimi më i lartë i arritur nga KESH ishte 41 euro për mega, ndërsa në në bursën hungareze ai ishte 57.1 euro për mega, ose 16 euro më shumë.
Krahasimi i të dhënave tregon se nëse KESH do ta kishte shitur energjinë me të njëjtin çmim si në bursën hungareze, ajo do të arkëtonte të paktën 4 milionë euro më shumë, përfshirë edhe tarifën e kapaciteteve që paguhet në eksport.
Por, edhe këtë herë u përsërit e njëjta dukuri, ajo që kompanitë publike shesin me çmime më të ulëta se bursa, kur vendi ka tepricë energjie dhe blejnë me çmime dukshëm më të lartë se tregu kur vendi është në krizë. Shit-blerja e energjisë edhe në të kaluarën ka shkaktuar debate të forta.
Top-channel do kete fatin e Ben Blushit. Askush nuk do ta dhjese me. Do te barazohet shume shpejt me nivelin gazetaresk te Cim Pekes.
Per te ardhur keq, qe nje televizion prestigjoz te shnderrohet ne nje opozite destruktive! Shume shpejt ka per t’ja pare hajrin ketij “opozicioni”. Nuk do ta kete me ate audience te lakmushme nga televizionet e tjera.
Ka humbur besueshmeria ne Shqip[eri. Nuk mund ti besosh askujt. Cdonjeri akuzon per cdo gje. Shoqeri ne mungese krize totale.
Por Televizionit me te madh ne vend nuk i lejohet te beje gabime trashanike dhe te beje loje politike, per kete kemi partite politike
Per sqarimin me te vogel, per ata qe nuk kane lexuar kurre: cmimi i burses eshte cmimi i shitjes ne burim dhe ka disa kushte specifike (sasia, koha e furnizimit etj).
Per ta kuptuar kur Kesh shet psh te njejten sasi, ne te njejten ore per tre kliente psh ne Prishtine, Oher dhe Athine. Cmimi qe paguajne keta kliente eshte i ndryshem, sepse te pakten qe behet eshte kostot e transmetimit.
A mund te kete korrupsion? Edhe mund te kete
Por nje TV kombetare nuk i lejohet te flasi kote, por duhet te propozoje mekanizma sesi te permiresohet sistemi aktual dhe te behet me transparent. Psh nje ide do te ishte krijimi i nje burse te energjise (ne kete rast interesimi per Shqiperine do te jete i vogel sepse ne jemi nje treg shume i paperfillshem) por gjithsesi gazetaret duhet te bejne detyren e tyre dhe te informojne publikun me realizem dhe profesionalizem.
BOLE-CHANEL po iken ngadale per lesh…ka mundesi te punoje me paret e Begetit kur te filloje dhe “goca nga Dardha”…..si dihet …
Shume shpegime,didomos teknike per me brumozur trute e shqiptareve,qe kishe specialistet po na flasin: demek kur kesh ia jep EFTse nuk paguankoston e transferit?se mos beogradi na qenka ma ngat se budapesti?
Plus asaj sot kur jemi ne nje kerkese maximale per energji ne cdo vend te rajonit…
Apo Kesh ia shet Eftse e cila ia steshet keshit ne kosove,aty kur keshin jone direkt keshit ne kosove kishte mundur me ia shit.
Po,eft fiton pare vetem me ju pa asnje hydrocentrale,behet “prodhuese”energji,sepse iu ka ble edhe ndani fitimet me ta.abuzimi me keshin eshte megaskandali qe installoj Berisha,qe vazhdoj me meten e qe tash vaehdon me qeverine Rama.Megamegaskandalku Fazlici si dje si sot eshte fitimtari kryesor.
Pse sekseri i Berishes zgedhet prape?vetem se funksionon si balkanik edhe di se keta duan nje bakshish per pazarin.
Edhe nga shifrat e juaj po dell i vertete reportazhi:kesh shet ma lire se çmimi i burses.
Po mundoheni me na treguar pse,po kjo ne kohen e pikut te kerkesave_evropen fthoti siberian e ka kapluar edhe kerkon energji oer ta perballuar_nuk eshte aq bindese,per mos me thane aspak bindese,se energjia nuk “shkon ne ndonje vend ne hungary ku stokohet”pra ai çmim i transmisionit paguhet njesoj si ne hungary si tjeterkund,edhe nuk llogaritet siç e keni llogaritur per hungarine e jo per EFTne.
Shume shpegime,sidomos teknike per me brumozur trute e shqiptareve,qe kishe specialistet po na flasin: demek kur kesh ia jep EFTse nuk paguan koston e transferit?se mos beogradi na qenka ma ngat se budapesti?
Plus asaj sot kur jemi ne nje kerkese maximale per energji ne cdo vend te rajonit…
Apo Kesh ia shet Eftse e cila ia streshet keshit ne kosove,aty kur keshin jone direkt keshit ne kosove kishte mundur me ia shit.
Po,eft fiton pare vetem me juedhe pa asnje hydrocentrale,behet “prodhuese”energji,sepse iu ka ble edhe ndani fitimet me te.
Abuzimi me keshin eshte megaskandali qe installoj Berisha,qe vazhdoj me meten e qe tash vazhdon me qeverine Rama.
Mega,megaskandal ku Fazlici si dje si sot eshte fitimtari kryesor.
Pse sekseri i Berishes zgedhet prape?vetem se funksionon si balkanik edhe di se keta duan nje bakshish per pazarin.
Edhe sikur te analizoni shitjet e EFTse ne bursen e hungarise do te kuptoni se çmimi me te cilin e shiti keshi i mundesoj eftse me ba nje fitim te paster disa millionesh me nje klickim gati..
Ps:po gazeta do kishte ba detyren si gazete po te kishte treguar cka eshte tregu i pareguluar,cka eshte sherbimi i balancimit per OST,cka eshte kjo physical future e bandebaseload,edhe pse shitjet nuk planifikohen qe te kemi day ahead apo brenda te njetes dite,dmth te kemi shkarkime me fitimin maksimal,edhe besoj se asnje shkarkim nuk vendoset brenda dites po planifikohet
Sa me pelqen ky 5_6mkwh,dmth 1mkwhore plus a minus ,si shifer zyrtar per me treguar mashtrimin e gazetes,dmth disa milliona euros plus a minus…
Ne qofte se gjithe tregtia juaj eshte i ketij kalibri,kemi vend per cudira..
Demek duhet te besojme se kesh nuk ka nje marreveshje interTSO compensation mechanism,qe do me na faktufuar transportit e energjise vetem ne kete rast?
O shqiptare akoma mendoni se ne shqiperi behen tendera dhe jepen koncesiona pa mare bakshishe.ne cdo tender shitje dhe blerje energjie ka korrupsjon, ne blerje shteti blen me shtrenjte se cmimi dhe marin bakshishin qe i kalon ne nje llogari e hapur ne parajse fiskale, dhe ne shitje shitet me cmim me te ulet dhe prap ndothe e njejta gje. Keshtu ndothe dhe ne vende qe jane me serjoze se ne dhe jo me ketu qe dhe per te qepur breket e ushtrise jepe bakshishe qe te maresh punen.