Plakja e popullsisë në dekadat e fundit ka sjellë zhbalancime në skemën e pensioneve, teksa shihet që në vitin 2016, numri i kontribuuesve në sigurimeve shoqërore ka rënë me 49 për qind, ndërsa numri i pensionisteve është rritur me 90 për qind.
Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT dhe institutit të Sigurimeve Shoqërore në vitin 1990 vendi numëronte një popullsi më shumë se 3.2 milionë banorë, teksa paguanin sigurime më shumë se 1.4 milionë persona.
Në vitin 2016 paguan sigurime vetëm 714 mijë persona teksa numri i përgjithshëm i popullsisë ishte mbi 2.8 milionë, raporton Monitor.
Të dhënat krahasuese tregojnë se teksa numri i përgjithshëm i popullsisë ka rënë me 11 për qind, personat që paguanin sigurime kanë pësuar rënie me 49 për qind.
Por ndryshimin më të madh e ka pësuar popullsia në moshë pensioni. Nga 321 mijë pensioniste që numëroheshin në vitin 1990, në vitin 2016 numri i tyre pothuajse u dyfishua duke arritur në 611 mijë persona.
Në harkun kohor të gjashtë viteve, numri i pensionistëve u rrit me 12,6% ose 68,491 persona.
Në vitin 2010, statistikat zyrtare të ISSH-së raportonin 543,053 pensionistë, ndërsa në fund të vitit 2016, u raportuan 611,544 të tillë.
Sipas të dhënave që i përkasin harkut kohor 2010-2016, ritmet e rritjes së numrit të pensionistëve u zgjeruan pas 2012-s. Në dy vitet e mëparshme, numri i tyre është rritur me pak më shumë se 5 mijë persona, por në vitin 2013, në skemë janë shtuar mbi 16 mijë pensionistë, më 2015 mbi 15 mijë pensionistë. Ritmet janë ulur dy vitet e fundit, për shkak të reformës së re në pensione, që zgjati moshën e daljes në pension me 6 muaj në vit për gratë.
Për pasojë, shpenzimet për arkën e pensioneve janë rritur dukshëm. Në vitin 2010, sipas të dhënave të ISSH-së, shpenzimet për pagesat e pensioneve ishin 63.7 miliardë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, këto pagesa arritën në 90.5 miliardë lekë, me një rritje 42%.
Ndryshimi i strukturës së popullsisë do të sjellë kosto të larta për mbrojtjen sociale, por ende nuk ka një studim për efektet e plakjes të popullsisë dhe sfidat më të cilat po përballet këto persona.
Sela
Dihet qe numri i pansionisteve eshte rritur nga keta faktore:
-1. Emigrimi i madh i shqiptareve ne vitet 1991-92 e me pas me ritme me te ngadalta nga papunesia e varferia.
2.-Ulja e numrit te vendeve te punes dhe rritja e papunesise nga prishja e ndermarjeve e fermave shteterore pa investuar ne rikonstruksionin e tyre me kredi per ti rigjalleruar,por u bene strehe per te ardhurit nga fshati qe e rriten akoma me shume papunesine.Kjo eshte ne radhe te pare pergjegjesi i PD -se nga viti 1992-1996,por edhe PS-se qe nuk rikuperoi asgje kur mori pushtetin nga viti 1997- 2005 per 8 vite me radhe.
3.PD vazhdoi politiken e privatizimeve ne vitet 2005-2013 pa ndjekur politika zhvillimore ne industrine minerare e ne nafte,por i dha ato me koncensione, ndersa industrine e lejoi te grabitej e te uzurpohej nga fshataret e sidonos nga horrat e biznesmenet maskarenj duke i vene kazmen edhe industrise se lehte e ushqimore dhe asaj kimike te plehrave.
Nga vitet 2005 e vazhdim PS po ndjek te njejten politike ekonomike shkaterruese por ka shtuar mbjelljen e kanabisit,qe i a kufuzoi Amerika.Ka shtuar shpenzimet per koncensione ne shendetesi e cila ngelet ne dite te hallit,si dhe ne nafte e industri minerare,te ardhurat e te cilave nuk shkojne per rritjen e numrit te puntoreve,por per shfrytezimin e burimeve tona ne dobi te pasurimit te koncensionareve te huaj,ndera shteti mer 5 % te fitimeve,sepse 30 % te tjera i marin si ryshfet pushtetaret.Kjo ka ndodhur edhe kur ishte PD ne pushtet. Pra pasuri kemi,por qeveritaret e te dy kampeve nuk i shfrytezojne per te hapur vende pune e rritur prodhimin e punesimin,e per rrjedhoje rritjen e kontributit te sigurimeve shoqerore,por per pasurimin e vehtes se tyre.
4.- Pasurite nuk i u kthyen pronareve te ligjshem qe do te investonin ne punesimin e njerezve,por u grabiten nga pushtetaret e te dy paleve,Sigurisht qe midis politikaneve ka patur e ka njerez te ndershem,por ata ose i kane hequr,ose nuk i kane zgjedhur per se dyti.Pra kane triumfuar te babeziturit majtas e djathtas.Populli yne beson,por edhe sheh interesin personal duke shitur voten per nje thes miell qe shkon 1 muaj,dhe 47 muaj te tjere kthen syte nga qielli.Pir Zoti nuk te ndihmon po nuk ndihmove veten.Kjo klase politike e te dy kraheve nuk do te rregullohe Shqiperine, e popullin shqiptar,por vetem vet veten.Ne fund te fundit,cdo popull ka ate qeveri qe meriton !!!
Prisni se nuk keni pare asgje akoma … prisni ditet e “bukura” qe do te vine !!!!!!!! Popull gjytyrym skema e pensioneve ne Shqiperi eshte nje skeme piramidale qe ja kalon te gjitha “piramidave” se bashku te viteve 90-97 ….. gjendja do te jete katastrofike !!!! E habiteshme asnje koment per nje problem madhor si kjo e pensioneve … e habiteshme njeri se rruan per pensionet (siç duket kane llogaritur te vdesin para moshes se pensionit !!!!