Një divorc në familjen e madhe të presidentit Trump

16 Mars 2018, 09:40Lifestyle TEMA
Një divorc në familjen e madhe të presidentit Trump

Donald Trump Jr. dhe e shoqja, Vanessa, kanë nisur procedurat e divorcit.

Burime nga gjykata kanë zbuluar se Vanessa Trump ka kërkuar divorcin nga djali i madh i presidentit.

Çifti është martuar në vitin 2005 dhe kanë 5 fëmijë.

“Pas 12 vitesh martesë, ne kemi vendosim të ndjekim rrugët tona të ndara”, bënë të ditur të dy partnerët në një deklaratë të përbashkët.

“Ne do të kemi respekt për njëri-tjetrin dhe familjet tona.

Ne kemi 5 fëmijë të mrekullueshëm dhe ata do të mbeten prioriteti ynë kryesor.

Do të donim të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj periudhe”, thuhet në deklaratë.

Sipas “New York Post”, Donald Jr. dhe e shoqja kanë pasur probleme martesore në lidhje me udhëtimet e shumta të tij larg familjes.

Një muaj më parë, ish-modelja Vanessa mori një zarf me një pluhur të bardhë.

Ajo u dërgua menjëherë në spital, ku rezultoi se lënda nuk ishte e rrezikshme.

Një burrë nga Massachusetts është nën akuzë për dërgimin e letrës kërcënuese.(TemA TV)

2 komente në “Një divorc në familjen e madhe të presidentit Trump”

  1. w says:

    familje vampiresh………

  2. H for honesty says:

    @ W.

    Familje vampiresh ke sali berishen me bastardet e tij; Trump ka pase biznesin e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje