Ky është momenti dramatik kur disa turistë bien poshtë teleferikut si pasojë e një defekti.
Nga ky aksident që ndodhi në vendpushimin lindor Gudauri të Gjeorgjisë mbetën të plagosur 8 vetë.
Të plagosurit u transportuan menjëherë në spital dhe dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Ndër të plagosurit ka qytetarë nga Suedia dhe Ukraina, ndërsa arsyeja e saktë për incidentin ende nuk është gjetur.
Është spekuluar se fajtori mund të ketë qenë problemi i frenimit të teleferikut, por nuk përjashtohet edhe mundësia e një luhatje të tensionit të energjisë elektrike i cili mund të ketë sjellë përshpejtimin e tij. (TemA)