Erdogan: Qendra e Afrinit është marrë nën kontroll, vëllezërit tanë shpëtuan nga terroristët

18 Mars 2018, 11:05Bota TEMA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot njoftoi se qendra e qytetit të Afrinit është marrë nën kontroll të plotë në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dëshiroj të ndaj një lajm të mirë. Që nga ora 08:30 qendra e Afrinit është marrë plotësisht nën kontroll nga anëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) të mbështetura nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK)”, tha Erdoğan në një ceremoni të përkujtimit të 103-vjetorit të Betejës së Çanakalasë.

“Shumica e terroistëve janë larguar. Nga to kanë ngelur vetëm mbetjet e tyre dhe kurthet e tyre të cilat po pastrohen nga njësitë tona speciale dhe anëtarët e ULS-së. Tashmë në qendrën e qytetit të Afrinit valëviten simbolet e qetësisë dhe sigurisë dhe jo leckat e organizatës terroriste. Aktualisht atje valëviten flamujt turq dhe të Ushtrisë së Lirë Siriane. Lëvdatat i përkasin Allahut i cili na e mundësoi këtë ditë. I falënderoj ushtarët tanë heronj. Shpreh falënderimet e mia personale dhe në emër të popullit tim gjithashtu edhe për anëtarët e ULS-së të cilët kanë luftuar me mish e me shpirt. Falënderoj të gjithë ata që kanë ofruar mbështetje për operacionin e Afrinit që nga nga fillimi i tij. Po ashtu, shpreh falënderimet e mia për vëllezërit tanë sirianë të cilët na kanë pritur me lot në sy të gëzuar për ushtarët tanë që i shpëtuan nga persekutimi i terroristëve”, tha presidenti turk.

Erdoğan u shpreh se me këtë operacion, Turqia i ka treguar gjithë botës edhe njëherë se “e drejta është pranë të drejtit dhe të shtypurit”.

Ai gjithashtu theksoi se në Afrin dhe zonat përreth tij do të veprohet njëlloj sikurse është vepruar më parë edhe në Jarabulus, Rai, Al Bab dhe Azez.

“Në Jarabulus u rikthyen 140 mijë njerëz. Ndërsa tani vëllezërit tanë nga Afrini do të rikthehen në Afrin”, tha presidenti Erdoğan, duke shtuar se teksa pastrojnë gjurmët e terrorizmit, në të njëjtën kohë do të ndërmarrin hapa në lidhje me infrastrukturën, në mënyrë që, siç tha ai, rajoni të bëhet një vend i banueshëm.

“Për banorët e rajonit që ende jetojnë në vendin tonë apo në ndonjë vend tjetër, ne do të hedhim të gjitha hapat që ata të rikthehen sa më shpejt dhe të jetojnë në shtëpitë e tyre. Kjo fitore e përbashkët e Turqisë dhe popullit tonë dhe e Sirisë dhe sirianëve është përgjigja më e mirë ndaj atyre të cilët janë përpjekur ta helmojnë vëllazërinë tonë një mijë vjeçare duke futur në mesin tonë si një thikë organizatat terroriste. Uroj edhe një herë që Allahu ta bëjë të dobishme këtë fitore për të dy vendet tona dhe vëllezërit tanë në Afrin”, tha më tej Erdoğan.

Ai tha se Turqia nuk ka ndërmarrë as hapin më të vogël që do të lëndonte civilët.

“Sepse ne nuk kemi shkuar atje për pushtim. Ne kemi shkuar vetëm për eliminimin e grupeve terroriste dhe për të siguruar paqen”, tha ndër të tjera presidenti Erdoğan.

18 komente në “Erdogan: Qendra e Afrinit është marrë nën kontroll, vëllezërit tanë shpëtuan nga terroristët”

  1. beni says:

    Ty duhet t’a keputesh qafën të parit tyrbe Osmane!!
    Rrofte populli kurd e lirim liderit ocalan që mbahet politikisht në burg nga ekstremistët osmane!
    Në luft tër populli kurd për liri nga bastardet turq!!

    1. Ankara says:

      Ti kurd qe komenton ketu. Ke vrare mijera civile te pafajshem perfshi dhe turise. Asgje nuk e ndalon Luanin Osman.Lavdi luanit osman te cilit iu degjua zeri deri ne Kore i cili shpartalloj pa meshire ushtrite Ruse dhe Kineze. Dhe shpetoj popullin koreano jugore nga komunizmi.

  2. Rexhep Takamhyp Ertugrul says:

    Ja u sujte rrumen, legen. S’ke ç’tu besh grekeve e ruseve dhe shkon e merresh me 10 kurde qe jane te armatosur vetem me kallashnikove shqiptare te Poliçanit. Hajt se po te vjen fundi edhe ty si i te gjithe sulltan-hallduperve.

  3. Vorio Epirioti says:

    Roft republika e Kurdistanit.Roft populli Vella kurd

  4. Rexhep Takamhyp Ertugrul says:

    Po kush i kerkoi ndihme ketij zorzop, tutkun, edepsez, teveqel, delenxhi, qafir, horr, zuzar, halldup, pizeveng, dallaveraxhi, pusht, sojsëz, rezil e xhahil !

  5. Gjergj Kastrioti says:

    Erdogan byrazer.. bota eshte si portokalli, do vije dita dhe do ta thyesh edhe ti koken tende me cepa. Mbetje osmane

    1. Hamza Kastrioti says:

      Ty gjergj mirditori do te vije dita shume shpejt te depertohesh nga tokat arbnore osmane. Ashtu sic u depertuan terroristat qe vrane e grabiten njerez te pafajshem dhe qe sot quhen arbereshe.

  6. Mendimi im says:

    Kurdeve dhe grekve ja mbledh Erdoani se jane terrorists

  7. Bert Qirjako says:

    Kta i kap turku me shpulla mer pse do bojn luft me turqin kta

  8. Rexhep Takamhyp Ertugrul says:

    Merdogan te mbledhe breket e tij se i jane mbushur… e tja mbathe nga erdhi se mos i plas ndonje puç tjeter brenda.

  9. Janulla goc e ndershme says:

    E ka radhen selaniku tani .

    1. Flm says:

      Thesalo-Niki do te thuash….
      Ikni po ju mbajti bytha te kaloni Evron, te mirrni ishujt shkembor qe i keni nen hunde, pa lere me tutje.

      1. Per 48 ore vjen dhe ju qeth tull ne mes te Athines pyetni SHBA dhe ANGLIN tju thon se sa vleni ne rast invazioni turk

    2. krysho ludovik says:

      Llazi po me turkun deshe te kruhesh o mavri,turku eshte gjakpires

  10. Tahyp Reccep Erdogani Vasilikes tek Divani says:

    ja pra krisma nuk ka pasur.Edhe po ka pasur ato kane qene diku tjeter jo ne Afrin

  11. ERDOGANI PREJ ELBASANI says:

    Radhen e ka Diyarbakır, Van e me pas vete Kostandinopoja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    ラブドール 激安 ここに、このトピックを本当に理解したい人にぴったりのWebサイトがあります。

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje