“RD”: Miqtë e paralajmëruan Frrokajn se do “ta hante” pas darkës me Ramën se kryeministri është i pabesë, por ai nuk dëgjoi

18 Mars 2018, 15:42Politika TEMA

Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, “RD” ka publikuar një shkrim lidhur me “prapaskenat” e arrestimit të kryetarit të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj.

Në shkrimin me titullin “Darka e gabuar” e Frrokajt me Ramën dhe protesta”, “RD” shkruan se miqtë i thanë Forkajt që të mos shkonte tek darka e kryeministrit në Lezhë se ka për ta “hëngër” se Rama është i pabesë gjë për cilën gazeta e PD thotë se Frrokaj nuk e besoi.

Një nga miqtë e tij shkoi edhe më larg duke e paralajmëruar se pas kësaj darke “ka për ta hëngër” se Rama është i pabesë, gjë të cilën Frrokaj nuk e besoi.

Darka mes Frrokajt dhe Ramës erdhi vetëm një ditë pas protestës së banorëve para godinës ku Rama kishte zgjehur të zhvillonte mbledhjen e qeverisë në Lezhë”, thuhet në shkrim.

Më poshtë shkrimi i plotë i RD:

Çfarë ndodhi mes Kryebashkiakut të Lezhës, Frrokaj dhe Ramës në Lezhë? Frrokaj dhe Rama darkuan sëbashku. Pasi Frrokajn e thumbuan miqtë për këtë darkë, ai u përgjigj se ishte Kryeministër dhe duhet ta respektonte.

Një nga miqtë e tij shkoi edhe më larg duke e paralajmëruar se pas kësaj darke “ka për ta hëngër” se Rama është i pabesë, gjë të cilën Frrokaj nuk e besoi. Darka mes Frrokajt dhe Ramës erdhi vetëm një ditë pas protestës së banorëve para godinës ku Rama kishte zgjehur të zhvillonte mbledhjen e qeverisë në Lezhë.

Pasi kryeministri Edi Rama e ngacmoi lidhur me protestën e djeshme të banorëve të Torovicës, kryebashkiaku demokrat i Lezhës, Fran Frrokaj iu referua darkës me Ramën, duke hequr paralele me “Darkën e Gabuar”, librin e shkrimtarit Ismail Kadare.

Frrokaj tha se në darkën me Ramën, pavarësisht ndasive politike, i ka kërkuar financime për Lezhën.

“Mbrëmë ishim në darkë. Po i referohem librit të një autori, “Darka e gabuar”, nuk ishte darka e gabuar, isha në kohën e duhur, në vendin e duhur, është kryeministri i vendit tim, pavarësisht pozicioneve politik.

Unë do vij në Tiranë në datën 27, bashkë me partinë time”, tha Frrokaj, duke iu referua protestës së opozitës.

Ndërsa Rama iu përgjigj me batutë: “Eja, por vetëm ujësjellësin lere në punë”.

Batutat e Ramës me Frrokajn:

Edi Rama: Do sqarosh këtu sa gisht ke te ajo protesta e djeshme me 15 veta…

Fran Frrokaj: Mbrëmë ishim në darkë. Po i referohem librit të një autori, “Darka e gabuar”, nuk ishte darka e gabuar, isha në kohën e duhur, në vendin e duhur, është kryeministri i vendit tim, pavarësisht pozicioneve politik. Unë do vij në Tiranë në datën 27, bashkë me partinë time.

Rama: Ik, por vetëm ujësjellësin lerë në punë.

Fran Frrokaj: Lezha ka nevojë për shumë investime dhe do ta falënderoj nëse do të bëhen realitet, pasi investimet i shërbejnë turizmit dhe popullsisë së zonave.

Fran Frrokaj: Dje kisha forcën ta ndaloja atë protestë, por nuk kisha asnjë arsye ta ndaloja atë protestë, pasi nga biseda edhe ju u bindët se ata kishin të drejtë.

Rama: Nëse do protestonin në 8 vjet kur ishte partia jote në pushtet, do shkoja t’i përqafoja. Unë vetëm ujë piva, kështu që isha esëll kur i thashë të gjitha ato, do mbahen dhe do bëhen…

Duket se ky dialog mes Frrokajt dhe Ramës është mbyllur me arrestimin e një dite më parë, në të vërtetë dialogu do të vijojë. Asgjë nuk ka mbaruar ende.

14 komente në ““RD”: Miqtë e paralajmëruan Frrokajn se do “ta hante” pas darkës me Ramën se kryeministri është i pabesë, por ai nuk dëgjoi”

  1. Lulka says:

    RD eshte nje plere gazete……..pabesi me hajdutat qe jane lejuar kaq gjate te bejne ate vend pershesh duke mos zbatuar ligjet po vjedhjet dhe mashtrimet
    Te gjithe ne burg e kane vendin per vjedhjet qe i kane bere ketij vendi.

    1. Turi says:

      Keta jane palaco more. Ky hajdut ka vjedhur pronen publike dhe ka fakte te pakundershtueshme dhe keta thone mire beri qe vodhi. E arrestoj Edi Rama. Jo or jo nuk i ben arrestimet dhe akuzat Edi Rama. Edi Rama nuk eshte as polic, as hetues, as prokuror e as gjykates. Eshte thjeshte duke bere punen si kryeminister. Ju faleminderit z. Rama qe po punoni per Shqiperine dhe per berjen e shtetit. Rrasi te gjithe hajdutet ne burg. Me radhe, me qetesi dhe dashuri futi te tere brenda. Prandaj ja u dhame voten.

    2. besiani says:

      I beses me gjyqtaret , prokuroret, dhe te gjithe te korruptuari eshte krykrimineli Sali. Ai e kishte fute ne dore gjithe drejtesine dhe vazhdon te mbaje edhe sot e kesaj dite nje pjese prej tyre. Leshjanet kujtojne se do ti eci kungulli mbi uje edhe shume kohe. Te verifikohen ata qe kane dale ne proteste sa kane perfituar nga korrupsionii

  2. fahriu says:

    Por ç`fare e kujtoni popullin shqipetar, injorat, qe vini keto tituj artikujsh. Kryetari ne rastin konkret, ka treguar kulturen e tij ne plotesimin e detyres shteterore ku eshte zgjedhur. Kryetari nese nuk ka shkelur ligjin, por ja kane hedhur vartesat, apo e ka shkelur ligjin me urdher te dikujt, le ta vertetoje para gjykates dhe te denohen ata qe kane faj. Rendesi ka te vertetohet nese eshte kthyer rera ne are dhe pemtore apo jo dhe kush e ka bere? Nese kjo seshte e vertete, athere e kane fajin akuzuesit, nese eshte e vertete, ti shkohet ne fund, jo vetem per kete rast, por per te gjitha rastet e ketyre natyrave pa dallim sepse te gjithe shkelsit e ligjeve jane njelloj.

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Qysh në krye të herës, pra që në fillimet e saj
    numër pas numri mu krijua një bindje
    që kjo radhitje fjalësh demokratike nuk ish
    dhe sigurisht nuk qe e nuk do të bëhej Rilindje!
    ***

    1. nardi says:

      rivdekje apo ringjallje si quhet?
      nuk ka gajle…
      e rendesishme eshte nje gur po leviz
      dhe bythet e trashura nga kolltuku
      kan fillu me u kris…

  4. Zigur Qarri says:

    Frrokaj ka bere shum mire qe ka shkuar per darke,dhe ta falenderonte perulesisht Kryeministrin nese i jepne ndonje
    Lek te investohej ne zonen e Lezhes,qe nga Tirana i bie te ktheje djathtas,shume kollaj per shoferin.
    Papa Aleksandri VI​,te therriste per darke dhe te helmonte,per te marre pasurine qe te mbushte thesarin e Vatikanit.
    Mbas peseqin vjetesh,ka ndryshim teper te madh!

  5. Fatosi says:

    Llafet I mere era thone,llafe kote??? Nqf se ka shkelur ligjin ( qe nuk diskutohet) le te thote ne gjyqe kete gje
    Por hajdutave ,mashtrusave keshtu do ti ndodhi gjithmone Turp Turp per mashtrusat e PDdhe LSI qe nuk lene gje pa bere duke mashtruar popullin

  6. Opinion. says:

    Rama eshte i pa bes dhe tradhton si turqit.
    Rama tradhtoj kosoven dhe viktimat nga serbet ku dekoroj zdtavko çoliçin serbe ne tirane.
    Rama ky koke Turku tradhtoje shqiptatet me voten kunder amerikes ne okb.
    Koke turku rama tradhtoj skenderben ku vuri flamurin gjigaant turk ne kruje apo tjeter qytete ne viziten e erdoganin ne shqiperi.
    Rama ka tradbtuar nje mik timine nga mirdita,mik facebooku ku kishte paguar per ramen e sbume shoke ye tije para zgjedhjes si kryeminister nje darke per 45
    vet ne milano itali ne mos gaboj qytetin dhe i ka kushtuar 5-6 mi euro.
    Rama tradhton te gjithe dhe ben genjeshtra te stilite Nastradin hoxha turk.

    1. free says:

      Poo sa shum i diture qneke bree….te merr Ramushi me Krue K

  7. Jo që u leju të shkatrrohet një prej plazhave ma të mira si ajo e Shën-Gjinit e ku aty as që ka mundësi ma për pushim normal dhe ambient të pastër por i shkatrrim i pamëshirshëm e ka përfshi edhe një fenomen pllazh Rana e hedhun ku para sa vitesh as ka guxu të mendohej por MEGA korupcioni Sali+Shkelzen Berisha vrau edhe atë perlë natyre

  8. d.didani says:

    Ndofta nuk do arrestohej tani,(ndofta perballja me Ramen e shpejtoi)…por a duhet te arrestohej ????,a ka bere shkelje te ligjit…??? Ne se po ..ku eshte problemi? Ne se jo ,ku qendron frika…Cpune kane partite qe bejne protesta..? Ka edhe te tjere? Perse e filluan me Frokun? Ketu eshte problemi!//

  9. Zzzzzz says:

    PRANDAJ SHQIPTARET SUNITE NUK BEHEN SHTET SE ATA NUK E KUPTOJNE CDO TE THOTE LIGJ….INTERSA TE KOMBIT ATA VENE ME PARE E DISKUTOJNE SE DUHET TE MBAJNE MIKUN PARA KRIMEVE DHE SER PERCEPTOJNE DOTE QE KOMBI ESHTE MBI CDO GJE ………!!!!!!!!!!!! FARE E KEQE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  10. banush says:

    Cfare ndryshimi ka mes RD-se dhe ish ZP-se???Nese aso kohe, pra ne kohne e “merhumit” ndonje kuader i PPSH takohej e bisedonte apo darkosej me ndonje “te prekun” politikisht , pra armik te kllases,pasojat diheshin. Shkonte puna deri ne masen e “Pushkatimit politik” per kuadrin e Partise pra perjashtim nga partia qe pasoheshin me denime te tjera. Kete po na thote tani edhe gazeta e Partise Demokratike, pra RD-ja . Ky eshte kulmi.Partia demokratike e konsideron kunderashtarin politik si “armikun e kllase”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje