Andria Zafirakou, mësuese e artit në Alperton Community School, në Brent, një nga periferitë e Londrës, është fituesja e Global Teacher Prize 2018, që jepet nga Fondacioni Varkey.
Ajo është nderuar me çmim për angazhimin për të favorizuar integrimin në një shkollë të vështirë, ku u thotë mirëmëngjes nxënësve në 35 gjuhë të ndryshme.
Zafirakou, e cila fitoi “Nobelin” e mësuesisë, shpërblehet me 1 milion dollarë.
“Fatkeqësisht shumë prej studentëve të mi bëjnë jetë të vështirë, në shtëpi të mbipopulluara.
Është e habitshme sesi, cilidoqoftë problemi i tyre në shtëpi, çfarëdo që t’u mungojë, shkolla jonë është e tyre.
Nuk kam asnjë dyshim se nëse do ta hapnim në orën 06:00 të mëngjesit, do të kishte një radhë të gjatë nxënësish të gatshëm për të hyrë që në orën 05:00.
E dimë se nxënësit që u kushtojnë më shumë kohë lëndëve të artit, kanë rezultate të mira edhe në lëndët e tjera.
Por ajo që unë kam përzemër është më e rëndësishme.
Pushteti i artit për të eliminuar barrierat e për të hequr etiketimet.
Pikërisht për këtë i ftoj sot studentët, mësuesit, njerëzit e njohur, politikanët, sipërmarrësit, artistët etj. të bashkohen me mua në një fushatë për të mbrojtur dhe respektuar artet”, tha ajo.
Mësuesja fituese do ta marrë shpërblimin në këste përgjatë 10 viteve.
Për ta përfituar atë, ajo duhet të japë mësim për të paktën edhe 5 vite të tjera.
Përgatiti: Gazmira Sokoli
Ellinida,kush tjeter vec saj!?BRAVO!
Që mësuesja në fjalë, është greke qipriote, pse e fshihni mor debila…???!!! Dinakëria budallo-turko-anadollake, në tërë “madhështinë” e saj… Ruaju prej atij që e ushqen, ruaju prej atij që i bën nder…, sidomos kur është muslimo-anadollak…(!!!)