Deputeti demokrat: Fatos Nano u arrestua nga Berisha për shou dhe për të trembur të tjerët, pastaj na e futi…

20 Mars 2018, 10:47Politika TEMA

Deputeti demokrat Muslim Murrizi, ka komentuar arrestimet e ndodhura sa fundmi.

Ai thotë se këto arrestime janë bërë për shou.

Murrizi thumbon padashje edhe Berishën, për arrestimin e Fatos Nanos.

Fakti që dje gjykata reagoi krejt ndryshe nga arrestimet për shou, tregon më së qarti se deklarimet e opozitës janë të përligjura. Unë nuk e njoh Fran Frrokajn, kryetarin e Bashkisë Lezhë. Por njoh shumë mirë mënyrën bolshevike të kodit tonë të procedurës penale sovjetike. Franin e Bashkisë dhe Artën e prokurorisë i njoh nga ekrani.

Përvoja 27-vjeçare post- komunizëm ka treguar që arrestimet janë bërë njëlloj si në kohën e diktaturës, për shou, për propagandë, për luftë politike dhe klanesh, si edhe për të trembur të tjerët e për të hequr vëmendjen nga krimet reale, që po e gërryejnë çdo ditë këtë vend. Kështu u arrestua Fatos Nano, e pastaj mori dëmshpërblim sa deshi vetë.

Kështu u arrestuan edhe Halit Shamata, Blerim Çela, Bujar Rama, Kreshnik Lusha, etj dhe të gjithë morën pafajësinë dhe dëmshpërblim. Kështu u arrestua Bujar Himçi, ish zv-ministër i Brendshëm dhe Llambi Pite, ish-zv/guvernator dhe dolën të pafajshëm. Kështu u arrestua Nikolin Jaka, ish-zv/minister dhe Ilir Berzani, ish- drejtor i Rrugëve dhe morën dëmshpërblim.

Po kështu, u arrestua edhe Shpëtim Gjika dhe mori pafajësinë. Me shumë bujë u arrestua Ardian Fullani, gati-gati si Kadri Hazbiu dhe mori 800 milionë lekë dëmshpërblim. U arrestua nën/prefekti i Kavajës, Fatos Kaja dhe pas 5 muajsh doli se i kishin falsifikuar firmën”, thotë ai në një intervistë për AFP.al.

“I përmenda të gjitha këto, për të treguar pikërisht faktin se sistemi ynë i drejtësisë është fatkeqësisht i indoktrinuar nga kultura staliniste diktatoriale dhe me një servilizëm të pështirë ndaj politikës prej 27 vitesh”, vijon ai.(TemA)

10 komente në “Deputeti demokrat: Fatos Nano u arrestua nga Berisha për shou dhe për të trembur të tjerët, pastaj na e futi…”

  1. undefined says:

    Murriz ne kohen e diktatures nuk kishte demshperblim por pushkatim or or Murriz.

  2. Turi says:

    O murrooo. Ne kohen e bolshevikve te gjithe keta plera qe zurre ti ne goje do ishin ne cengel.Murooo.SHKUUUU MUROOO

  3. a.f. says:

    Edhe Nano shkerdhate ishte, por keto te sotmit ja kane marre ne kthesen .. bashke me Berishen..

  4. shqip says:

    Po mire , provoje dhe ti . Kushedi merr demshperblim dhe rregullon trurin . Ne kohen e ” bolshevikeve ” , ti Murriz i vishje ne mengjes , dhe i hiqje ne darke çizmet e N.I.Sh Gomes . Keshtu qe s’kishe kohe te nxirrje idiotesira . Ore skandaloz ! Ky vend u be si fshati ne feste , se ufo si Saliu & comp ku ben pjese edhe ti , nxirrni nga keto xhevahiret .

  5. Treviso says:

    O Myslym, e dasht me vene vetllat por paske nxjerr syte me ATO qe ke shkruajtir, nese i ke shkruajtur me mendje te kthjellet.

  6. Alidemsi vjeter says:

    Foli dhe “Lymi i vogel” i SMT-se se Lushnjes…….Lymi i Murrizit …….

  7. Alidemsi vjeter says:

    Foli dhe “Lymi i vogel” i SMT-se se Lushnjes…….Lymi i Murrizit …….qe ja pret bytha perin si me thike.

  8. Niko Shpiragu says:

    Ky zotnia ka plotesisht te drejte per sa i perket sistemit te drejtesise dhe nuk kemi te drejte ta kritikojme per kete gje. Por persa i perket barazimit qe i ben me drejtesine e kohes se monizmit ai ben gabim, se kurre nuk mbahet mend qe atehere te arrestoheshe dhe te dilje nga burgu e te shperbleheshe. Mund ta kritikojme per arrestime politike, por nuk mund te themi qe ai te nxirrte nga burgu e te shperblente. Jo per ne qe kemi jetuar ate kohe se e dime mire kete, por per rinine dhe adoleshentet se u krijojme nje perfytyrim jo real per te kaluaren tone jo shume te larget.

  9. Koba says:

    Neqoftese Z.Nano beri 4 vjet Burg per 5 leke.Keta qe kane vjedhur miliarda ,duke futur ne kete thes Sali kriminelin .Like Bajgen pe Floriri,Mona Baxhellen ,Lul Sumkapucin dhe te gjithe Taboret e tyre ,DUHEN RJEPUR TE GJALLE:

  10. Life is game says:

    RASTI i Nanos ishte modeli qe duhej perdorur per pasurim te shpejte kur je politikan ne periudh tranzicioni. Dhe po ta shohesh me kujdes ky model u ndoqe nga shume zyrtar dhe politikan te larte. Une dyshoj qe nje pjese e tyre pranuan vete per te perdorur kete model dhe pastaj per tu larguar ne strofullat e veta. Edhe sot degjon kafeneve se ka njrez qe pranojne te bejne 3 vjet burg per 1 milion Eur. Persa i perkete punes se enverit duhet thene se futeshe ne burg 6 muaj 2 001 leke te vjetra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje