Donald Trump: Urimi im për Putin? Jeni çmendur gjë?!

22 Mars 2018, 10:12Bota TEMA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbrojtur vendimin e tij për të uruar presidentin rus, Vladimir Putin, për fitoren në zgjedhje.

Në një status në Tuitter, Trump shprehet se marrëdhëniet e mira me Rusinë janë të domosdoshme për të zgjidhur disa prej problemeve të botës.

“Media e lajmeve të rreme është çmendur, sepse ata duan ta dëmtojnë atë.

Ata e kanë gabim.

Raportet e mira me Rusinë dhe të tjerët janë gjë e mirë, jo gjë e keqe”, ka shkruar ai.

“Ata mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve me Korenë e Veriut, Sirinë, Ukrainën, Shtetin Islamik, Iranin dhe madje edhe garën e armëve”, ka shkruar Trump në një postim tjetër.

Presidenti amerikan u kritikua pas urimit që i bëri homologut rus për rizgjedhjen si president, për shkak të manipulimeve që pati gara.(TemA TV)

2 komente në “Donald Trump: Urimi im për Putin? Jeni çmendur gjë?!”

  1. adi says:

    Taulant Balla dhe rilindja ca mendimi ka per kete.
    Do ngene ndonje komisin hetimor apo do fillojne direkt ndjekje penale per presidentin e amerikes.
    Sepse amerika ka ngele ne dore te sorosit batakciut me te madh te botes dhe taulant balles e ed rames.
    Kuptohet edhe tema nuk vjen mbrapa ne dashurine per ameriken pa donald trump.
    Bota me legene dhe karagjoze nuk ka qene asnjehere sa sot!!!!

  2. shushica says:

    Ka plotesisht te drejte ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje