Xhafaj takim në Uashington: Vlerësime dhe mbështetje e fortë nga SHBA për drejtësinë dhe sigurinë

22 Mars 2018, 16:07Kronika TEMA
Xhafaj takim në Uashington: Vlerësime dhe mbështetje e fortë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj shkruan në twitter pas disa takimeve të rëndësishme që po zhvillon në SHBA:

Në Uashington për një vizitë zyrtare. Së bashku me mua edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe një ekip nga MB e Policia e Shtetit.

Të ftuar nga kolegët dhe miqtë tanë amerikane. Një axhendë e ngjeshur takimesh në Departamentin e Shtetit, Kongres, FBI e DEA etj.

Në Kongres fillimisht në një takim shumë konstruktiv me kongresmenin Robert B. Anderholt dhe më pas një takim me një tjetër mik të Shqipërisë, kongresmenin Steve King. Vlerësime dhe mbështetje e fortë prej tyre për “reformat impresionuese të qeverisë në fushën e drejtësisë dhe sigurisë”.

Dje në një darkë pune me disa personalitete të njohur për përvojën e tyre si ligjvënës, në fushën e sigurisë dhe diplomacisë, miq e mbështetës në vite të Shqipërisë.

Një diskutim shumë interesant për sfidat aktuale në fushën e sigurisë kombëtare dhe luftën kundër terrorizmit.

1 komente në “Xhafaj takim në Uashington: Vlerësime dhe mbështetje e fortë nga SHBA për drejtësinë dhe sigurinë”

  1. murat kepa says:

    Keni takuar ndonjë policë,të qarkullimit rrugorë në Amerikë??Vetëm ata ju presin,ju gazetarucë,mbishni faqet,me demek u bë nami.U çua Amerika në këmbë për Xhafën.Në Amerikë se rruan njeri për ju,ju i bëni qejfin vehtes,duke takuar,policë portjerë,mahazinjerë,pse nuk të pret një zv.ministër të paktën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje