Detajet e reja: Tre nga autorët e grabitjes në Fier janë nga Puka? I plagosuri qëlloi i pari ndaj policisë

23 Mars 2018, 10:50Kronika TEMA

Mësohen detaje të reja për tentativën e grabitjes që ndodhi rreth orës 3:00 të mëngjesit në lagjen “29 Nëntori” në Fier, ku 4 persona të armatosur dhe me maska tentuan të grabisin në banesën e Minella Mucës.

Dyshohet se 3 nga grabitësit janë nga Puka, duke përfshirë edhe viktimën, ndërsa njëri nga Fieri.

Grabitësi që mbeti i plagosur nga policia, Arben Muça, ka qëndruar me kallash tek porta dhe ka hapur zjarr i pari ndaj policisë, raporton Lapsi.al. Autori tjetër qëlloi me dy pistoleta ndaj policisë, por mbeti i vrarë.

I plagosuri Arben Muça  ka të njëjtin mbiemër me familjen ku u tentua të grabitej, por nuk dihet nëse kanë lidhje fisnore.

Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e dy personave të tjerë të cilët kanë arritur të largohen pas përplasjes me armë.

2 komente në “Detajet e reja: Tre nga autorët e grabitjes në Fier janë nga Puka? I plagosuri qëlloi i pari ndaj policisë”

  1. Peci haxhinasto says:

    Do gezohesha qe policia t’jua kish shkerdhyer te gjitheve…

  2. klosi says:

    NE SHPELLA NE SHPELLAAAAAAAAAAA I GJENI EGERSIRAT E PYKES E TE MALOQERISE BERISHIANE.KAFSHA KA ZBRIT NGA MALI E KA ARDHE ME VJEDH NE FIER.GJETI ATE QE MERITON CDO BISHE.BRAVOOOO POLICIA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje