Ky është momenti kur oxhaku 200 metra i lartë u shkatërrua me anë të një shpërthimi të kontrolluar.
Oxhaku i stacionit elektrik në Kingsnorth Power Station të Uniper, në Hoo, Kent u rrëzua menjëherë pas shpërthimit, teksa 24.000 ton betoni dhe çeliku dhe 1.5 milionë tulla u rrëzuan në tokë.
Pas shembjes, turma e mbledhur për të parë shpërthimin e kontrolluar, brohoriti dhe duartrokit.
Stacioni i energjisë që funksiononte me naftë u mbyll në dhjetor të vitit 2012, pasi prodhoi elektricitet prej afro 42 vjetësh. (TemA)