Së fundmi kryeqyteti i Maltës, La Valetta është stolisur me ngjyrat kuq e zi.
Mësohet se arsyeja e vendosjes së shumë flamujve është një delegacion shqiptar që do të mbërrijë së afërmi atje.
Për t’i uruar mirëseardhjen, bashkia ka menduar që të krijojë një atmosferë miqësie në qytet.
Dy vendet kanë zgjeruar së fundmi marrëdhëniet mes tyre duke nxitur bashkëpunime konkrete në disa sektorë kyç.
Ndërkohë, më herët Malta ka ofruar mbështetje për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian ku ka deklaruar se mirëpret dhënien e statusit kandidat për hapjen e negociatave. (TemA)
Malta = Mal tha
Ashtu sic eshte ky ishull: nje mal i thate, pa uje.