"Specialist" për çanta, portofolë dhe celularë, policia prangos "skifterin" në urbanët e Tiranës

24 Mars 2018, 15:17Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka prangosur një të ri që rezultonte se grabiste qytetarët gjatë kohës kur këta të fundit udhëtonin me urban.

I identifikuar me inicialet A.B, 28 vjeçi vidhte kryesisht çanta, portofolë dhe celularë.

Policia raporton se “Arrestimi i tij është bërë nga forcat e komisariatit nr.3, ndërsa mësohet se ky shtetas ka qënë edhe më parë i dënuar për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasi i ndaluar dyshohet si autor i ngjarjeve të mëposhtme:

-Më datë 16.02.2018 në autobusin e Tiranës së Re dyshohet se ka vjedhur portofolin e shtetases I.J.

-Më datë 15.02.2018 në stacionin e autobusit në rrugën “Asim Vokshi” dyshohet se ka vjedhur cantën sebashku me portofolin ku ka patur një shumë lekësh shtetas F.M 28 vjece.

-Më datë 22.01.2018 në rrugën “Asim Vokshi” dyshohet se ka vjedhur portofolin shtetas Z.I 24 vjece.

-Më datë 24.01.2018 në rrugën “Camëria” dyshohet se ka vjedhur portofolin shtetases F.F 58 vjece.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe të vjedhjeve të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprimet të mëtejshme.” 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje