Situata e furnizimit me energji elektrike paraqitet e qendrueshme, ne raport me 24 oret e fundit, me permiresim ne masen 70%.
Nderprerjet e energjise elektrike kane ardhur si pasoje e motit te keq me erera te forta qe kane perfshire vendin gjate nates se mbremshme dhe dites ne vazhdim.
Defektet paraqiten kryesisht ne zonat rurale dhe rurale te thella ku linjat jane kryesisht linja ajrore, gje qe sjell dhe vonesa ne riparimin e tyre per shkak te terrenit te veshtire ne te cilin kalojne keto linja.
Rajoni më i prekur nga defektet është ai i Shkodrës.
Siç e shikoni në foto, në Zejmen, era ka rrëzuar pemët mbi linjat tona, madje nuk ka kursyer as shtyllat, duke këputur përcjellësin, ndërsa në Koplik, Velipojë dhe Bushat, prurjet e ujit prej stuhisë me reshje te forta, kanë dëmtuar kabinat.
Në Dajç, grupet e OSHEE kane perdorur lunder per te riparuar defektet.
Ne Llogara gjithashtu, era ka rrezuar disa pemë mbi rrjetin elektrik. Kompania OSHEE ka vendosur ne gatishmeri 2000 punonjes, ne sherbim 24 oresh, dhe në të gjithe vendin po punohet me intesitet te larte per riparimin e te gjitha defekteve.