"Peshku i madh", Adriatik Llalla mund të arrestohet?

25 Mars 2018, 14:58Politika TEMA

“Burime diplomatike në Tiranë, që ndjekin nga afër këtë proces thanë për DW se rasti i ish-Prokurorit të Përgjithshëm është vetëm fillimi i kapjes së “peshqve të mëdhenj” që do të ndiqet se shpejti edhe nga raste të tjera.

Hetimi ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla është një sinjal se për kulturën e pandëshkueshmërisë, të betonizuar në Shqipëri prej më shumë se dy dekadash, po fillon procesi i ҫmontimit”.

Kështu shkruan sot media gjermane Deutsche Welle teksa bën një analizë mbi ecurinë e vettingut në Shqipëri, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse ish prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla do të arrestohet.

Ndërkohë muaj e kaluar Departamenti Amerikan i Shtetit mori vendimin që ish-kryeprokurori dhe familja e tij të futen në listën e zezë dhe të mos u lejohet hyrja në SHBA “për shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni”.

Por mesa duket SHBA nuk është i vetmi vend do t’i ndalojë qëndrimnin Lallës.

Sipas Dita burime jozyrtare thonë se atij i është refuzuar kohët e fundit edhe një kërkesë e lidhur me kohëqëndrimin në Gjermani, kërkesë e cila nuk u trajtua sipas pritshmërive të tij, nga Ambasada Gjermane në Tiranë.

Gjermania është vendi ku Llalla udhëton shpesh për shkak të qëndrimit të familjes së tij aty.

Ndërkaq Prokuroria ka hapur ҫështje penale për pastrim parash në përmasa të mëdha për ish-Prokurorin e Përgjithshëm.

Nga sa mësohet bëhet e ditur se dosja përmban shit-blerje tokash, ullishtesh, në sipërfaqje të mëdha dhe pasurish të paluajtshme që ish-Prokurori i Përgjithshëm i blinte shumë lirë dhe pasi bëhej rivlerësimi i tyre, i shiste 20-30 herë më shtrenjtë. Gjithashtu dhe transaksione financiare me persona me precedentë penalë të lidhur me krime të rënda. (TemA)

17 komente në ““Peshku i madh”, Adriatik Llalla mund të arrestohet?”

  1. Shqiptar jo TURK/GREK/SERB says:

    Adriatik Llalla ishte sherbetor besnik i korrupsinit ne krye te shtetit dhe vecanerisht ne dispozicion dhe mbeshtetje te veprimtarise kriminale te:

    SALI Bishes
    ILir HAJDUTIT
    EDSCOBAR Rama

  2. Socialisti Demokrat? says:

    THjesht hardhuca Llalla.

    Gjarprinjte vazhdojne akoma te sundojne.Kur do kuptoni o milet i trashe.

    Para se ta arrestoni i gjeni dosjen LU Lu, apo jo?

  3. Baca-Bajram says:

    Nese gjithe ato prova jane te verteta, c’pret drejtesia, pse si ven byzylyket Dhalles.

  4. ? says:

    ?? Më në fund, duket sikur po fillon !!?

  5. ... says:

    merruni me Kosin lereni Llallen. se ao eshte nente uje kos

  6. vaso says:

    Po pse,po bleve lire dhe shet shtrenjt quhesh PESHK?
    Ha ha ha……………..

  7. Krimet e Renda says:

    Kush do e hetoj tek krimet e renda?! Hajdarmataj?! Shokun qe e emeroi po vet dhe qe i eshte ndaluar po hyrja ne ShBA! Spihunin e Berishes?!

  8. 28 Nentori says:

    Arrestoni Berishen, mos u merrni me kukulla ! Osé ikni e pirdhuni, se deri tani jeni nje deshtim apokaliptik. Llafe, dengla, lloqe dhe gjithe peshkaqenet Jane sheshit. Duket sikur qellimi i vetem i reformes ne drejtesi ishte qe ta fusnin ne dore amerikanet, per te na mbajtur prej koqesh, te nenshtruar, hysmeqare dhe te pushtuar ne vendin tone.

  9. Llum says:

    Ky eshte vertet peshk, nga trut dhe nga trupi. Nuk mendonte e punonte per drejtesine po per kulturen e femijnise, fshatin, token dhe lopen. Kryeprokuror qe s’i shkonte mendja se nje dite do pyetej per punen qe bente dhe pasurine qe vinte.

  10. USA says:

    KUSH DO TA HETOJ LLALLEN AI ROBEQIRI HAJDARMATAJ QE ESHTE ME I KORRUPTUAR SE LLALLA AI VEGLA E BERISHES AI DUHET TE ARRESTOHET JO TË QENDROI PROKUROR

  11. Pellumbi says:

    Nuke kame menduar se ish prekurori Llalla ishte dhe pa te skille te mesme .Kjo me habit :Akuza e marr se bashku me gjyqsorin duhet te jene ajka e kombit.Por c’te shohsh keta qe jane dhe handut me cizme jane shume injorant .Vjedhe ai qe s’njef ligjin .prandaj me c’shoh do ta pesoj n te gjith ne besime teEuropa dhe Amerika .Populli ka besim.

    1. undefined says:

      Po te kishte te mesmem note 5 do e kishte çka nuk lejonte te kishte te larte. Si kryeprokuror i projektuar bleu te larten dhe pastaj te mesmen.

  12. return of the saint says:

    Pervec Llalles te kontrollohen gjithe prokuroret e meparshem Rakipi,Sollaku etj

  13. BRSS says:

    TË gjithe jan njelloj te gjithe hajdute e te KORRUPTUAR ,asgje mos PRISNI se keta mbrojn njeri tjetrin ketu duhet TË çfuqizohen LIGJET dhe TË fillojn nga e para se keta te gjithe jan te korruptuar me force dhe me Dajak ndyshe sbehet

  14. Enciclopedia e berishizmit says:

    Proverba dhe fjale te urta te ajkes se memedheut.

    Ta dija qe ishte kaq e leht shkolla e larte, kisha be edhe te mesmen!
    Adriatik Llalla.

  15. Lani says:

    Me i korruptuari i Sali berishesh edhe ky legen i poshter …i erdhen hekurat afer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje