Fatos Lubonja ka bërë një shkrim, pas thirrjeve të fundit të disa zërave brenda PD-së, për rikthimin e Sali Berishës në krye të kësaj partie.
Lubonja shkruan se kjo kërkesë është qesharake, pasi përgjegjës për mosbesimin e shqiptarëve tek PD-ja, është pikërisht Sali Berisha.
“Këtë shkrim për opozitën shqiptare po e filloj me dy kronika të kohëve të fundit, që kanë protagonist Sali Berishën. Kronika e parë është ajo ku paraqitej Sali Berisha në kullën ABA Center, në përurimin e organizuar nga pronari i saj, oligarku Bashkim Ulaj, me rastin e hapjes së televizionit të tij që u mbiquajt CNN-i shqiptar- shoqëruar me komentet e ish-kreut të PD-së që, me dy fjalë, tha se ky televizion do të jetë nga ata që do të thonë me të vërtetë të vërtetën”, shkruan Lubonja për Panorama, që vijon më tej duke sjellë kërkesën e Arben Imamit, për kthimin e Berishës.
“Po, a është vërtet kthimi i Berishës një zgjidhje? Gjykoj, se të mendosh kështu, është një gabim shumëplanësh që fillon nga vlerësimi gabim i krizës së PD-së – sikur kjo të vijë për shkak të liderit të saj të pafuqishëm.
Sepse, pa mohuar rolin që ka energjia dhe karizma e një individi në jetën politike të një vendi dhe pa mohuar kritikat e shumta që Basha i meriton, ta reduktosh gjithë fatin e luftës politike në ndeshjen midis dy liderëve është jo realiste.
Problemi i pafuqisë së PD-së sot nuk është mungesa e një lideri të fortë autoritar, që mund të bashkojë opozitën e përçarë kundër një lideri të fortë autoritar siç është Rama në krye të PS-së.
Madje, do të thosha se është e gabuar të mendosh edhe se lideri autoritar i tipit Berisha – Rama, që Basha kërkon të imitojë, gëzon simpatinë e shumicës së shqiptarëve. Aq më tepër kur shqiptarët po e shohin këtë autoritarizëm të shfaqet te Rama në formën më perverse.
PD-ja nuk është në krizë për mungesë të një lideri të tillë, por sepse nuk mund të tërheqë dot rreth saj njerëzit që kërkojnë ndryshim. Dhe kjo jo për shkak të paaftësisë apo pafuqisë së Bashës për të përbashkuar PD-në, por për shkak të mëkateve të asaj të kaluare që disa duan të na rikthejnë me rikthimin e Berishës”, shkruan Lubonja
“Dhe këtu po dal te kronika e parë që përmenda. Vizita e Berishës tek oligarku Ulaj dhe promovimi që i bëri televizionit të tij të ri ishte një sinjal i qartë se Sali Berisha nuk mund të përfytyrojë një lojë tjetër politike, përveç asaj që ka luajtur deri tani. Puna është se Shqipërisë sot po ia merr frymën pikërisht sistemi i përqendrimit të pushteti politik, mediatik, financiaro-ekonomik në pak duar politikanësh e oligarkësh. Është ky sistem dhe jo thjesht Rama që, për të mbijetuar, sot ka futur në politikë dhe ekonomi edhe krimin e organizuar.
Nëse Ulaj ka vendosur të ngrejë një televizion, edhe më budallai e di se ka vendosur ta bëjë këtë jo për të mirinformuar shqiptarët për të këqijat e këtij sistemi, por për të fuqizuar pushtetin e tij brenda këtij sistemi, ndoshta duke parë se sivëllezër të tij me televizione kanë arritur të marrin më shumë”, vijon Lubonja.
“Sot nuk kemi nevojë për një rikthim të Berishës në krye të të gjithë mëkatarëve të PD-së, por për një parti (jo thjesht opozitë) që vepron e sillet ndryshe: duke denoncuar e duke u kthyer kurrizin oligarkëve dhe duke e kthyer fytyrën nga njerëzit që po vuajnë prej tyre”, e mbyll ai shkrimin e tij.(TemA)
sakte ,zeri i arsyes gjithmone i pavarur .respekt Lubonja .te kam kritikuar por mesa duket juve si njohes nga brenda i situates qe eshte ne oligarkine tiranese te shek21 keni pasur nje pasqyre me te qarte..respekt poshte injoranza dhe perpara vetem me shqiptaret europian.
Boooom! Te lumte!
Cuditem si e ke botuar Mero kete qe vetem nga oligarket financohet. Megjithese tani qe merr dhe reklama nga Abi Bank, ajo banka offshore ku cojne parate drogmenet e Shqiperise, mbase e ka zgjidhur hallin.
Oligark Bashkim Ulaj? Ai nuk eshte vecse nje hyzmeqar i parave te familjes Berisha dhe krushqise ne Vuthaj te Malit te Zi……
Prandaj merr leje ndertimi ne Tirane nga Lali Eri, koncesionin Thumane-Kashar dhe HEC-e ne Valbone nga Rama ky? Se po ishte vetem nje hyzmeqar i Sales, e jo i tere sistemit, nuk do ja dilte kurre.
Sherbimi serb ne veprim
Arben Imami, i ka harruar dhembet qe i thyen horrat e berishes,kur beni i shkoj t’a shtypte me tank,(U kujtohet besoj),Por,tani ai e do prap ardhjen e kesaj mostre,sepse e di qe ai do sjelle gjithnje peshtjellim!… Kjo do vere ne siklet vendin,drejtesin dhe sakaq do largohet dhe vemendja nga dosja e ben Imamit,qe duhej te ish hapur tashme!
Kur Lubonja flet me arsye duhet vleresuar per pa anshmerine e tij! Ky eshte dhe shkrim i qarte!
O Lubonja po si ore nuk ta merr mendja pse e kefkojne Berishen dhe kush e kerkon : Ne radhe te pare e kerkojne kriminelat dhe gjithe ato qe kan perfituar pasuri marramendshe prej tij .Partia demokratike per mua duhet ta kete emrin partia e terrorit se per mua ajo parti eshte mbajt me terror dhe dhune nga Berisha dhe nuk ja ka mbajt kuj me mendu ndryshe po le me me vepru ndryshe se e pesonin si i ndjeri Olldashi a e shihni si j shkerrmoq ajo me Lulin .
Nuk e marr vesh pse nuk i nxirrni komentet e taraboshit ?