PD, si parti eksperimentale

25 Mars 2018, 20:05Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Përfundimisht Partia Demokratike, është kthyer në parti eksperimentale, me të cilën së fundi po luajnë emra dhe segmente të caktuara të sponsorizuara nga brënda dhe jashtë vendit.

Kjo pasi ka 6 vjet që luhet me gjithçka të asaj partie, duke nisur nga simbolet, programi, imazhi, statuti, historiku, dhe gjithçka tjetër.

Zërat e fundit të dala nga PD, thonë se zoti Basha shumë shpejt do të përballet me kërkesën ultimative të zotit Berisha dhe shumicës së grupimit parlamentar, për tu larguar nga drejtimi i partisë, madje pa ardhur qershori këtij viti.

Zëra të tjerë thonë se, Lulzimi nuk ka në plan të largohet pa gjetur njeriun e duhur (si pasardhës) ai vetë për ta zëvëndësuar, pasi e ndjen se “puçin” e ka nga të larguarit.

Deklaratat e bëra nga lideri historik i PD zoti Berisha se “Basha duhet të largohet para zgjedhjeve lokale”, tregoi se Lulzimi e ka mbyllur llogarinë me shefin e tij, tregon se Lulzimi i ka mbyllur letrat politike me Doktorin, dhe se çdo ditë qëndrimi i tij në atë parti, është me kosto të lartë për të.

Në 6 vitet e drejtimit të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha, kjo forcë politike ka qenë nën procesin e ndyrë të eksperimenteve të vazhdueshme të një njeriu të vetëm, që kryesisht pas daljes së mistershme nga “çadra e lirisë” dhe humbjes së thellë të 25 qershorit 2017, kishte vendosur të mos pyeste asnjë, madje as kumbarin e tij që e afroi dhe emëroi në krye të asaj partie.

Mungesa e aftësive, e programit, e ideve dhe stafit të aftë politikisht, intelektualisht dhe profesionalisht, e degraduan Partinë Demokratike të drejtuar nga zoti Basha, mungesa e një platforme të detajuar opozitare, lufta pa kompromis ndaj SHBA dhe BE, dhe zbatimi në praktikë e metodave markiste të drejtimit të partisë, ishin vetëm disa prej eksperimenteve, që sollën dështimin dhe degradimin e asaj partie.

Afrimi i një rrethi njerëzish pa asnjë lidhje me PD, dhe mungesa e stafit të pergatitur, e klasifikuan politikisht PD si një parti amatore , e zhytur në skandale.

Duke patur mungesë respekti dhe aftësish si kryetar partie dhe lider, Lulzim Basha nga dita e parë e ardhjes (e emërimit) si kryetar partie, ka nisur të eksperimentojë me partinë e idealeve të studentëve të dhjetorit 1990, ka nisur të zhbëjë pak nga pak vlerat dhe simbolet e asaj partie, ka nisur të përçajë dhe largojë personalitetet e asaj partie, duke mos u penduar kurrë për asgjë.

Mungesa e respektit ndaj strukturave të partisë, mungesa e respektit ndaj historisë së asaj partie, mungesa e ndjesive si politikan ka krijuar një klimë terrori psikologjik ndaj kujdo që i kujton atij zbatimin e statutit, zbatimin e normave partiake, zbatimin e kuotimit të vlerave dhe kontributeve për cilindo që bëhet pjesë e kupolës drejtuese.

Mbushja e partisë me shokët, miqtë dhe tarafin e kunatit apo mbushja e partisë me servilë të paskrupullt, dhe tentativa për të mbushur çdo zyrë me njerëz pa emër, mbetet një tjetër eksperiment që mban firmën e zotit Basha.

Prej afro 6 vitesh ai është de jure kryetari i Partisë Demokratike, dhe asnjëherë nuk e kuptoi se atje ai është pa konkurent, pa garë dinjitoze, ai asnjëherë nuk e kuptoi sa dëme i ka sjellë një partie që në themel të saj ka lirinë dhe demokracinë, thithjen e elitës intelektuale, dhe si busull drejtimi funksionimin e demokracisë amerikane.

Ai kurrë nuk e kuptoi se, me veprimet e sulmet e tij ndaj SHBA, dhe ambasadorit Lu, kreu një tjetër eksperiment banal, ndaj një partneri stradegjik të Shqipërisë, që qysh në fillimet e demokracisë kanë qenë dhe janë në krahun e shqiptarëve.

Mungesa e një grupimi dhe mendimi të pjekur politikisht, larg frikës dhe hijeve të së shkuarës, e ka kthyer PD prej vitesh në parti ku Lulzim Basha dhe shpura e tij e skandaleve, mund të bëjnë eksperimente politike, strukturore, programore, njerëzore, financiare, duke e zhytur atë forcë politike në krizë të thellë besimi e mendimi.

Kjo e ka detyruar bazën e asaj partie, dhe pjesën e larguar , ta konsiderojnë lidershipin e saj, si dashakeqës dhe fatkeqësi të degradimit politik të partisë.

Mungesa e përgjegjshmërisë qytetare, politike dhe intelektuale, eksperimentimi me imagjinata , ide dhe dëshira kafenesh, kanë hapur shpesh shtegun e ndarjes fatale të PD, duke treguar entuziazmin dhe dakortësinë e kryetarit dhe mbështetësve të tij.

Ndoshta i lodhur nga eksperimentet dhe dështimet , Lulzimi më në fund, i gjendur edhe pa mbështetjen e Doktorit tashmë, do ta ketë shansin të jetë dinjitoz të paktën ditën e largimit, duke marrë pas vehtes edhe këshilltarët e tij.

12 komente në “PD, si parti eksperimentale”

  1. Ollga Toronto says:

    Mire ore Z.Artur Ajazi,po nje gje a na e shpjegon me mire kur thua se:”ne themel te saj ka patur lirine dhe demokracine”,pra e ke fjalen per PD-en,kur dihet fare mire se me lirine dhe demokracine nuk ka patur lidhje partija demokratike dhe Sali Krimineli.

  2. tanku says:

    PO ME KETA MENDER MUTER QE NGA MU(T)LI TE THUTHUQI DO VIJNE NE PUSHTET PEDET E SHQIPFOLSVE???????EDHE NJE EURO NUK VE BAST PER KETA PJERDHURINA.

    1. anonim says:

      po ku i ka gjetur njeri me3 gangster se tjetri, me keta fytyra do vije ne pushtet ky apo tani qe eshte bashkuar me partine e baxhelles ka shpresa te medha se do mare pushtetin duke gjuajtur me cizme ne parlament, oh pika po pse se keni mare ne podium dhe Strazo Himlerin me patllake ne brez dhe me republike ne koke se ai eshe tip garipi , ai e can rrugen drejt pushtetit me patllake ne dore,,,,

  3. ilir hoxha says:

    kur beri eksperiment me pd edhe luli, hajde mos thirr po deshe. turp.

  4. dmokrati says:

    Nuk i bie gomarit po samarit. PD do shkaterohet totalisht dhe do te humbase dhe meritat e permbysjes se sistemit perderi sa te mos distancohet nga figura me e zeze e historise Shqiptare mbas Esat Toptanit, Sali Ram Berishes
    Dhe kjo histeri e kurdisur kunder nje loloje eshte per te shpetuar te keqin e te keqijvet.

  5. albani says:

    Z. Ajazi, kur thoni se Basha po eksperimenton me partine e idealeve te sudenteve te dhjetorit 1990, kjo te ben per te qeshur.
    Thua ti se kjo qe me te vertete nje parti me ideale dhe keto ideale erdhen dhe u fashiten rruges. Kjo, qe quhet PD, as ka qene dhe as eshte parti e mirefillte, por nje grup njerezish pa parime, pa ideale, pa rregulla, por vetem kaos. Kjo “Partia e Idealeve te Dhjetorit”, e filloi veprimtarine e saj me plackitje, me shkaterrime me vjedhje, thyerje dhe diegie: Cdo gje qe kishte mbetur nga regjimi i kaluar, me shkolla, me cerdhe femijesh, me ndertesat e kooperativave bujqesore, me shkaterrimin e plantacioneve te agrumeve, ullinjve, molleve, rrushit, kumbullave, me shkaterrimin e uzinave dhe te fabrikave, me plackitjen me pas te depove te rezervave te shtetit, dhe me ne fund me shkaterrimin e Shqiperise me 1997 (te gjitha institucionet pa perjashtim), mbasi u vodhen edhe leket shqiptareve, Le te vijme tek Gerdeci e me pas tek 21 janari 2011, dhe deri tek shitja, apo falja e Detit Jon.
    Keto jane gjera te jashtme, por nga brenda: as forume, as rregull, as disipline (qe shkerdhehen ne seancat e parlamentit), asgje pozitive,pervec vjedhjeve groteske, me ne krye Rrugen e Kombit. Ja, kjo eshte PD-ja, partia e idealeve.

  6. Loku says:

    Shiko foton dhe bej bilancin se çfare do fitoj po te kete keto bole qe e rrethojne.

  7. Arber Iliri says:

    Po pse te largohet more , a nuk ishte Saliu qe duhej te largohej ne 1997 dhe as u tund prej vendit.Jo or cun ri aty, beji naften Saliut tani dhe mbase del i pari vete.

  8. alphade says:

    Ne ditet e dhjetorit nuk lindi nje parti,por nje bande tropojane e
    dirixhuar nga nje horr,rrugac,hajn,gangster me ” full name” :
    Azem Hajdari,i cili me dhune prej krimineli solli ne krye te bandes
    nje kryekriminel,kryehajn,kryemafioz me emrin Sali, me atesi Ram
    dhe mbiemrin Berisha,fatkeqesia me e madhe qe ka njohur Shqi-
    peria dhe kombi shqiptar prej 105 vjetesh e ca mevetesi. Nje tufe
    horrash tropojane edhe tani po e bejne corap Shqiperine e ngrate.
    Mallkuar brez pas brezi kjo lukuni horrash e arrivistash te neverit-
    shem tejskajshmerisht . Ky grup mafioz eshte turpi i Shqiperise dhe
    i botes. Cdo gje e keqe qe mbreteron sot ne Shqiperi vjen nga kjo
    bande hordhish.Ketu nuk bej fjale per malesoret tropojane: trima,
    te ndershem, bujare,patriote,ashtu si Heroi i Dragobise…..!

  9. Coli says:

    Cfare eksperimenti mor? Nga padija Luli ka bere vetem levizje kaotike qe ty te dukenn studime. Dhe rremuja do kete nje fund.

  10. ak47 says:

    Nga 4 bouls-et e fotos, nese beni Aldon krietar, PD ka te ardhme. Si zv. propozoj Grigjen. Me ne fitojne te tere e te pabere. Te rroni vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje