Që 22 Marsi të mos jetë vetëm dita e Sulltan Nevruzit

22 Mars 2018, 18:45Blog TEMA

Nga Astrit Patozi

Sot e mora veten më të mirë, hëngra hashure, dhe e konsiderova një ditë të zakonshme feste, megjithëse nuk jam bektashi.

Për të gjithë nostalgjikët dhe demokratët e tjerë, që u shkëlqejnë sytë sa herë vjen kjo ditë, falenderova Zotin që nuk doli ndonjë “trim” i Republikës së Re, që të kishte kërkuar ndryshimin e saj, ashtu siç bënë me 20 shkurtin. Fjala vjen, 22 marsin mund ta ndërronin me 18 majin, edhe pse festën e Sulltan Nevruzit nuk do ta lëviznin dot, që t’i shkonte nga mbrapa fantazisë së tyre.

Kohët kanë ndryshuar, aq për keq sa, jo vetëm nuk duket ndonjë shpresë në horizont për të ardhmen, por për Partinë Demokratike dhe të djathtën shqiptare po bëhet përherë e më e vështirë t’i gëzohet madje edhe lavdisë së të shkuarës.

Dhe mendova se të gjithë ata që e konsiderojnë 22 marsin, jo thjesht si ditën e shënuar për besimin bektashian, nuk mjafton vetëm që ta kujtojnë atë me krenari dhe patetizëm.

Nëse duam vërtet të tregojmë respekt për historinë tonë, duhet të ndahemi me guxim e me vendosmëri nga të gjitha përgjegjësitë dhe fajet e rënda, që na çuan në këtë katandisje të paimagjinueshme, jo vetëm elektorale.

Por mbi të gjitha, nëse duam vërtetë të rikthehemi sërish edhe një herë, si shpëtimi dhe shpresa e vetme për Shqipërinë, duhet të flakim tutje të gjitha veset dhe paudhësitë, jo vetëm politike, që na kanë çuar me vite larg nga 22 marsi i vitit 1992.

4 komente në “Që 22 Marsi të mos jetë vetëm dita e Sulltan Nevruzit”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    Kur kristianet[shqiptaret] festojne DITELINDJEN e Heroit te KRISTIANIZMIT,G.Kastrioti[jo skenderbeu per sumqiret muslims],keta te fundit TURKOSHQIPFOLESIT[joshqiptaret] festojne ”sulltan NEVRUZIN”..!!!!!

  2. Hengre hashure dhe ja fute pordhes me lulush.
    Ju hajdutet qe jua futi luli,akoma nuk guxoni te thoni se kush e katapultoi lulin nga hici ne kryetar.
    Dhe shumica juaj doni qe kryekrimineli komunist sali te vij ne krye te partis.
    Kjo duhet te jete loja karieristit sharlatan komunist saleh ham humit qe po vdes kur e shikon veten ta komandoj luli dhe karriken ja ka mare rama.

  3. Rrufeja says:

    22 marsi,dita jone apo e atyre qe “na ndihmuan”?
    Nuk na lidh gje me 22 marsin.Populli nuk ndihet i lumtur per ate dite.Nje gje normale ishte duke pare se cfare behej ne tere boten.
    Akt heroik ishte rrezimi i bustit.Do ngelemi ne histori.Ku ka vend ne bote qe te mblidhen 300,000! veta per te rrezuar nje bust?Kèna tregu heroizem.
    Rrezuam diktatorin qe kishte vdekur dhe qe skishte vjedhua asnje qindarke.Rrezuam komunizmin qe nuk dinin as vete se çdo te thote komunizem.Rrezuam shtetin e prume serbet…lere lere se ceshte 22marsi.
    Ne demokracine e kishim mes nesh…u rrezua pushteti me zgjedhje.A ka me demokraci se kaq?
    Patos ta gezosh 22marsin bashke me te rrahurat ” demokratike” nga drejtusi yt.Apo kush te rreh te do?!
    Nqs ti je i gezuar me 22marsin per ate cfare prute,pune per ty.Apo i papune je tani qe kini ndimes udheheqesin kryetar?

  4. Bert says:

    Vetem shprese dhe shpetim nuk jeni ju te Pd-se,bashke me ty o sum katunar, spiun Kavaje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje