Lumja ti, Kosov'o lule, Q'i le pas shoqet' e tua !

21 Mars 2018, 20:24Blog TEMA
Lumja ti, Kosov'o lule, Q'i le pas shoqet' e tua !

Nga Brizida Gjikondi

Pak shpjegim ligjor. Demarkacion si term vjen nga latinishtja, “demarcare” që do të thotë caktoj kufinjtë. Malazezët tani janë duke festuar, inferioriteti mëkatar dhe prostitucioni i 80 shqiptarëve, ju dha atyre në tavolinë diçka që me pushkë e gjak nuk do e merrnin kurrë. Historive me konspiracion vdektarësh të përkohshëm, “jo po Amerika e bën për inat të Rusisë”, “jo po do na japin Preshevën se ne do ju japim Mitrovicën|, “jo po do na heqin vizat” (në fakt vizën kanë kohë që na e kanë hequr) që të zbrazen trojet, se kështu duhet…. e bla bla blatë e njerëzve me dy pare shpirt shqiptari dhe dy pash interes tradhëtari unë ju them URIME.

Urime Thaçit,Veselit, Haradinajt,

Urime sidomos Metës që loboi per Malin e Zi.

Urime shehikut të pavdekshëm të intrigës dhe ambicjes, mikut të ngushtë të Thaçit- Ramës.

Urime të gjithë minjëve serbo-shqiptare që u vërtitën kanaleve të zeza nëntokësore, që arritën të vënë në dyshim gjakun e Bajram Currit, Isa Boletinit, Adem Jasharit, Ukshin Hotit, ASTRIT DEHARIT.

Urime çdo inferiori që flet shqip dhe që fajin ja vë përherë superfuqive për copëtimin e trojeve shqiptare, por kurrë nuk kupton, mendon dhe pranon që armiku më i madh i shqiptarve është vet ai bastardi i vogël i dy lekshit.

Pavaresisht ndihmës strategjike që i dha USA shqiptarëve ndërkohë që derdhej gjaku i Jasharajve, Haradinajve etj, etj… dhe ndahej e shpërndahej Ballkani, ASKUSH me Zot dhe Ligj nuk mund të jap si plaçkë tregu trojet shqiptare. Ka procedura, ka ligje, ka komisione, ka të vërteta të damkosura nga koha, gjaku dhe historia mijëra vjeçare e shqiptarve mbi këto troje, por të gjitha këto, 80 mercenarë, (mijëra vjet të tillë) i çuan si lule në varr të Pashiçit dhe Milosheviçit.

U përpoqën të përçanin të vetmen forcë politike atdhetare në trojet shqiptare, vetëm e vetëm që të arrinin pazarin e tokave, pazarin e arritën, përçarjen jo (sot u vërtetua që Lëvizja dhe fryma nuk kanë vdekur). U përpoqën të blejnë mediat shqiptare, shumë i blenë, siç shitën tokën. U përpoqën që me këtë pazar të një pasurie mijëravjecare QË NUK ËSHTË E TYRE POR E KOMBIT të blejnë korrupsionin e tyre moral dhe financiar, imunitetin e tyre ligjor por jo moral.

Interesat e Thaçit për imunitet personal dhe intrigat dhe interesat e Ramës për të qenë lideri historik i rajonit me anë të prostitucionit të vlerave arritën të fitojnë një betejë të vogël, por lufta dihet është e gjatë, shumë e gjatë..

Urime e mjera Kosovë. Urime që i le pas shoqet e tua..

11 komente në “Lumja ti, Kosov’o lule, Q’i le pas shoqet’ e tua !”

  1. meti says:

    po eshte e sakte asnje shtet ne Ballkan dhe ne bote nuk ben pazare me trojet. Perhere e para dhe ja u kalon shoqeve ne pislliqe rraca shqiptare kunder rraces shqiptare.

  2. Alban Dega says:

    NACIONALIZMI ESHTE STREHA E FUNDIT E TE GJITHE
    KRYEMASKARENJEVE

    A nuk e quajti Stalini komunizmin rus Socializmi Kombetar !?
    A nuk e quajti Hitlerit Nacional- Socializmin ( Socializmin Kombetar ) Nazizem!?
    Ali Hoxha Hoxhe Alia si e jema dhe e bija, thote sovrani yne.

  3. Xhavit Fera says:

    Kur dikush mundohet të mos ju besoj fakteve por me arrogance dhe me dhun mundohet që ti nderprej punën nji institucioni të zgjedhur nga populli dhe dhe me nji pakic njerëzish mundohet ta kthej mbrapa procesin e progresitt të pergjithshëm atëhere do ta fitoj atë që e meriton prandaj të gjith ata që mendojn se jan më expert se exspertat e vërtet koha do ti zbuloj se a din diqka apo duan që ta kthejn sërbin me ndihmën e Russis që vetëm ata i din se qfar marveshje kan me ta . Prandaj do të ishte më mirë që kur ekspertët dhe shumica e parlamentarve pajtohen atëhere dhuma nuk i duhet Kosoves sepse me dhun eshtë ballafaquar Kosova dhe e ka fituar betejën bashk me miqët e saj dhe ndihmën e Natos dhe bashkimit Evropian ka arritun deri këtu ku eshtë sot por kuptohet se armiku më i madh i saj kush eshtë e ata të cilët mundohen me ju ndihmu armiqëve me i kthy proceset mbrapa kot e kan sepse Kosova ka qenë ështe dhe do të jet gjithëmon e gatshme të ju perballoj sfidave që i ka dhe do të hec drejt integrimeve e kihrat e dhunës dhe të diktaturave kan mbaruar por të gjith duhet të mendojn me pozitivitet e jo të jen negativ në jetë .

    1. Adriatik Gashi says:

      Laji enët në Gjenevë, o Xhavit Fera (shkruhet “çka” jo “qka”)

  4. Klimax says:

    Ti mund te mos jesh dakort me asnje parti politike shqiptare apo me kryetaret e tyre, mund te mos jesh dakort as me politiken amerikane, ruse dhe te BE-se ne rajon, mund te mos jesh dakort as qe ne politike ashtu dhe ne mardheniet me fqinjet ka edhe kompromise ne interesa te perbashketa, mund te mos jesh dakort qe jo perhere e per cdo gje vetem shqiptaret paskan te drejte dhe te tjeret jo, mund te mos te kesh respekt per Edin, Ilirin, Moniken, Saliun, Bashen, Hashimin, etj, etj, kjo eshte e drejta jote dhe opinioni yt, por te deklarosh se “ne trojet shqiptare eshte vetem nje force politike atdhetare” (!!!!!!!!!!!), kuptohet Vetvendosje, kalon cdo kufij te idiotizmit tend!
    Qe politika ashtu si dhe shoqeria shqiptare ka probleme te medha dhe eshte teper larg te qenit europiane, askush nuk e mohon. Kjo eshte nje e keqe e pergjitheshme qe askush nuk perjashtohet, por kjo ka lidhje me mos eksperiencen demokratike ne vend, me nivelin e ulet te zhvillimit shoqeror, te ekonomise, infrastruktures, me prapambetjen dhe trashegimine e mentalitetit mesjetaro-otoman, etj, dhe aspak me atdhetarizmin apo jo-atdhetarizmin e tyre!
    Ti je shume e vogel (ne tru) qe te vleresosh si jo-atdhetare 97-98% te shqiptareve ne trojet ballkanike (apo sic e ke shkruajtur ti troc “armiq te shqiptareve”!!!!!!!) dhe vetem 2-3% te tyre si atdheteare!

    1. Adriatik Gashi says:

      Sepse shumica janë debilla sikur ti !

    2. Lexues Shqiptar says:

      @ (klimax greku),
      Ti dhjakonar llapaqen mund te mos jesh dakort me shkrimin e shqiptareve si Brizida Gjikondi, etj, etj, etj.
      Por qe ti grek qelbesire, na ben moralin e atdhetarizmit shqiptar, e kalon çdo kufij te maskarallekut tend.

  5. Artan Sejko says:

    Pretendojme se po kthehemi ne trojet tona ndersa akoma japim.Kete rradhe arsyeja eshte dhenia e visave.Neser do te kerkojne Mitrovicen per njohjen e Kosoves ,mandej bashkimin me serbine per te hyre sebashku ne Europe. Rrofshin miqte! Te na rroje Europa!Rrofte Shqiperia e coptuar (largqofte e bashkuar)!Te na rojne sa me shume te jete e mundur pushtetaret e Shqiperise dhe Kosoves qe jane gati te japin gjithshka te atdheut per te hyre ne Europe. Sa mire me ken europian i dhjere.
    Artan Sejko

  6. Nik says:

    Ju lumte Znj. Gjikondi! Fatkeqesisht eshte koha e te “zgjedhurve” dhe “gazetareve” mercenarere! Jane te lumtur qe i falen Malit te Zi mbi tete mije hektar toke. Jam habitur se si pas aq shume argumenteve te sjella nga ekspertet e pavarur dhe me ne fund nga Konisioni Bulliqi per humbje teritori, pashe ne ate debat ne Kuvendin e Kosoves dhe nje mjeran nga ata shtatedhjet e nente te tjeret qe me nje dosje ne krahe qe mezi e mbante bente avokatin e Malit te Zi. Marrezia, mercenaria dhe turpi nuk kane kufi!
    Nik

  7. Enisa says:

    Nuk eshte prite asgje me shume nga “gjenelalet, komandantet, herojt e gjalle” te konvertuar ne politikan, lider,parlamentar dallkauket dhe bashibuzuket nga me te neveriteshmit qe rraca jone ka nxjerre ndonjehere gjate tere historise tone. Keta shesin cdo gje vetem per te akomodue b….n e tyre dhe familjeve te degjeneruara te tyre.Keta jane armiqet e vertete te Kosoves . Kuptohet se fajim me te madh e kemi ne populli qe i voton, i toleron dhe hesht turpin dhe tradhetine e tyre. Mallkimi i perjeteshem qofte mbi soin e tyre.

  8. ferdi says:

    RRESPEKTE zonja GJIKONDI per analizen e qart dhe teper te vertet qe i ke ber problemit te demarkacionit me kosoven , nuk i heq asnje presje shkrimit tend , jeni gazetarja me me dinjitet dhe nga me te rrallat ne kte vend qe mund te japesh nje mendim fare te vertet ,per te cilen menderosen gazetaret e tjer dhe nuk kan kellqe te ngren te vertetat e problemeve te mdha , rrespekte , tradhtaret dhe antishqiptaret rrjedhin po nga te njejtat familje qe prej njemij brezash ,kta si japin vler kombit , per arsye se kurr nuk kan derdhur gjak per te , por kan ber vetem pazare me trojet qe te tjer burra kan sakrifikuar edhe jeten ,rrespekte per shkrimin dhe dashurin qe tregoni per vendin zonja GJIKONDI . o zoti moderator vere doren ne zemer dhe ksaj rradhe dhe botoje komentin tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje