Kopilët e politikës shqiptare

21 Mars 2018, 10:41Blog TEMA

Nga Denis Dyrnjaja

Franca hetoi ish-Presidentin Jackues Chirac, po heton tani ish-Presidentin Nikolas Sarkozy. Ky vend evropian që ka bërë revolucione në emër të shtetit, ka derdhur edhe gjak në emër të zhvillimit dhe progresit, na tregon sesa larg shtetit ligjor jemi, sesa larg dimensionit se çka është e ligjshme është e ligjshme dhe çka është e paligjshme është e paligjshme, jemi.

Dhe duhet theksuar se Presidenti ose Kryeministri i Francës pavarësisht emrit, nivelit dhe postit, nuk ndan kurrsesi të njëjtën vlerë me një president, ish-president apo kryeministër e ish-kryeministër të Shqipërisë në kuptimin më të thellë e të plotë të fjalës dhe peshës reale.

Sot jemi në Vitin 2018 e Sarkozy po hetohet për financimet të paligjshme të Vitit 2007, kur u zgjodh President. A mund të mendosh në Shqipëri të hetosh, Fotos Nanon, Ilir Metën, Sali Berishën, Edi Ramën apo Lulzim Bashën e shumë zara të tjerë poshtë tyre për allishverishet e shumëllojshme të panumërta të tyre?!

Kjo është pyetja, pergjigjia e munguar e së cilës është përgjigjja e vetë faktit pse ne nuk jemi e nuk kemi një shtet serioz, ligjor, demokratik dhe të barabartë në vlera, sepse dikush është i privilegjuar ose (kopil ndaj ligjit) që i ikën atij, që i fshihet atij, që e përçmon dhe fyen atë. Sigurisht kjo mund të ndodhë vetëm në Shqipëri, në një vend ku Presidenti, Kryeministri etj ruhen ende me super-eskorta jo për rëndësinë e posteve të shtetit, por për t’i dhënë rëndësi vetes së tyre dhe pushtetit.

Për ta bllokohen rrugë e eksitohen turma, ndërsa ligji ndaj tyre është impotent! Bota e qytetëruar dhe demokratike i ka rrëzuar mitet. Për ta nuk ka të paprekshëm, i paprekshëm është atje është vetëm ligji. Në Shqipëri është e kundërta, i prekshëm, i cënueshëm, i përçueshëm dhe anashkalueshëm është ligji, por jo individi!

6 komente në “Kopilët e politikës shqiptare”

  1. Dibrani says:

    Me drejt nuk flitet,..sot shqiptaret jetojne ne boten e kopilave.

    Bravo per shkrimin pak dhe sak,..

  2. Celo.Mezani says:

    Rrofsh o Denis qe na ndricove me dijet e tua te medhaja per Francen dhe Shqiperine.
    Cfare zgjidhje propozon ?! ASNJE, ASGJE.

    Bashkoju edhe ti tufes se madhe te predikuesve kopil qe na cajne bythen tre here ne dite, me moral, kur per vete nuk kane as moral dhe as ide, se per veprim as qe behet fjale

  3. Bologna says:

    Keni shume te drejte Z.Denis por, pa u vendosur Shteti i te drejtes,ku ligji te jet padron mbi te gjithe, hetimi apo ndjekja penale
    e kujtdo pushtetari apo politikani do te ngelet utopi. Shqiperia eshte marre peng nga Bandat e majta dhe te djathta me ne krye
    4 kopuket: Edvin,Sali Meta e Berisha+ lakejt apo b…lepiresit e tyre qe vazhdojne ta varferojne,turperojne,ofendojne kete vend dhe shqiptaret
    Korrupsioni i niveleve te larta,(jo per faktin se keta jane te nivelit te larte por per pozicionin e tyre) e ka mberthyer Shqiperine,praktikisht keta “Bandit” bejne organin ligjor dhe ate Zbatues Drejtesia eshte si ujvarat Bie nga lart dhe lag te gjithe ata qre qendrojne posht,po ashtu edhe korupsioni,prandaj po nuk u larguan keto figura te ndyra ,nuk ka shprese per nje drejtesi te drejte

  4. Tavarish Lyli says:

    Po o celo leshi,keshtu eshte sic thua ti>Bjeri,bjeri se i bie bukur.Ik e puthi ne bythe nje cike Salenm,Lylin etj etj.ZotiDenis! Te pergfezoj per kurajon dhe botokuptimin qe ke! Per mendje te tilla jka nevojer ky popull e ky vend>Ajo qe thua eshte e vertete.Shqipoewria eshte si nata me diten jo vetem me Francen,por dhe me vende fqinje me ne,persa i perket zbatimit te ligjit dhe per menyren se si e konsiderojne dhe e pompojne veten “udheheqesit”tane.Ne shkalle te madhe kjo i detyrohet Sali Berishes dhe doktrines se tij,sepse ishte ai i pari qe e dhe direktiven se si do ecej dhe meqenese i kishte apo i zaptoi te gjitha pushtetet dhe beri ato qe beri e ben esdhe sot e kesaj dite,te tjeret pas tij ne pushtet apo ne opozite pak a shume ecen ne pothuaj te njejten rruge.Ishte ai qe akuzonte kryeprokuroren Ina Rama si lavire bulevardi dhe kishte e ka nje goje aq te cthurur qe shan me liber shtepie cddo politikan qe shprehet ndryshe nga ai.Pra jemi shume larg se qeni nje shtet demokratik.Te shpresojme qe me largimin e Llalles dhe ardhjen e zonjes Marku gjerat te ndryshojne dhe me zbatimin e reformes ne drejtesi e futjes ne kete sistem te gjakur te ri ne moshe por dhe ne koncept,te fillojme tu ngjajme shteteve te tjera europiane.Shenjat jane te mira.Nje dite dhe ish-et tane politkane udheheqes si Berisha,Nano, apo Lyli,Iliri,Mediu e te tjere si keta,kusshdo qe ka ngrene corbe te prishur dhe ka shkelur ligjet do paraqiten para nje gjykate te paanershme dhe te painfluencuar nga politikanet.Te shpresojme.

  5. Cobo says:

    Ke te drejte. Franca eshte shtet i se drejtes, Po atje jane prere koka mbreterish. Shqiperia eshte shtet I te forteve, te cilet jo nuk preken po bejne c’te duan me ligjin.

  6. Pellazgos says:

    Ligji duhet te denoje Sarkozine dhe ata qe firmosen per bombardimet e Libyse,Irakut,Sirise dhe mr pare Qipros nga Turkoamerikanet,kjo eshte e verteta.
    Atje qe ka interesa nuk ka Ligj dhe kush mendon se Kosova,Kurdhet apo Armenet,Greket ne Ionine e pushtuar nga Turqit nuk jane njerez njesoj te Zotit apo perpara Ligjit eshte shume i gabuar.
    Interesa,Interesa,Interesa.
    Keto e kane bere boten qe kercenohet mga nje lufte e madhe,rete sa vijne dhe shtohen,cdo shtet po arm atoset dhe per keto dihet kush eshte fajtore.
    Shqiperia si vend i vogel, parendesishem,i krijuar per bela kyr dihej qe edhe lur u krijua si nje krahine “autonome” e Turqise duhet te mendoje se askush nuk mendon per ate pa interesa dhe mos te tregoje se ka “dhembe” dhe te mbeshtetet tek “miqte” e medhenj,kur duhet te mesoje nga historia.
    Cdo te thote te besh Shqiponjen ne nje vend mikprites per rreth 800.000 shqipetare si Greqia?
    Kujt i intereson ky nacionalizem.
    Ne fund te fundit Shqqiponja dhee Glamuri i Shqiperise eshte Greke i Bizantit ashtu sic eshte ne flamuj te tjere Orthodhokse qe per fat te keq jane pushtues sllave ne Ballkan,ashtu sic jane amerikanet ne nhe vend qe nuk ju takon.
    Historia eshte e verteta dhe nuk mund te cbehet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje