Nga Alfred Peza
Pas disa javësh debati, akuzash, kundërakuzash, loje nervash, lojërave mediatike, publike dhe jo publike, Presidenti Ilir Meta ia dha më në fund autorizimin ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, për fillimin e negociatave me Greqinë, për zgjidhjen e çështjeve që lidhem me përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve tona.
Duke dashur që të negociojmë ndërkohë me Athinën zyrtare, për të gjetur zgjidhje jo thjeshtë dhe vetëm për detin por edhe për një sërë çështjesh të tjera të bartura prej mbi 70 vjetësh, ky rast shërbeu edhe për diçka tjetër, po aq të dobishme sa edhe e para: Përplasja institucionale për çështjen e sqarimit të keqkuptimeve me fqinjët, ndihmoi në sqarimin në radhë të parë, të keqkuptimeve brenda familjes sonë.
E para, ky proces shërbeu për të përcaktuar pikësëpari kufirin institucional të marrëdhënieve mes Presidencës dhe Qeverisë, mes kreut të shtetit dhe Kryeministrit, mes Ilir Metës dhe Ditmir Bushatit. Një kufi i brendshëm kushtetues dhe politik për zgjidhjen e çështjeve madhore si kjo që ka të bëjë me marrëdhëniet dhe marrëveshjet tona ndërkombëtare.
E dyta, njoftimi i Presidencës bëri që të sqarohej një keqkuptim që nisi fillimisht nga ajo godinë vetë, për tu bërë më pas pjesë e debatit politik dhe mediatik që e pasoi. Tani u qartësua zyrtarisht se Presidenti i Republikës në një rast si ky, ka detyrimin dhe të drejtën që të AUTORIZOJE ministrin e Jashtëm për lëshimin e PLOTFUQISHMERISE për grupin negociator të Shqipërisë që të ulet në tryezë e të nisë punën me negociatorët e palës tjetër, për të hartuar draft marrëveshjen që do miratohet më vonë për tu bërë marrëveshje.
Pra, Presidenti i Republikës në një proces si ky, zyrtarisht e përfundimisht ka të drejtën vetëm të lëshojë autorizimin. Ndërsa plotfuqishmërinë e zotëron Ministri i Jashtëm dhe jo anasjelltas. E theksova këtë, pasi në momentet fillestare të debatit, ka patur shumë paqartësi për këtë kufi, gjë që u bë shkas për të ushqyer një përplasje të fortë me nervozizëm, pasi u lexua si një përpjekje e qeverisë për ti marë të drejtat dhe kopetencat Presidentit të Republikës.
E treta, formulimi i titullit të marrëveshjes, për të cilën u konsumuan aq shumë energji, tani nga vetë Presidenti është formuluar: “Projektmarrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare”. Një variant ky i ngjashëm me atë që i është propozuar që në fillim z. Meta nga ministria e Jashtme, por që u kthyer e u rikthye dy herë, duke ofruar variante dhe projekte aq të stërholluara teknike, sa e humbnin kuptimin për të qenë titull.
E katërta, debati që u bë për emrat e ekipit negoiciator ku në qendër të “agresionit” u vendos nga ish Kryeministri Berisha dhe PD koloneli Artur Meçollari, tregoi se Meta nuk u ndikua nga lufta politike. Miratimi i listës së ofruar nga ministria e Jashtme, tregoi se Meta luajti si President Republike për rritjen e stekës së vet politike në raport me ekzekutivin dhe opinionin publik, sesa si një ish Kryetar partie, sot aleate më opozitën e vjetër.
Dhe e fundit, pavarësisht “vonesës” kohore në lëshimin e autorizimit nga ana e Presidentit, hedhja e firmës së tij, pas një takimi kokë më kokë me Kryeministrin Rama duket një investim i mirë jo vetëm për zhbllokimin e kësaj situate, por edhe për rritjen e klimës së besimit mes pushteteve dhe institucioneve kryesore kushtetuese në vend.
Ky rast mund të shërbejë si një kazus në të ardhmen, për të ekonomizuar kohën dhe energjitë në raste të ngjashme, në mënyrë që keqkuptimet tona të brendshme, të mund ti zgjidhim më shpejt e më kollaj mes nesh, sesa me fqinjët./Alpenews.al
I kane premtu se nuk do ta fusin ne burg.
po i lepihesh Metes ti tani? Pse nuk kerkon te bhet publike çdo rresht e germe e marreveshjes?
undefined
i sqarove 1 milion eurot e gruas ti Aflredo? po me taksat si je? sa per marreveshjen, game is not over yet.
i sqarove 1 milion eurot e gruas ti Aflredo? po me taksat si je? sa per marreveshjen, game is not over yet..