Politika, larg duart nga arrestimet për pronat!

18 Mars 2018, 00:06Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Buja e operacioni për arrestimin e 23 zyrtarëve të Bashkisë së Lezhës, nën akuzën e përfshirjes në skandalin e tjetërsimit të pronave me tokat më të çmuara të bregdetit, përkoi me një ngjarje tragjike. Një ngjarje, skena e së cilës ishte e zhvendosur në një tjetër qytet bregdetar. Jo në veri, por këtë radhë, në jug. Në Vlorë. Bëhet fjalë për një vrasje, që kishte në themel, një tjetër çështje prone dhe konflikti të lidhur me të.

Këto dy pamje të kundërta, janë edhe pasqyra për të parë raportet e Shqipërisë aktuale me drejtësinë e re. Prej disa javësh, ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për ti hequr pluhurin e harresës disavjeçare, dosjeve të disa prej çështjeve më të bujshme të grabitjes së tokave në të gjithë kufirin linear të bregdetit shqiptar, por jo vetëm. Një operacion që ka vendosur në pranga disa kryetarë bashkish, nën prefektë, dhjetra punonjës të hipotekës dhe administratës së pushtetit lokal dhe deri tek biznesmenë të fuqishëm ose më pak të fuqishëm.

Ndërkohë që krimi makabër i Vlorës mes dy kushërinjsh, ku njëri ia mori jetën tjetrit në mënyrë barbare në sy edhe të fëmijës 7 vjeç të viktimës, është ana tjetër e pasyrës. Nga ku nuk kemi dashur që ta shohim këtë çerek shekullin e fundit, raportin e Shqipërisë me pronën dhe mënyrën sesi për shkak të korrupsionit, abuzimit dhe shkeljeve flagarante, kemi qenë gjatë gjithë kohës pa e kuptuar as vetë, duke konsumuar një luftë civile të pashpallur. Një luftë të vërtetë dhe reale, me një bilanc të frikshëm. Nëse i referohemi shifrave që ofron media numërohen plot 8 144 persona të vrarë për çështje pronësie në gjithë këto vite, nga të cilat 4 979 viktima janë shënuar në fshat dhe 3 165, në qytet.

Kaq mjafton për të kuptuar se sa shumë e rëndësishme është që Prokuroria e Përgjithshmë dhe Policia e Shtetit dhe struktura të tjera ligjzbatuese, të inkurajohen për ta thelluar dhe për ta shndërruar në një aksion permanent, të pakompromis dhe me tolerancë zero ndaj kujtdo, luftën kundër abuzimeve ulëritëse që janë bërë me pronën përgjatë gjithë këtyre viteve në Shqipëri.

Fajtorë ka shumë, duke nisur nga punëtori më i thjeshtë i zyrave që është marë me këto çështje, e deri tek kryepleqëtë e fshatrave, kryetarët e komunave dhe tani administratorët e njësive. E për tu ngjitur më pas më lart në piramidë, tek kryetarët e bashkive, prefektët dhe drejtuesit e zyrave dhe ministrive të linjës. E për të vijuar me drejtuesit e zyrave të hipotekave, pronave, legalizimeve dhe në fund por e para nga përgjegjësia në këtë aradhë; I gjithë sistemi i kalbur i drejtësisë së vjetër shqiptare.

Por nëse na duhet që të kërkojmë një kryefajtor në gjithë këtë masë të stërmadhe djajsh të vegjël e të mesëm, pa mëdyshje ajo është e gjithë klasa jonë politike e post komunizmit. Pa asnjë përjashtim. Me të majtë dhe me të djathtë. E sigurisht, fajtorët më të mëdhenj e kryesorë, janë liderët më të rëndësishëm të kësaj epoke, të cilët kanë dështuar në mënyrë spektakolare, për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë thelbin, gurin e themelit të këtij sistemi që po mundohemi të ndërtojmë: Çështjen e pronës private dhe shenjtërisë së saj.

Eshtë kjo arësyeja se përse në mungesë të shtetit, ka hedhur kaq shumë rrënjë antishtetit; se përse në mungesë të ligjit, këtu kanë lulëzuar vetëm “maliqët”; se përse në mungesë të gjyqësisë ka lulëzuar vetgjyqësia. Një fenomen që ka bërë kërdinë jo vetëm mbi jetët njerëzore, por duke mbjellë hakmarrje, gjakmarrje, urrejtje, mërira dhe sherre pafund brenda familjeve, mes komshinjve, bashkëfshatarëve dhe bashkqyetarëve. E për të cilin janë derdhur e vazhdojnë të derdhen përrenj dhe lumenj e lumenj të tërë energjish negative që mbajnë të ndezura tensionet sociale dhe mosbesimin e madh tek sistemi, qeveritë dhe shteti shqiptar.

E që bilanci i kësaj lufte, të mos përfundojë në një luftë pa bilanc, për aq kohë sa po tregon vullnet dhe vendosmëri për ti shkuar hetimit dhe gjetjes së fajtorëve deri tek rrënjet e problemit, drejtësia e re më shumë sesa duhet duartrokitur, duhet mbështetur dhe inkurajuar, për të ndezur më në fund flakëzën e shpresës se kjo kryeçështje, një ditë edhe mund e do të zgjidhet.

Nëse është dikush që duhet ti rrijë larg, madje sa më larg të jetë e mundur këtij momenti dhe kësaj qasje, ajo është klasa jonë politike dhe liderët e saj. Të cilët, duke mos e rregulluar dot për 25 vjet këtë punë, të paktën tani e tutje, të mos lejohen që ta prishin atë./Alpenews.al

7 komente në “Politika, larg duart nga arrestimet për pronat!”

  1. Jak Boston says:

    Shume mire e ke kapur problemin zoteri Peza.
    Pak si me vonese, por me mire vone se kurre.
    Tani mire kur ishe vete deputet ste kishte dale gjumi edhe pse pronaret qe i drejtoheshin Strasbourgut ktheheshin fitimtare dhe shteti ku beje pjese dhe zoterrote dilte humbet juridik dhe financiar e prape ndenje ne gjume vetem duke ngritur symbylltazi kartonin, po tani qe te ka dale gjumi pse nuk merr nje nisme ligjore per ta rregulluar kete pune se ne pushtet partia jote eshte dhe shoket e tu jane keshtu qe e ke te lehte.
    Jam initiative ligjore do ti sherbente cestjes ne fjale shume me shume se nje shkrim.

  2. luani u.s.a. says:

    Edhe per ju vlen z.Alfred Peza me kete shtrohet pyetje si i ke bere 1.000.000 dollare,prandaj edhe ndaj ju duhet larg politika dhe te mirret prokuroria dhe gjykata per krime te renda te hetoj dhe te arrestoj poashtu edhe ndaj juve z.Alfred Peza…!

  3. @ says:

    Kur ben sikur te vijne mendte, nuk i hajne as qente..
    Kur hajdutet te dorezojne vete placken e vjedhur, atehere mund te bejne dhe moralistin..

  4. Kombi says:

    PROBLEMI I MADH I PRONESISE, DO TE MARRI ZGJIDHJE VETEM KUR KETA AKTORE POLITIKE, QE KEMI SOT NGA TE GJITHA KRAHET ,MBAS NJE VITI TE MOS JENE ME . JANE TE GJITHE TE PERLYER , TE PAAFTE PER TA ZGJIDHUR , JO VETEM KETE PROBLEM ,POR GJITHESHKA QE CALON NE KETE VEND .
    ME FJALE KY POPULL , KY VEND NUK SHPETON . DERI ME SOT BEHET VETEM POLITIKE , KY VEND NUK KA NDRYSHUAR ASGJE NGA SISTEMI I NDYRE DHE I POSHTER ANTISHQIPETAR QE KA NGRITUR SALIU . MBAS 27 VITESH , DUHEJ QE NE KETE VEND TE ZBARKOJNE NDERKOMBETARET , FBI , QE KY SHTET TE SHPETOJ NGA MAKUTERIA E TE GJITHE POLITIKANEVF , PA PERJASHTIM . PRANDAJ MBYLLENI GOJEN SE NUK MUND TA SHPETONI SHQIPERINE . DUART LARG . TE GJITHD DUHET TE LARGOHDN DISA ME PRANGA NE DUAR DHE DISA TE TJERE TE DHJERE, TE PAAFTE, LAPANGJOZE PER TE BERE GJOJA SHTET . SHQIPERIA KA NEVOJE PER POLITIKANE ME KUPTIMIN E VERTETE TE FJALES INTELEKTUALE , TE CILET NUK I MUNGOJNE , SI JASHTE VENDIT , ASHTU DHE BRENDA SAJ .
    SHPRESOJME ,QE SHUME SHPEJT DO TE KEMI ATO QE SHQIPERIA MERITON .

  5. lavdosh says:

    Analize perfekte. Analizat e Meros, Pezes, Mimxhozit, Nanos jane gjithmone te plota dhe te plota

  6. Albani says:

    Relitet i hidhur i diteve tona por eshte e vertete ,Peza me shume kurajo dhe çiltersi analizon kete situate teje te rende dhe njekohesishte jep dhe zgjedhje qe sipas tije dhe te vertetes duhet ta zgjidge drejtesia dhe politika larg duarte nga drejtesia.Shifra mbi 8 mije te vrare per pronat tregon politiken tone skandaloze dhe te pa pergjegjeshme.Fredi mire e ke ti s si te keshe politikan si Paloka vajhalli pastaj se ku shkon vendi.

  7. Tv prsent says:

    A po ja mer ne goje pak shokut tim zezak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje