Nga Alfred Peza
Në disa media periferike kryesisht pranë LSI, sirenat kanë filluar që të përhapin zërat që kërkojnë të ndjellin një aleancë të re të kësaj partie, me PS. Janë mediat që kryesisht ose bëjnë protagonistin pa shkak, ose shpërndarësen e tezave që dalin nga selia e LSI, thjeshtë edhe ashtu kot sa për të testuar opinionin. Ose hidhen në treg për të mbajtur me optimizëm të vetët, ose për të çuar ndonjë mesazh, që të dëgjohet nga veshët që ajo dëshiron.
Nëse do ishte thjeshtë dhe vetëm kështu, as që ia vlente të ulesh e të shkruash qoftë edhe këto radhë, e jo më të rrekesh të kuptosh nëse e gjitha kjo, ka ndonjë bazë reale, apo thjeshtë janë tymueset e zakonshme mediatike, që ndizen sa për të shtyrë ditën e radhës.
Ka disa media të tjera relativisht të besueshme për çështje informacionesh të tilla, të cilat kanë postuar lajme pak më konkrete. Duke shkuar deri atje sa të shprehen se e gjitha çfarë flitet nën zë, nuk është thjeshtë një sajesë. Por një përpjekje konkrete për një përafrim të ri mes dy partive të majta shqiptare drejt një aelance të re, afatgjatë, serioze dhe në kufijtë e një pakti strategjik për vitet e ardhshme. Një tratativë afrimi edhe me ndërmjetës, të cilët ndryshe nga marrëveshja e 1 prillit, nuk vijnë nga brenda Shqipërisë, por nga Kosova.
Këto zëra arrijnë të bëhen më të besueshëm nisur nga tri detaje që e ushqejnë këtë diskutim:
E para, nga “zhdukja” për ca kohë e Kryetares së LSI Monika Kryemadhi nga skena publike dhe mediatike, për shkaqe të pashpjeguara qartazi prej saj.
E dyta, edhe kur ridoli në një bashkëbisedim me gazetarët, tonet e saj u lexuan si relativisht më të buta se më parë në drejtim të PS dhe Ramës. Gjë që u përkthye si një mundësi për të ribashkuar votat me mazhorancën qeverisëse edhe në të ardhmen, siç u bë pak ditë më pare, për vettingun në Policinë e Shtetit.
E treta, zërat e ndryshëm janë munduar që ta lidhin ribërjen e aleancës PS- LSI, edhe me faktin se PD e Lulzim Bashës po shkon nga gabimi në gabim nëpërmjet ekspozimit të problemeve të brendshme, e deri tek skandali më i fundit i çështjes së financimit të lobimit në SHBA, me para të dyshimta ruse.
Në vend që ta mbrojnë, këto zëra duket sikur e ekspozojnë më keq LSI-në, duke e bërë të duket siç nuk është në fakt; një parti që vuan nga “sindroma e kungullit”. Të cilit i duhet domosdoshmërisht të mbështetet mbi një “hu”, për të qëndruar në këmbë.
Përtej të gjitha hipotezave dhe zërave, një gjë duhet thënë qartë: Aleanca mes PS dhe LSI është e panevojshme, sidomos tani.
Kjo aleancë është e panevojshme për aq kohë sa ende nuk kanë nisur të thahen plagët e aleancës së parë mes tyre, 2013- 2017.
Kjo aleancë është e panevojshme për aq kohë sa të dyja partitë kanë vetëm pak muaj që kanë nisur një mandat të ri politik, njëra e vetme dhe në qeverisje dhe tjera pas 8 vjetësh në pushtet, si një opozitë e re parlamentare.
Kjo aleancë është e panevojshme për aq kohë sa zgjedhjet e ardhëshme të përgjithshme parlamentare, që bëhen edhe shkak ose sebep për aleanca të tilla, duan edhe tre vjet e gjysëm që të vijnë.
Kjo aleancë është e panevojshme, për aq kohë sa LSI është më e dobishme për veten e vet, por edhe për demokracinë shqiptare, si opozitë reale sesa si një bisht i zvarritur i qeverisjes e cila nuk rrezikohet as nga ndonjë krizë e brendshme, as nga ndonjë krizë legjitimiteti dhe as nga numrat në Parlament.
Fakti që PD është në krizë, është një arësye edhe më shumë se përse LSI e ka të domosdoshme qëndrimin e saj në opozitë. Kjo nuk do ti bënte mirë jo vetëm shëndoshjes së njërës prej pasurive më të mëdha të sistemit tonë demokratik që është opozita, por edhe vetë LSI.
Kjo parti duhet të forcohet nëpërmjet kalimit të sprovave të vërteta të qëndrimit jo vetëm në pushtet dhe jo vetë gjatë këtij mandati në opozitë, por ndoshta edhe gjatë një mandati tjetër. PS dhe PD kanë plot 20 vjet me radhë që e kalojnë këtë cikël, kur herë njëra e herë tjera, kanë qëndruar nga 8 vjet, për dy mandate me radhë në opozitë, derisa janë rikthyer sërisht në pushtet.
cfare thua mor?! Si mund et bashkohet Edi me Mona cizmen?! Aty te ngordh leshelija….
Ishte nje moment i arte qe LSI te dilte parti e pare opozitare, por po degradon me shpejt se PDja. Fatekeqsisht tani ka justifikuar te gjithe akuzat si parti familiare dhe ka marre fytyren ordinere dhe vulgare te Monika Kryemadhit.
Lidershipi skandaloz, i dobet dhe depresiv i Bashes dhe pesha e kufomes politike te Berishes, duhet te ishin nje moment strategjik per Meten qe ti konfirmonte votuesve forcen e lidershipin e tij ne krahasim me Bashen, por vendosi te strukej ne presidence, duke humbur nje mundesi te arte.
LSIse i mjaftonte Meta dhe te qendronte larg sjelljeve histerike prej rrugaceje te Kryemadhit per te qene parti e pare opozitare. Meta do te ishte shume here me domethenes si opozitar, se sa te kompromentohej si president , qe u zgjodh me votat e socialisteve dhe harxhon kohen duke ju ber karshillek shqiptarve me mistreclleqe si ato te negocjatave te detit, a thua se ka forcen dhe legjitimitetin politik te Rames! Do te Mjaftonin perlyerjet e perditshme me jashteqitjet e veta te Berishes dhe impotenca e Bashes, per te bere diferencen midis PDse dhe LSIse, si nje opozite e pergjegjshme, inteligjente, me lidership te forte, serioze, institucjonale.
Koha tregoi se Rama eshte nje super politikan, qe nuk ka nevoje per sjellje ordinere, si te vetmet aksione politike qe mund te prodhoje nje mendje te varfer dhe pa tru, si Kryemadhi.
Meta duke u diskretituar ne Presidence, Kryemadhi ne LSI, Basha ne PD, Berisha ne fejsbuk dhe Rama qe i shpartalloi te gjithe, duke ju hequr edhe te drejten qe te kene edhe nje lloj kompetiviteti pozitiv brenda vete opozites, por vetem vulgaritet, impotence dhe kaos, ku askush nuk guxon te jete lider.
Analiza e A.Pezes eshte e sakte,te mbush mendjen.Tej kesaj analize dua te shtoj se LSI ne qeverisjen e 13-17-es(nuk dua te hyj ne pergjegjesine e saj per mandatin 09-13),perfaqsuesit e saj nde te gjithe nivelet e qeverisjes ishin dukshem me te korruptuar se ata te PS-se.Merrni vetem rastin e Hipotekes.Kur ti ishje ne te drejten tende,te shikonin si buf,shqip donin leke te merrje te drejten.(jo te merrje ate qe nuk te takon,por e theksoj ate qe te takonte me ligj)Une mendoj se LSI-ja ka nevoje per opozite te gjate per te pare qendrestaret,per te bere nje “mea kulpa”.
LSI-ja,ishte një Monstër-politike.
O duhet të dhuhet,ose të riformohet me të tjetër moral dhe nga të tjerë njerëz.
Meta gaboi që nuk ju përgjigj thirrjes së Ramës për koalicion,por mendoj që QERATA-RAMA,se kishte seriozisht ftesën.Ja la kopilin në derë , ashtu si LSI
e meritonte.Bashkimi i së majtës ,tani s’ka kuptim, sepse e majta është vetëm PS-ja.
NA ISHTE NJË HERË LSI-ja,e BAFTJARIT me ÇIZME !!????????????????????
Puna eshte qe sado e dobet te jete PD, elektorati i saj nuk ka shance te absorbohet nga LSI qe formalisht konsiderohet parti e majte.