Kur Monika flet për “kandidatë të përbashkët”

14 Mars 2018, 18:53Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Pas një periudhe relativisht të gjatë mungese në faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve, Monika Kryemadhi, ka vendosur të dalë nga vetmia dhe të deklarojë “vazhdimësi në frontin opozitar”. Madje Monika ka deklaruar dy ditë më parë se “bashkëpunimi me PD mbetet konstant, dhe se në zgjedhjet e ardhshme lokale ka shumë mundësi të dalim me kandidatë të përbashkët me Partinë Demokratike”. Deklarata e kryetares së LSI, një partie e cila jo vetëm çdo ditë po humbet jo vetëm militantë në rrethe, por edhe këshilltarë në bashkitë e vendit, por edhe po përballet me jehonën e arrestimeve dhe hetimeve të ish-zyrtarëve të saj, duket si një përpjekje fundore për të mbajtur me gajret, ata që kanë nisur ta mbraktisin forcën e saj politike.

Por gjithçka duket një përpjekje e dështuar, ashtu siç duket e dështuar dhe pa sens edhe përpjekja e saj për ti mbushur mëndjen Lulit që “të dalim me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale”. Por ku, dhe me cilin kandidat të përbashkët do të dalë Monika në zgjedhjet e afërta lokale, kur asaj nuk i ka mbetur pothuajse asnjë emër me kredenciale pozitive?

Elbasani fjala vjen, mbetej deri para 7-8 muajsh ndër bastionet e LSI, të paktën sipas deklaratave të Monikës bërë para dhe pas fushatës së kaluar. Por edhe atje në shkallë qarku, partia e saj thuajse ka mbaruar, ndjehet bosh, e katandisur në vetëm disa dhjetra fanatikë në bazë, që nuk dihet përse nuk largohen akoma nga LSI. Asnjë emër me peshë, asnjë figurë e lakmuar nga elektorati dhe qytetarët e atij qarku, nuk arrin të pranojë garën për kryetar bashkie jo vetëm në Elbasan, por edhe në Prrenjas, Cerrik, Belësh, Peqin etj.

Kjo, për faktin se LSI deri para 1 vitit, mbahej me pahir si parti “solide” falë premtimeve dhe përrallave të tilla si “të gjej unë vende pune, të regjistroj unë tek ndihma ekonomike, të ndihmoj unë të marrësh banesë nga bashkia, të ndihmoj unë të marrësh patentën”, e të tjera broçkulla që kandidatët e zyrtarët vasalë të Monikës u bënin votuesve.

Gjithçka sot duket si një film i djegur në duart e Monikën, aq sa edhe ajo nuk ka shanse të fitojë kurrë më, në zonën ku doli deputete në qershorin e 2017. Deklarata e Monikës për “kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale”, vjen në një kohë krize të madhe në të cilën ndodhet jo vetëm LSI, por edhe Partia Demokratike e Lulzim Bashës, e cila po përballet aktualisht me skandale financiare nga biznesmenë të huaj për fushatën e kaluar elektorale.

Realisht Basha nuk mendoj se e ka marrë seriozisht deklaratën e një kryetare partie, e cila po shkon drejt shpërbërjes, pasi e ka mëndjen tek zgjidhja e problemeve që ka partia e tij edhe me drejtësinë. Kjo pasi Basha e ka terezinë të prishur nga skandalet e reja me financimet apo lobimet e huaja të fushatës elektorale, dhe ndodhet në udhëkryq për fatin e tij politik. Realisht arrestimet tek LSI, e ish-zyrtarëve të saj, si dhe skandalet financiare tek PD, e kanë lënë vendin sot pa opozitën e duhur.

Ai që Monika dhe Luli e quajnë akoma “front opozitar” tashmë nuk ekziston më, pasi brënda tij jo vetëm nuk ndodhen as PD-LSI, por edhe se aleatët (në qoftë se quhen kështu) kanë kohë që nuk pranojnë këtë aleancë mes tyre dhe një partie të majtë dhe të përfolur. Opozita e Monikës dhe e Lulit, gjendet sot e kapur nga skandalet dhe hetimet, që lidhen jo vetëm me abuzimet e ish-zyrtarëve e ish-pushtetarëve të tyre, por edhe me afera të tjera që po zbulohen nga lobime me biznesmenëve të huaj, bërë gjatë fushatës së kaluar elektorale. Por si mund tu besojnë shqiptarët këtij “fronti opozitar” të drejtuar nga dyshja Luli dhe Monika, kur ata nuk rreshtin së sulmuari perëndimin me deklarata mediatike, apo duke përdorur sekretarët për të hedhur baltë mbi ambasadorët Lu dhe Vllahutin.

Opozita e tyre nuk ka asgjë të përbashkët me partitë e përgjegjshme, pasi ato janë forca politike me mundësi të shteruara elektorale dhe kushtetuese dhe aspak bindëse për shqiptarët. PD dhe LSI, po tregojnë se jo vetëm kanë zgjedhur të përballen me Ramën , Tahirin dhe “kokainën” e kapur në portin e Durrësit, por ata po konfrontohen hapur edhe me faktorin perëndimor, që po kontrollon zbatimin në praktikë të reformës në drejtësi. Kjo gjë natyrisht i kompromenton hapur ato në sytë e shqiptarëve, dhe i bën çdo ditë të pabesueshëm në selitë e kancelarive të huaja, që po vlerësojnë arritjet dhe zhvillimet pozitive në Shqipëri.

6 komente në “Kur Monika flet për “kandidatë të përbashkët””

  1. silvana says:

    me cilin do te dale me luciano bocin qe u be miliardier duke shitur vende pune ne arsim apo me aurel bylykbashin qe edhe ai shiti vende pune sa ishte, duke zhvatur elbasanasit. apo do te sjelle djalin e bari falliut te kandidoje ne elbasan ??? pd nuk puth me ne elbasan sa te jete toka. parti idiotesh dhe maskararenjsh. 90 perqind jane me diploma te blera.

  2. Optimisti says:

    Aleanca Lulushe-Çizmja,s’ka çu duhet më shqipëtarëve.
    Ajo aleancë qe mallkim dhe dështim.
    Por ne duam një elitë politikanësh më të zotë, të ndershëm dhe të gatshëm për saktifica.
    Pas VETINGUT ,të plotë të gjyqësorit dhe politikës, me siguri ,do ti kemi .
    Atëherë do ti kemi harruar këta plehra që na sëmurën dhe ndotën .S’do të ketë rëndësi se kush do qeveris, e majta a e djathta, jam i bindur që do të jetë më mirê! ??????????????????????????????????????

  3. Bujku says:

    Po te beni sondazh ne Berat i cili ka qene bastion i LSI do kuptoni se ku te con arroganca ndaj qytetareve dhe vjedhja e paskrupullt! Kryetaret e bashkive kane shkaktuar urrejtje te jashtezakonshme te qytetaret dhe me pangopesine e tyre u kane marre leke per punesim dhe vete antareve te LSI pa diskutuar per simpatizantet. Kurse perdorimi i buxheteve te bashkive eshte katastrofik, psh ne Berat ka dy vjet qe gropat e rrugeve nuk asfaltohen, tani mund ti quash shpella! E cuditeshme se si nuk reagon kryeministri qe me idiotet qe hartuan reformen territoriale dhe ligjin e ri te pushtetit vendor i dhane mundesi kryetarve te bashkive jo te jene sherbetor por, pushta te popullit!

  4. anonim says:

    Baxhelles i ka ikur truri dhe sheh ëndrra me sy hapur.shihni grupin e sharebajgave ne parlamment me kejdi sygjarperin, floida kerpacen me fytyre burri, dhe bythderren malaj si dhe deputetin me fytyre alieni qe lyen flokët se ashtu i duket bukur a ka grup ne te shpifur? dhe kjo del dhe ben show me çizme. Ik mbytu ne Lane ke mare fund ,,, me çizme ne ajër,,,

  5. Juristi says:

    – Arrestime te ishdrejueseve
    -Kalim keshilltaresh te Lsi te PS
    -Largim (braktisje)asive te antaresise te lsi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje