FMN, Jensi, këshilla e vyer, koncensionet, norma marramendëse e fitimit dhe propaganda PD, LSI, media, që fsheh problemin real!

12 Mars 2018, 19:33Blog TEMA

Nga Erjon Braçe

Fondi Monetar Nderkombetar, ka qene njeri nga partneret nderkombetare me serioze, keshillues e mbeshtetes gjithashtu.

Por edhe nje vitrine e besueshme per realitetin e  permbysur- pse jo, ndryshuar dhe permiresuar te ambjentit ekonomik shqiptar pas vitit 2013-te.

Ishte nje ushtrim i veshtire por i dobishem shtrire ne 4 vite, ndaj politikat e pergjegjshme- e kunderta e atyre populiste apo klienteliste, qe u materializuan permes tij, duhet te jene te qendrueshme.

Jens Reinke-ai qe drejton misionin e FMN ne Tirane, ka qene ne krye te kesaj perpjekje, ndaj keshilla e tij publike drejtuar qeverise, per t’u strukturuar, fuqizuar deri ne vendimmarrje, analizuar, vleresuar leverdishmerine ekonomike duke u fokusuar tek interesi publik dhe i qytetarit, shkuar perpara vetem me transparence dhe gare publike reale, per kontratat koncesionare e ato te partneritetit publik privat, duhet degjuar.

Madje, prej kohesh une mendoj edhe pertej kesaj keshille;

Se pari, Propozimi i Pakerkuar- si nje nga format permes te ciles, shkohet drejt koncesionimit te nje sherbimi publik apo burimi natyror, duhet te shfuqizohet nga ligji aktual.

U be kohe dhe ajo ka qene e mjaftueshme per te fuqizuar kapacitetet administrative qe duhet te studiojne, analizojne e vleresojne vete mundesi te tilla e me pas, nese do duhet, te organizojne gara publike reale per te marre sherbimi, cmimin me te mire apo perfitimin me te madh!

Se dyti, ofertat nga kompani te rregjistruar ne parajsa fiskale, te cilat, refuzojne te tregojne pronaret e vertete te tyre, duhen refuzuar me ligj.

Dy raste ne harkun e 18 muajve te fundit, qe kane ne origjine para qe vijne nga parajsa fiskale, here per kontrata kocesionare e here per te financuar ardhjen ne pushtet te nje force politike apo individin ne krye te saj, deshmojne se nje mundesi e tille-lejuar me pashe nga ligji, i ka krijuar mundesi korrupsionit te legjitimohet ne ekonomi permes kontratave koncesionare dhe, ne polike duke kercenuar deri edhe sigurine kombetare.

Por e gjitha kjo, nuk ka lidhje me propaganden.

Te premten ne mbremje, degjova ne nje tv “zberthimin” e keshilles se FMN me rastin e kontrates se partneritetit publik privat ne sherbimin e kontrollit baze te shtetasve deri ne moshen 70 vjec.

Une nuk e kam kuptuar kurre sulmin ndaj kesaj mundesie, posacerisht ndaj njerezve ne nevoje, te cilet duhet te kene ne paketen e tyre te solidaritetit edhe kete sherbim, familjarisht madje.

Por, te thuash ka investuar vetem kaq dhe te genjesh, pastaj te thuash ka fituar kaq ne nje vit, dy dhe, me kaq fitim e ka nxjerr vleren e “ivestimit te rreme” ne dy vite, eshte propagande me se paku.

Prej dy muajsh kam kerkuar dhe i disponoj te dhenat e Tatimeve; te ardhura tatimore gjate nje viti, fitimin para tatimit, tatimin dhe fitimin neto per secilen kontrate koncesionare.

Problemet jane te tjera ndare ne keto grupe;

I pari, grupi i “koncesioneve” ne minerale, nafte e krom.

Problemi: 246 miliard leke te ardhura te tatueshme nga 5 kompani dhe, Tatim Fitimi paguar vetem nga nje ne shumen 369 milion leke!!!!!!

I dyti, grupi i “koncesioneve” TIA, ALEAT, SGS, SICPA, GFI, S2 ALBANIA, te cilat i paguajne qytetaret dhe buxheti i shtetit;

Problemi: norma dramatike e fitimit deri ne 59%, 42%, 38%, 34%, 54″, paguar teresisht nga qytetaret me tarife direkte dhe buxheti i shtetit per te mbuluar kostot e nje grupi biznesesh qe kane punesim te larte.

I treti, grupi i “koncesioneve” ne shendetesi per te cilat po behet nami, te cilat ofrojne sherbime pa pagese direkte nga qytetaret;

Norma e fitimit para taktimit tek to- nisur me kontrollin baze, sterilizimin dhe pak me ndryshe me dializen, eshte teresisht ne parametra normale 9-11%.

Problemi: cilesia e sherbimit qe ofrojne.

Numrat flasin por nxjerrin ne pah se problemi eshte atje ku heshtet dhe jo atje ku sulmohet.

Ndaj sulmi eshte propagande e paster ne kete rast!

5 komente në “FMN, Jensi, këshilla e vyer, koncensionet, norma marramendëse e fitimit dhe propaganda PD, LSI, media, që fsheh problemin real!”

  1. Bujku says:

    Brace ngeli duke bere konstatime, nderkohe qe eshte kryetari i komisionit te ekonomise ne parlament?! Kush me shume se ai ka mundesi te ndryshoje apo propozoje nene ose ligje te reja. Eshte tipiku i megallomanit dhe te pa aftit, del ne divjak dhe flet per cdo gje nderkohe qe sdi asgje, si kryetar i komisionit te ekonomise ka minimumin e arsimit perkates, ne ate pozicion duhet nje super profesionist me arsimim dhe eksperienc te jashte zakonshme pune ne shume sektor te ekonomise! Nuk di qe Brace te kete bere ndonje pune si ekonomiste apo petagog apo cfardo gjeje te vogel fare fare fare! Pervec qe di te kuisi dhe te cfaqet mediatikisht si pseudo kritik reformash ekonomie dhe shume nga keto qe kritikon i ka firmosur! Erdhen ne pushtet me shume premtime, ku nga me kryesoret eshte ç’berja e koncensioneve! Bene te kunderten, pra bracja ben si ai qe pasi te vret dhe vjen ne varrim dhe te qan me oji! Keta ja kane kaluar edhe Gebelsit, Ministrit nazist te propagandes!

  2. Bujku says:

    Jepeni komentin!

  3. kastrioti says:

    Ke qene ne ndonje gosti me rraki te forte Brace, se shkrimi eshte nje lemsh i vertete.
    Mund ta rishkruar me qarte (si shkruan zakonisht), kur te jesh esell?
    Mos shko me Ristanin!

  4. @autori says:

    Tema publikon tek rubrika “Blogu” mefshtesine dhe apologjite e Braces per kritikat e FMN-se, ndersa ato qe shkruan vete FMN-ja per pislleqet e qeverive tona i boton tek rubrika “Ekonomia” qe te mos i lexoje njeri. Sado qe perpiqet te jete i paanshem, gazeta e tij nuk ndryshon nga kazanet e tjera te medias. Me vjen keq qe Meroja ka rreshtuar sahanlepiresit e Rames per te mbushur faqet e gazetes, si me shkrime ashtu edhe me komente. Edhe ai vete, vazhdon e merret akoma me kalin e ngordhur te PD-se, njesoj si dikur Partia e Punes merresh me regjimin e Zogut.

  5. @autori says:

    Tema publikon tek rubrika “Blogu” mefshtesine dhe apologjite e Braces per kritikat e FMN-se, ndersa ato qe shkruan vete FMN-ja per pislleqet e qeverive tona i boton tek rubrika “Ekonomia” qe te mos i lexoje njeri. Sado qe perpiqet te duket i paanshem, gazeta e tij nuk ndryshon nga kazanet e tjera te medias. Me vjen keq qe Meroja ka rreshtuar sahanlepiresit e Rames per te mbushur faqet e gazetes, si me shkrime ashtu edhe me komente. Edhe ai vete, vazhdon e merret akoma me kalin e ngordhur te PD-se, njesoj si dikur Partia e Punes merresh me regjimin e Zogut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje