Demokomunistë, mos u tallni me Azem Hajdarin!

12 Mars 2018, 19:08Blog TEMA

Nga Anri Bala

Dje ishte 11 Mars, një nga ditët më të bukura të këtij fillim viti dhe prag pranvere, e ndoshta mjaft e mirë për të gjithë ata që kishin datëlindjen. Por, pak nga të vetëshpallurit demokrat, nuk e dinin, se dje ishte datëlindja e Azem Hajdarit dhe askush nga familja e madhe që krijoi, për të cilën humbi jetën në lulen e rinisë, nuk u pa apo u dëgjua që në 55 vjetorin e tij, të thoshte një fjalë!

Teksa Saliu numëronte kafshatët e bukëve të deputetëve të pozitës, e Luli kruante dhëmbët për të larguar halat e peshkut që kishte ngrënë në drekën pranë Liqenit të Belshit, lufta imagjinare me qeverinë në mbrojtje të të varfërve, kishte arritur kulmin… në Facebook!

Ndaj shikoi mirë, se kjo është opozita që të ka harruar… opozita e vdekur. Atyre as që u ra ndërmend, se ti kishe lindur më 11 Mars, sepse ti nuk ekzistoje, përderisa ata ekzistojnë aty, ku janë nga… mosekzistenca jote.

Por edhe ne nuk jemi më të mirë!

Askush nuk mund të thotë se përse u vrave, kush të vrau dhe a do të guxonte të vriste kush për hiçgjë?! Kjo na bënë të ndjehemi në faj, e të pranojmë se… enigma të ngelet enigëm. Na bënë dhe frikacakë, duke pritur deri sa të dalë një burrë, që të flasë për hir të së vërtetës, të mos e marrë me vete mallkimin e gjithë atyre që kanë nevojë për këtë të vërtetë… shqiptarëve. Deri kur, përderisa vrasësit dhe hjeksi natyrisht që janë gjallë?!

A nuk është e turpshme, për të gjithë ato demokratë, që fatkeqësisht dhe mizorisht vazhdojnë të tallen duke pranuar të festojnë ditën që lumturon gjaksin bashkë me hjeksin… ditën e vdekjes tënde?! Ajo ditë nuk festohet për të të kujtuar ty, por për të bindur dhe rehatuar ata, se ti ke vdekur dhe je tretur! Për të bindur ata , se askush nuk do ua nxijë jetën, duke u përmendur kush janë, nga kanë ardhur në të vërtetë dhe duke i tmerruar mendimi, se ku do të ishin nëse ti do të ishe ende gjallë?!

Data e vrasjes tënde, është dita e ngadhënjimit të tyre, ndërsa data e lindjes tënde është kalvari i vuajtjeve të tyre, deri kur ta harrojnë! Ndaj, ata nuk ishin askund dje dhe gjithëkund si fantazma, duke folur përçartë, të friksuar edhe nga Sanço Pançot, e jo më nga kalorësit e vertetë.

Ne kishim shumë nevojë për ty, kurse ato që i mendoje shok të një ideali, janë të lumtur nga mungesa jote. Kjo është arsyeja, që ato ta kanë mbuluar me tisin e harresës datëlindjen, sepse tronditen sa herë të kujtojnë dhe nuk mund ta shprehin gëzimin e mosqenies tënde.

Por çfarë them dhe unë, kur kërkoj të nderohesh me memorien e tyre. Mallkuar qoftë nderimi i tyre dhe ai varri që mbulohet nga lulet e vrasësit. Miqtë dhe shokët, ato të vërtetët, duhet t’i ndalojnë demokomunistët dhe bastardët që militojnë e drejtojnë partinë e shpresës, për të cilën të sakrifikuan, që të mbulojnë me lule, në ditën e zezë 12 shtator. Të ndalohet tallja, sepse për ty ka vetëm një ditë memoriale, ajo kur linde!

18 komente në “Demokomunistë, mos u tallni me Azem Hajdarin!”

  1. Selim says:

    O zoterinj, a jeni ne terezi, a e dini te gjithe qe ky u vra nga konkurentet e tij trafikant armesh e pislliqesh te tjera?A e dini qe ai njihej si nje rrugaç ordiner dhe si i tille perfundoj? Si mundt xhanem qe ky bandit te prehet bash ne krye te varezave te deshmoreve dhe tu beje karshillek heronjeve qe dhane gjakun ne lule te rinise per Atdheun?

  2. loku says:

    Azem HAJDARI ka qene HAJDAR komplet,ka qene nje hajdut ordiner (shikoni sa jetoi dhe cfar pasurie vuri) ka qene nje NEOFASHIST,por mbi te gjitha nje i çmendur i rrezikshem nga ata qe mjekesia i mban me hekura.Perse e fshen Sali krimineli vrasjen,kush e vrau maloket e tije.

  3. orli says:

    Anri! Epilogu:nje shkerdhate me pak me 11 Mars, mire do ishte qe edhe kryeshkerdhata(kopili serb+dhender serbie) te ishte bashke me te….

  4. mekatari says:

    Ore rrote karri respekti nuk imponohet me dhune a force por fitohet me sjellje e respekt anasjelltas !!!!! Fakti qe su kujtua njeri perveç teje, tregon se sa i pa sjellshem e i pa respektueshem ka qene personi ne fjale sa nuk i paska lon vetes me ja thone ndonje fjale perkujtese me rastin e dite lindjes !!!! Ato pyetje drejtoja te zotit te punes qe eshte ne ate bote ….. e per kete duhet me qene ne ate krahun e tejshem ku ndodhet i linduri me 11 Mars ……. mos perto hidhu nje vrap ene ti Balo ….. shko uroje me kete rast !!!!!

  5. sapa says:

    Sipas kryelegenave shqiptare te qenit demokrat te jep te drejten te jesh hajdut,kriminel,dhe te behesh edhe hero po u vrave nga konkurentet e mafjes politike!Gruaja e tij ka bere miljona duke vjedhur ne emer te ligjit,vajza studjoj jashte me paret e vjedhura te mamase se vet, ja bene deputete cfare don me kjo familje mafjoze?

  6. Armandi says:

    Azem Hajdar Psikopato-Hajduti i pulave dhe shpive ne Bajram Curri bene mire qe e derguan atje ku eshte, megjithse pak vone, sepse felliqi kombin, por la budallet e tij pas dhe Shtetin Azemjan Vrastar te UDB serbe, qe zor se do ta sherojme dot me kurr.
    Mallkuar qofshin kriminelet turkoshak tropojan qe na prishen tere Kombin.

  7. shqiptari says:

    Orrot k,,,i , Azem Hajdari ishte bashkepuntor i sigurimit te shtetit ,azemi vllain e kishte komunist ishte me biografi te shkelqyer nga ai sistem qe shkoi , ti naj ben mik me hamit matjanin , kokrra debilit , gazetar leshi ,pyt er pall pyt mir kush ishte Azemi e kush ja dhe pardesyn e bardh se 5 veta e kishnin ne kohen e ndryshimit ate , ky saliu gramozi pashko genc ruli neritan ceka.

  8. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Kam lexuar ‘me një frymë”çdo shkrim tendin, z. Bala, por ky i sotmi më befasoi, sa mendova se mund te jete ndonje Andri tjeter,. Azemi ka qene vetem nje zgjatim i asaj shpure, qe me te drejte i quan “demokomunistë”.Një rrugaç me pak e asgje tjeter…

  9. Aleksander Thana says:

    Ate bandit bene mire qe e vrane, por e keqja eshte se mbeti gjalle ustai i tij, qe pasdi i masoi zanatin, i keputi koken.

  10. Atdheu says:

    Anri mos e ke te fut kete shkrim ? Se ndryshe ska mundesi ta kesh shkruar ti kete shkrim.

  11. Prostituta Atomike Sali says:

    Azemi ka qene figjure!
    Mos te ishte Azemi, kupili i Shiqeres e Vjollca Vokshi nave do kishim vdek injoranta!
    Vec Tallavane si na prune mes nesh nuk don tjeter!
    I permjerrshem qofte kujtimi i tij!
    Te na e rrojne sa malet!

  12. Albanian Syndrome says:

    Imagjinoni ti ngrejne Lapidar edhe Kokaines Kolumbiane?

    Edhe Vicidolit
    Edhe Floririt
    Edhe Mustaqes
    Edhe Palles
    Edhe LUluse

    Mos harrojme edhe nja per Ballistin per flamurin NGJYRE te Zese si ISIS.

  13. Anarko-Sindikalisti says:

    Qe ata tallen mire bejne s’na kercet fare. Por te lutem titulli s’ka lidhje fare. Mos ngaterro keta biçim “demokratesh” me komunistet. Keta sikurse dhe ai, jane thjesht hajdute me çizme, kriminele e atdheshites. Me ato qe ke pershkruar vetem verteton se i vetmi gabim (si shkak edhe i moshes), i Enverit paska qene qe la gjalle keta bandite e batakçinj qe mbollen faren e perçarjes, grabiten e shkaterruan nga themelet me vetedije pasurite natyrore, ekonomine e xhepat e shqiptareve.

  14. s.g. says:

    Thuhet se rasti është mbret i botës kështu i ndodhi edhe Fatmir Hakles me këtë vrasje të rastësishme hyri në histori por është për dhimbje që belaja e zuri me te

  15. Aleksander Thana says:

    Ate bandit bene mire qe e vrane, por e keqja eshte se mbeti gjalle ustai i tij, qe pasi i mesoi zanatin, i keputi koken.

  16. XENI says:

    Te dhjefsha Azem Hajdarin qe sa ishte gjalle nuk la gje pa bere duke vrare, rrahur, torturuar e perdhunuar (vajzen e G. Pashkos shoket e tij te urdheruar prej tij) etj etj maskaralleqe te tjera qe gjithe populli e di se cfare banditi e rrugaci ishte plehra. Mjaft ia ngritet ”vlerat” ketij rahmetliu se na beni per te vjelle, por thoni nje maskara e nje kriminel me pak. Thanks GOD.

  17. spartak says:

    Anri , nuk e kuptoj dhe s’po e dij , ku deshe me dalë me këtë requiem , por siç edhe e kanë thënë disa më lart , njeriu , jeta e vepra e tij shikohen e vlerësohen jo me vite por edhe me shekuj ,kur e meritojnë , pas vdekjes . Jeta është sa e gjatë aq edhe e shkurtër . Mbas vdekjes , lum kush jeton , ose më saktë do ishte , kush e ka bërë veten me jetu .

  18. Anarko-Sindikalisti says:

    Qe ata tallen mire bejne s’na kercet fare. Por te lutem titulli s’ka lidhje fare. Mos ngaterro keta biçim “demokratesh” me komunistet. Keta sikurse dhe ai, jane thjesht hajdute me çizme, kriminele e atdheshites. Me ato qe ke pershkruar vetem verteton se i vetmi gabim (si shkak edhe i moshes), i Enverit, paska qene qe la gjalle keta bandite e batakçinj qe mbollen faren e perçarjes, grabiten e shkaterruan nga themelet me vetedije pasurite natyrore, ekonomine e xhepat e shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje