Saraçi fluturoi se kërkoi të shpëtonte Adriatik Llallën, tani e kanë të tjerët radhën. Do iu dalin aferat njëri pas tjetrit

12 Mars 2018, 20:28Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Këta të korruptuar që kanë vjedhë çdo gjë në Shqipëri në 20 vjet; çfarë janë – kriminelë?

Jo, janë qejflinj krimesh.

Këtej e tutje do të shfaqen pronat e korrupsionit.

Gjithsesi, të gjitha abuzive janë, por tani që po shfaqen mediatikisht pronat e Llallës dhe Gashit, duhet që gjithsecili të kujtohet për një gjë?

Si i kanë fituar këta këto prona?

Është shumë e rëndë kur e mendon. Që të gjitha janë para të paguara nga bota e krimit për t’iu mbyllur autorëve dosjet e krimit.

Aty, në ato prona, në pishina, hotele, vila dhe restorante gjendet gjaku i të vrarëve nga krimi i pandëshkuar; gjenden vjedhjet e shtëpive të emigrantëve dhe të shqiptarëve të ndershëm me autorë të liruar nga prokurori; gjenden para të paguara nga Basha për 200 milionë dollarët e grabitura nga Rruga e Kombit; gjenden paratë e paguara nga Meta për të mbyllur aferat e tij të korrupsionit; janë paratë e paguara për të legalizuar aktet e vjedhjes së tokave në bregdet nga të gjithë llojet e pushtetarëve dhe nga familjarët e tyre; gjenden paratë e paguara të pushtetarëve, për të legalizuar abuzimet e tyre.

E pse të zgjatemi: thjesht aty, në ato prona, gjendet bashkëpunimi i pastër i prokurorëve me krimin e organizuar.

Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër do shihni që do të janë kryeministrat me radhë, ministrat me radhë, kryetarë bashkish, me radhë; gjyqtarë, me radhë; vrasës me pagesë që kanë vrarë për pushtetarë dhe banditë.

Do të na shfaqen konçesione abuzive si shitje të pasurisë kombëtare; do të na shfaqen paratë që janë marrë me shëmtimin që iu është bërë qyteteve me shitje të shkeljeve të rënda të ligjit të urbanistikës dhe planeve rregulluesë të qyteteve .

Në këto prona abuzive pushtetarësh gjendet edhe shitja e interesit kombëtar, deri në përpjekje për të asfiksuar çështjen kombëtare shqiptare.

Sot, a e patë sesi fluturoi komisioneri abuzues Saraçi, i cili kishte nxjerrë Llallën nga procesi i vetingut?

Ja, ky është shembulli i parë që tregon se shoqëria shqiptare e ka filluar procesin e katarsisit të saj.

Por ka edhe diçka: ka qenë kërkesa e Organit Ndërkombëtar të Monitorimit që e kërkoi pushimin e Saraçit, pikërisht për faktin që ky deshi të shpëtonte Adriatik Llallën nga vetingu.

Por, edhe pas kësaj, ende ka skeptikë në Shqipëri që nuk besojnë te ndërkombëtarët?

Dhe, mbas kësaj; ende ka skeptikë që nuk binden që lufta kundër korrupsionit në Shqipëri monitorohet nga ndërkombëtarët?

S’ka problem, skeptikët le të vijojnë dhe ca pak kohë; se kanë të drejtë ngaqë ne kemi qenë në njëqind vjet një shtet abuziv dhe kundër shqiptarëve.

Ky proces që ka filluar është katarsisi ynë që vjen pas një shekulli. Shqiptarët janë të lodhur; të rrazbitur nga dhuna që i ka dënuar me varfëri.

Varfëria shqiptare është vepër e abuzimit kryeministror njëqind vjeçar.

Prandaj katarsisi që ka filluar si proces, do t’i sjellë shqiptarët te drejtësia, ligji dhe ndëshkimi e shpronësimi i keqbërësve të tyre. Dhe kjo, sigurisht që është e lidhur edhe me fillimin e procesit për eliminimin e varfërisë së imponuar shqiptare.

Shqiptarët tani do të shohin sesi në njëzet vjet janë poshtëruar nga abuzimi antiligjor dhe sigurisht që do ta kuptojnë sak historinë e trishtë shqiptare si vepër të korrupsionit qeveritar; por edhe si luftë njëqind vjeçare për mbijetesë nga imponimi për shfarosjen e tyre në favor të pushtimit të territoteve shqiptare nga fqinjët sllavë dhe grekë.

Mbi të gjitha, angazhimi amerikan dhe perëndimor në përgjithësi; pa dyshim që ka dalë për të rivendosur të drejtat e dhunuara të shqiptarëve deri dhe me genocidin e hordhive kriminale serbe dhe greke

Ja, edhe këtë kontekst historik të drejtash për shqiptarët e mbart me vete lufta kundër korrupsionit në Shqipërinë e sotme.

Prisni dhe shikoni!

11 komente në “Saraçi fluturoi se kërkoi të shpëtonte Adriatik Llallën, tani e kanë të tjerët radhën. Do iu dalin aferat njëri pas tjetrit”

  1. Ollga Toronto says:

    Si ky Saraci ka dhe te tjere berishist qe kane depertuar ne organet e vettingut,ata do bejne te pamunderen par ta sabotuar,shpresoj shume tek OMN-eja.

  2. Moisi Golemi says:

    Avokat! S’te pjerdh me askush, vajti vite. Sado qe do te rrish ne qender te vemendjes me statuset e tua idiote, dije se s’te pjerdh kush. Vettingu eshte futur ne rruge te mbare dhe me kalimin e kohes do nxjerre frutat e veta. Kurse frutat e tua jane te kalbura, avokat. Kalbesirat e tua i ha vetem ti e keshtu genjen veten sikur kushedi c’po na thua. Ik e dil per peshk me mire . A ble ndonje kile sheqer. Do kesh me shume rezultate. Deshtak!!!

    1. Juristi Plepave says:

      Moisi Saraçi….. Avokati ka para 6 muajesh qe e lajmeroi kete gjendje. Ju se kuptuat se shihni deri te maja hundes tuaj. Jepi Avukato valoua drunin qenerve.

  3. Kombi says:

    JAME TEPER SKEPTIKE , PER FAKTIN SE NE KETE VEND JANE TE GJITHE SARACA . KOHEZGJATJA E KETYRE PROCESEVE TREGON LIDHJET E FORTA QE KANE TE GJITHE NJERI ME TJETRIN . PROKURORIA PO TREGON NJE TOLERANCE TE MADHE . FAKTET I KANE NE DORE ,POR PO E BEJNE TERKUZE .KANE 5 MUAJ QE SHQYRTOJND SKANDALIN D BASHES DHE NJEHERE NUK U PARAQIT KY MONSTER NE PREKURORI DHE SOT QE FLASIN FAKTE TE REJA . BASHA FLET TEPER KRENAR , PER KORREKTESINE E TIJ LIGJORE . SEPSE KA MARRE GARANCI TE FORTA , QE NUK PESON ASGJE .
    PAVARSISHT FORTUNES QE PO BEHET . KOKAT E PD JANE SHUME KRENAR , SEPSE DERI ME SOT NUK JANE PARAQITUR ND PROKURORI . ATA KAND AA SHUME PARA , SA I BLEJNE DHE AMERIKANET .
    HARROJE Z. AVOKAT, QE ATA TE NDESHKOHEN .
    MERREN VETEM ME KATEGORINI E GASHIT DHE ME POSHTE
    SHPRESOJ QE JU TE FITONI . POR ESHTE PABESUESHME .

  4. Koba says:

    Deshtak je Ti qe na ke marre dhe nje emer Historik.Por po na thua gjera qe tregon se te djeg Suma.E jo vetem Ty po dhe te gjithe te korruptuareve nga te dy krahet e Politikes shqiptare.Sot po e ndjejme qe po fillon nje REE e RE .Analiza e Z.Ngjela eshte e sakte dhe ne Perputhje me aspratat e njerzve te thjeshte ,qe ndjehen te grabitur,te poshteruar dhe te neperkembur.Kam besim te Nderkombetaret qe do ti cojne te gjithe agallaret qe permend Z.Ngjela —NE HAPSANE e ne FERR pastaj .

  5. E verteta e hidhur says:

    Tmerr e kane Avokatin,por dijeni ai vete sic e tha, nuk mund te jete pjese e proceseve,eshte politikan,por ka njohuri te plota mbi ate se cdo te ndodhe ne Shqiperi,te gjithe abuzuesit me pushtetin,te gjithe te korruptuarit, tmerrohen prej tij,si “Moisi Golemi”.qe nuk di cfare shkruan.Shkruan se do ndodhin ato qe thot Avokati,nga ana tjeter e shan Avokatin(!?)

  6. alphade says:

    Ke filluar ta permendesh edhe Like Floririn dhe te harrosh gangon e Vicidolit,
    qe eshte e zeza e Shqiperise : hajn,killer,shpifes dixhitalist, kryetar i bandes
    mafioze,ilidhur ngushte me kulicet.memiat,lushajt, habilajt,pronaret e droges
    ne Shqiperi…….!

  7. shqip says:

    avokat . shqiperia eshte 80% abuzive . ku di i veme gjithe keta ?

  8. miku says:

    Po te dalin fjalet avokat

  9. Shqiptaret dhe Sindroma Stokholm says:

    Eshte per tu krenuar qe ka ende shqiptare qe kane besim se do behet Vetingu per peshqit dhe jo Peshkaqenet:
    Me nje fjale , populli ka besim se Kokaina Kolumbiane dhe Plehrat Toksike apo Deti Jon e Tahiri jane shembuj pozitiv dhe inkurajues.

  10. Loni says:

    Prape me numra romake ky loqja?,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje